• Kryesore
  • Editoriale
  • Skepticizëm
  • Tematike
  • Diskutime
  • Pyetje
  • IDENTIFIKOHU
Vizioni për Shqipërinë në këndvështrimin Biblik Identifikohu / Regjistrohu
0 komente
0

Nëse ka një Perëndi, a mundet ta njohim Atë?

Perëndia ka krijuar një rrugë për ta njohur Atë personalisht. Është një gjë të njohësh dikë, dhe një gjë tjetër ta njohësh atë personalisht. P.sh. shumica e njerëzve mund të thonë që e njohin Presidentin apo Kryeministrin e Shqipërisë, por shumë pak mund të thonë që e njohin atë personalisht. Një njeri mund të dijë mjaft fakte për Perëndinë, por kjo nuk do të thotë që ky njeri e njeh Perëndinë personalisht.

E vetmja mënyrë se si mund të fillosh të njohësh Perëndinë është që së pari të shpëtohesh dhe pastaj duke lexuar Biblën, fillon të njohësh më nga afër Perëndinë. Çelësi që të njohësh Perëndinë pasi je shpëtuar është që të ecesh drejt me të duke bërë vullnetin e Tij, duke lexuar Fjalën e Tij, dhe duke u lutur. Ky proçes vazhdon për sa kohë që ne jemi në Tokë dhe ritmi me të cilin ne i afrohemi Perëndisë varet drejtpërsëdrejti nga qëndrimi që ne kemi ndaj Tij dhe Fjalës së Tij.

Perëndia dëshiron që ne ta njohim Atë, dhe të rritemi në besim.

posi foshja të sapolindura, të dëshironi fort qumështin e pastër të fjalës (Bibla) që të rriteni me anë të tij. 1 Pjetrit 2:2

që të mos jemi më foshnja, të lëkundur dhe të transportuar nga çdo erë doktrineje… por, duke thënë të vërtetën me dashuri, të rritemi në çdo gjë drejt atij që është kreu, Krishti. Efesianëve 4:14, 15

I dashur lexues, nëse ju e keni pranuar Jezusin në zemrën tuaj, atëherë pyetja që ka Zoti për ju sot është: “Çfarë po bëni që të afroheni më tepër me Perëndinë, dhe ta njihni më shumë Atë?” Ne ju inkurajojmë që të provoni Hirin dhe mirësinë e Zotit duke ecur me Të sipas Fjalës së Tij.

0 komente për: Nëse ka një Perëndi, a mundet ta njohim Atë?

Shto Komentin

  • Përfshihu
  • Regjistrohu në faqe
  • Komento artikujt
  • Voto artikujt dhe komentet
  • Na kontakto me pyetje
  • Bëj sugjerime për përmirësime
  • Dhuro
  • Dhuratë për ty
  • Në dallim nga cdo besim tjetër, jeta e përjetshme sipas Biblës është një dhuratë që ofrohet falas dhe vetëm duke besuar tek Jezus Krishti... më tepër
  • Rreth albavizion.com
  • është një faqe e përkushtuar mësimit dhe shpjegimit të Biblës për të gjithë ata që kanë interes për të mësuar rreth krishtërimit sipas interpretimit biblik në dallim nga traditat fetare ose sociale.
Copyright 2014, albavizion.com - të gjitha të drejtat e rezervuara Kontaktoni me ne