Kjo nuk është aspak një kontradiktë. Le të mos harrojmë që Perëndia nuk është vetëm dashuri. Perëndia ka plot virtyte, dhe padyshim Ai është dashuri, por kjo nuk do të thotë që Ai nuk është i drejtë.
Kjo nuk duhet të na habisë aspak! A nuk njihni ju dikë që është njeri i mirë, megjithatë zemërohet me padrejtësitë dhe korrupsionin e qeveritarëve? Mos vallë qënka një gjykatës që dënon një njeri që ka shkelur ligjin një njeri i keq?
Padyshim që nuk është njeri i keq, ai thjesht po praktikon drejtësinë dhe ligjin! Perëndia është dashuri, por është edhe i drejtë. Drejtësia e tij nuk e lejon atë që të mbylli sytë kur vjen puna tek mëkatet përndryshe nuk do të ishte më i drejtë.
Prandaj, Zoti siguroi një rrugë që edhe të shfaqë dashurinë e Tij ndaj njerëzve, por edhe të ruajë drejtësinë e tij. Ai e gjykoi mëkatin e gjithë botës në kryq, ku Jezusi vdiq duke marrë mbi vete dënimin për të gjitha mëkatet tona. Prandaj të gjithë ata që e pranojnë Jezusin, janë të falur nga mëkatet e tyre. Bibla thotë:
Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.Romakët 5:8
Pra, Perëndia e shfaqi dashurinë e Tij nëpërmjet Jezus Krishtit. Por nëse dikush vendos ta refuzojë Jezusin, atëherë ai vetë po pranon që të paguajë vetë për mëkatet e tij. Perëndia është i drejtë dhe i shenjtë dhe nuk do të lejojë që mëkatet të kalojnë pa paguar, dikush do paguajë për ato, nëse pranojmë Jezusin, atëherë pranojmë pagesën që ai bëri për ne dhe nuk kemi pse të shkojmë në ferr, por nëse e refuzojmë Atë, atëherë do të paguajmë vetë për mëkatet tona, dhe paga për mëkatet është dënimi në ferr.
Perëndia është dashuri dhe nuk do që askush të shkojë në ferr, por nuk i detyron njerëzit se çfarë të bëjnë, ai na ka dhënë mundësinë të zgjedhim.
I dashur lexues, lutja jonë është që ju të pranoni rrugën që Perëndia vetë zgjodhi për shpëtimin tonë nëpërmjet Jezusit. Ai mori dënimin tonë mbi veten e tij për ne. Në këtë është shfaqur dashuria e Perëndisë për ne. Nëse ju akoma nuk e keni marrë një vendim të tillë ne ju inkurajojmë ta merrni këtë vendim sot.
Shto Komentin