Padyshim se vendimi më i rëndësishëm që një njeri mund të marrë është që të shpëtohet përjetësisht nga ferri duke pranuar Jezus Krishtin si Zotin dhe shpëtimtarin e tij.
Bibla e quan këtë ngjarje “rilindje” (Gjoni 3:3-6), dhe besimtari i ri krahasohet shpirtërisht me një foshnje (1 Pjetrit 2:2).
Prandaj është e rëndësishme që pas shpëtimit besimtari i ri të fillojë të rritet në besim dhe në ecjen me Zotin. Ashtu si një foshnje ka nevojë për kujdesin e më të rriturve, ashtu dhe një besimtar i ri ka nevojë për besimtarë të tjerë më të rritur në besim që ta ndihmojnë, inkurajojnë dhe të kujdesen për të.
Kjo kërkon që besimtari i ri të kërkojë dhe të gjejë një kishë në qytetin ku ai banon, që mëson dhe predikon Fjalën e Zotit. Duke shkuar rregullisht në kishë do të mësoni më tepër për Zotin, karakterin dhe vullnetin e Tij, do të njiheni me besimtarë të tjerë që do të jenë një inkurajim për ju.
Gjithashtu duhet të gjeni një Bibël, nëse ende nuk keni një të tillë, dhe duke lexuar atë rregullisht dhe duke u lutur, do të shikoni që Zoti do t’ju flasë nëpërmjet Fjalës së Tij.
Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus, për vepra të mira, që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to.Efesianët 2:10
Atëherë i dashur lexues, nëse ju jeni shpëtuar por akoma nuk jeni përfshirë në një kishë lokale, ne ju inkurajojmë që ta merrni këtë vendim sot, dhe të provoni në jetën tuaj çdo të thotë të jetosh një jetë me gëzim dhe të mbushur me bekimet e Perëndisë.
Por rrituni, në hirin dhe në njohjen e Zotit dhe të Shpëtimtarit tonë Jezus Krisht 2 Pjetrit 3:18
Lutja jonë është si ajo e apostullit Pjetër në vargun më lart.
Shto Komentin