Patjetër që mund ta dish! Një gjë që dallon Biblën nga çdo libër tjetër në egzistencë është siguria me të cilën Bibla flet për çdo çështje të jetës. Dhe arsyeja për këtë është sepse Bibla është Fjala e Zotit, dhe Zoti si krijuesi i universit flet me autoritet për çdo gjë.
Prandaj një njeri që vepron sipas Biblës për të shkuar në parajsë duke pranuar Jezus Krishtin në jetën e tij/saj, e di me 100% siguri se ku do ta kalojë përjetësinë. Nuk ka asnjë libër tjetër që mund të të japë atë siguri. Shikoni çfarë thuhet tek 1Gjonit 5:11-13:
Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e tij. Ai që ka Birin, ka jetën; ai që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën. Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë.1Gjonit 5:11-13
Pra, sipas vargjeve të mësipërme ne mund ta dimë me siguri që kemi jetën e përjetshme, jo sepse jemi më të mirë se të tjerët, por sepse kemi pranuar Jezus Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin tonë, dhe ai na ka shpëtuar.
I dashur lexues, nëse ti nuk e ke marrë akoma atë vendim për shpëtimin tënd sot, Perëndia po pret krahëhapur për ty. Pranoje Jezusin sot.
Shto Komentin