Pse ka kaq shumë ndarje në Krishtërim? Për të njëjtën arsye që ka kaq shumë ndarje në çdo fushë të jetës, në politike, në fushat sociale, ekonomike, etj. Përsa kohë që njerëzit janë të përfshirë në diçka, do të ketë aq ndarje sa ka edhe mendje.
Në qoftë se të gjithë të krishterët do të besonin Biblën, atëherë nuk do të kishte kaq shumë ndarje, por jo të gjithë e besojnë atë. Disa e besojnë atë pjesërisht dhe interpretojnë Biblën si të duan, prandaj të tjerët që nuk mendojnë si ata krijojnë një kishë tjetër. Kjo është arsyeja pse ka kaq shumë ndarje.
Atëherë lind pyejta, ku ta di unë se cila nga ato thotë të vërtetën, apo nëse ka ndonjë që thotë të vërtetën? Nëse nuk do ta dish se kush thotë të vërtetën atëherë mund të vazhdosh të tërë jetën të justifikohesh pas këtij mendimi. Por nëse do ta dish se kush thotë të vërtetën, atëherë mund ta gjesh atë.
Si shpjegohet që ti merr një gazetë për të lexuar dhe fillon e bërrtet dhe inatosesh me disa nga shkrimet sepse nuk thonë të vërtetën! Si e dalloke ti atë që nuk thoka të vërtetën? Nëse je aq i zgjuar sa t'i kuptosh të tërë mlepsjet në politikë, si nuk e kuptoke dot ti se kush të thotë të vërtetën për Perëndinë? Po të duash e kupton, por nëse nuk ke interes që të lexosh dhe studiosh Biblën, atëherë padyshim që nuk e dallon dot. Nëse nuk do ta lexosh Biblën, atëherë mos ja hidh fajin të tjerëve për këtë.
Atëherë, shkurtimisht, nëse do ta gjesh të vërtetën mund ta gjesh atë. A je gati që të paguash atë çmim që kërkohet për të gjetur të vërtetën? Nëse nuk je gati, atëherë mos u anko sepse paska kaq shumë ndarje, sepse ti vetë nuk do ta dish të vërtetën. Por nëse vendos që të studiosh Fjalën e Zotit, atëherë Zoti do të të hapë sytë dhe do të drejtojë tek e vërteta në bazë të qëndrimit të zemrës. Zoti ju bekoftë.
Shto Komentin