Në këtë artikull ne do të shikojmë se çfarë thotë Bibla në lidhje me këtë pyetje. Njerëzit kanë ide të ndryshme në lidhje me këtë çështje, dhe nëse do të bazoheshim te çfarë njerëzit thonë, mendimi ynë do të ishte një më tepër se i të tjerëve, prandaj më mirë do të shohim se çfarë thotë vetë Zoti për këtë në Fjalën e Tij.
Sipas Biblës, së pari duhet të pranosh se ke mëkatuar kundër Perëndisë dhe për shkak të mëkateve ti meriton dënimin në ferr (Romakët 3:23, Zbulesa 21:8). Nqs dikush nuk bie dakort me këtë pikë, atëherë ai njeri nuk mund të shpëtohet, sepse ai nuk e sheh nevojën për një shpëtimtar.
Tek Romakët 3:23 thuhet se “të gjithë kanë mëkatuar”, prandaj çdo njeri duhet të vendosë nëse do të besojnë këtë apo jo. Nëse dikush nuk beson këtë, nuk ka pse të besojë pjesën tjetër të Biblës.
Së dyti duhet të kuptosh që ti nuk e shpëton dot vetveten, pavarësisht nga përpjekjet e tua. Arsyeja është e thjeshtë: standarti që Perëndia kërkon që një njeri të shkojë në Parajsë është 100% shenjtërim, pra shumë i vështirë (i pamundur në fakt) që ndonjë njeri ta arrijë (Zbulesa 21:27).
Kur dikush kupton dhe beson këto dy pika, atëherë, kupton gjithashtu që ka nevojë për një shpëtimtar. Perëndia (më mirë se çdokush tjetër) e dinte këtë, prandaj siguroi një shpëtimtar për ne, Jezus Krishtin.
Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.Romakët 5:8
Jezusi nuk është një shtesë (apo pjesë) e rrugës për në Parajsë, Ai është vetë rruga, dhe nuk ka rrugë tjetër.
Tek Veprat 4:12 duke folur për Jezusin Bibla thotë:
Dhe në asjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi.Veprat e Apostujve 4:12
A mund të thuhet më qartë se kaq? Për shumë njerëz, të pranosh Jezusin do të thotë, ti shtojnë jetës së tyre diçka në lidhje me Perëndinë ose Jezusin, psh të shkojnë në kishë (me raste festash), apo të bëjnë kryqin, apo të pagezohen, apo gjëra të tjera si këto, por kjo është larg kuptimit që Bibla përkufizon për ne se çdo të thotë të pranosh Jezusin.
Unë nuk e hedh poshtë hirin e Perëndisë sepse, në qoftë se drejtësia vjen me anë të ligjit, atëherë Krishti ka vdekur më kot.Galatasit 2:21
Pra ky varg thotë qartë, se nëse ne mund të shkonim në parajsë duke zbatuar disa gjëra të caktuara (bëj këtë, mos bëj atë, dmth nje ligj të caktuar), atëherë Jezusi paska vdekur më kot, sepse unë mund të shkoja në parajsë edhe pa të, por padyshim që Jezusi vdiq në kryq duke marrë dënimin nga Perëndia në vendin tonë, sikur ai të kishte bërë të tëra mëkatet tona, me qëllim që ne të shpëtonim.
Kjo nuk do të thotë që automatikisht çdo njeri do të shkojë në Parajsë, sepse Perëndia nuk i ka bërë njerëzit si robotë, ata kanë mundësi të zgjedhin, por i dashur lexues mba mend që zgjedhjet që ne bëjmë kanë gjithmonë një pasojë, për të mirë ose për të keq. Zoti na e jep jetën e përjetshme falas, është një dhuratë për ne, që kjo dhuratë të bëhet e jona, ne duhet që thjesht ta zgjasim dorën dhe ta pranojmë atë. Kjo dhuratë është vetë Jezusi.
Kur ju e kuptoni dhe besoni se Jezusi vdiq për ju personalisht dhe ju do shumë, dhe do që ju të shpëtoheni dhe te keni jetën e përjetshme, kur vendosni besimin tuaj me gjithë zemër pa hezitim tek Jezusi, atëherë jeni gati për ta ftuar atë të vijë në zemrën tuaj dhe t’ju shpëtojë. Kjo do të thotë të pranosh Jezus Krishtin. Ai bëhet jeta juaj, jo një shtesë e jetës suaj. Nëse kjo është dëshira juaj, ajo që ju ngelet tani është thjesht një lutje shpëtimi, ku ju i drejtoheni Perëndisë dhe pendoheni për mëkatet tuaja dhe e ftoni Jezusin të vijë në zemrën tuaj dhe t’ju falë çdo mëkat e t’ju japë jetën e përjetshme.
Nëse ju e dëshironi këtë, atëherë më poshtë po paraqesim një lutje që ju mund t’i drejtoni Perëndisë për shpëtim. Kjo lutje është thjesht një model, mos e mësoni atë përmendësh, mos harroni se Zoti shikon zemrën tuaj, dhe jo renditjen e fjalëve, por nëse nuk jeni të sigurt se si të luteni, atëherë mund të bëni këtë lutje:
Ati ynë qiellor, unë e di që jam një mëkatar dhe që për shkak të mëkateve të mija meritoj dënimin në ferr. Por faleminderit o Zot që me deshe kaq shumë saqë dërgove Jezus Krishtin për mua. Unë besoj se Ti, Zoti Jezus vdiqe në kryq për mua dhe tani pendohem para teje për çdo mëkat dhe të ftoj ty të vish në zemrën time, të më falësh çdo mëkat dhe të më japësh jetën e përjetshme. Faleminderit që më shpëtove. Amen !
Nëse ju e bëtë këtë lutje me gjithë zemër, ne do të dëshironim të gëzoheshim bashkë me ju për këtë vendim kaq të rëndësishëm. Nëse doni që ta ndani këtë gëzim bashkë me ne, atëherë na dërgoni një email, dhe na thoni për vendimin tuaj.
Pershendetje te gjitheve. Do të më pëlqente të ndaj me ju një dëshmi. disa muaj më parë, burri im më la për një zonjë tjetër. Unë e dua shumë dhe gjithçka që mund të mendoja ishte vetëvrasja. Provova disa mënyra, por asnjë nuk funksionoi. Vendosa të lexoj në internet dhe të lexoj për magji dhe magji. E provova, humba shumë para, por ishte i njëjti rezultat. Unë pothuajse hoqa dorë deri sa takova një magji Caster që më bindte për sukses dhe lexova komentet e njerëzve në faqen e tij të internetit. Isha skeptik kur kontaktova me të sepse humba shumë para. Me dy javë që hedh një magji, burri im u kthye në shtëpi tek unë ... Tani njeriu im është shumë i shkathët dhe më do më shumë. Unë tani jam 2 muajshe shtatzënë dhe e lumtur që e kam rikthyer atë në jetën time. Unë do t'ju këshilloja të kontaktoni këtë enigmë të fuqishme magji, i cili më dha një shans të dytë për lumturi dhe dashuri, provova disa magji dhe asnjë nuk funksionoi. Nëse dikush mund t'ju ndihmojë të rikthejë dashurinë tuaj dhe t'ju udhëzojë në kërkimin e zgjidhjeve për jetën, ai është ai. Kontaktoni drejtpërdrejt në -Email- blackmagicsolutions95@gmail.com ...... Ju gjithashtu mund të Whatsapp atë në +2349083639501. Ji i bekuar.
Shto Komentin

0 rate up rate down