• Kryesore
  • Editoriale
  • Skepticizëm
  • Tematike
  • Diskutime
  • Pyetje
  • IDENTIFIKOHU
Vizioni për Shqipërinë në këndvështrimin Biblik Identifikohu / Regjistrohu
0 komente
0

Pse i dha Zoti mundësi Adamit dhe Evës që të mëkatonin, po të mos kishin mëkatuar ata nuk do kishte mëkat në botë?

Kjo është vërtetë një pyetje e mirë që shumë njerëz e bëjnë shpesh. Atëherë meqë kjo kërkon vëmendje të veçantë, ne do t'ja kushtojmë këtë vëmendje me përgjigje të saktë.

Është mjaft e vërtetë që nëse Perëndia do e kishte krijuar Adamin dhe Evën pa patur mundësi për të mëkatuar, atëherë sot nuk do të kishte mëkat në botë. Në fakt, kjo ishte dëshira e Perëndisë, që të mos kishte mëkat në botë, në fund të fundit Ai i tha Adamit që të mos mëkatonin. Po pse ja dha atë mundësi atëherë?

Padyshim pyetjet që fillojnë me “PSE”, sidomos kur bëhet fjalë për Zotin janë të vështira për t'ju përgjigjur, sepse Zoti është më i madh se ne, dhe shpesh herë mund të mos e dimë PSE-në. Megjithatë, duke parë Biblën, dhe parimet që janë vendosur aty mund të themi këto gjëra për pyetjen në fjalë.

Së pari, Perëndia e krijoi njeriun si një qënie me vullnet të lirë, pra jo si një robot. Njerëzit kanë krijuar mjaft objekte, por të gjitha ato janë të kushtëzuara nga mënyra sesi njeriu i ka krijuar. P.sh, kompjuteri është një objekt i komplikuar që njeriu ka krijuar, por një kompjuter nuk mund të zgjedhë vetë se çfarë do të bëjë sot, ai do të bëjë (nëse punon tamam) ate që është dizenjuar për të bërë, pra nuk ka vullnet të lirë. Kjo është e vërtetë, për makinat, makineritë, apo çdo gjë tjetër që njeriu ka krijuar. Pra në krijim, Perëndia gjykoi që ta krijonte njeriun me vullnet të lirë, t'i jepte atij mundësinë të zgjidhte.

Padyshim ne shikojmë në kaptujt e parë të Zanafillës, se Perëndia i tregoi njeriut të mirën dhe të keqen, pra çfarë duhet të bënte dhe çfarë nuk duhet të bënte. A mund ta gjykojmë ne Perëndinë pse na dha një vullnet të lirë? Padyshim që jo. Në qoftë se ju bëni një enë për zbukurim, mos vallë ka të drejtë ena t'ju kërkojë llogari juve pse e bëtë ashtu? Pra, kjo pikë është e rëndësishme, Zoti nuk dëshiron që ne të jemi robotë, që thjesht të bëjmë atë që do Ai. Ai na ka dhënë mundësinë për të zgjedhur, duke na bërë të qartë bekimet që ndjekin bindjen ndaj Fjalës së Tij, dhe pasojat që ndjekin rrebelimin ndaj Fjalës së Tij.

Përveç dëshirës për t'i krijuar njerëzit të lirë, ka një arsye tjetër më të madhe pse Perëndia i dha njerëzve mundësinë për të zgjedhur kundër asaj që Ai dëshironte. Kjo ka të bëjë me mundësinë që krijesa ka për të shfaqur dashuri ndaj Perëndisë. Nëse Adami dhe Eva nuk do të kishin mundësi për të zgjedhur ndryshe nga ajo që Perëndia donte, atëherë ata jo vetëm që do të ishin robotë dhe jo njerëz, por gjithashtu nuk do të mund të shfaqnin dashuri dhe mirënjohje ndaj Perëndisë. Ju mund të debatoni se Perëndia mund t'i kishte krijuar që ata ta donin Atë, por kjo në vetvete nuk përbën dashuri, sepse ata do të ishin “programuar” për të bërë një gjë të tillë.

Mundësia për të zgjedhur të kundërtën e asaj që Perëndia dëshironte, por me vullnet të lirë zgjedh t'i bindesh Atij, të jep aftësinë për të shfaqur dashuri ndaj krijuesit. Meqënëse Adami dhe Eva e dinin mirë që Zoti nuk donte që ata të mëkatonin, në qoftë se ata do të kishin zgjedhur për t'ju bindur Atij, atëherë ata do të tregonin dashurinë dhe adhurimin e tyre ndaj Perëndisë, duke e ditur mirë se po të donin mund të mekatonin, por nga dashuria për krijuesin e tyre, do zgjidhnin që të mos mëkatonin.

Për këto dy arsye (përveç ndonjë tjetre) Perëndia i dha atyre mundësinë që të zgjidhnin kundër vullnetit të tij, dhe ata bënë pikerisht atë. Në fund të fundit njerëzit dëshirojnë që të jenë të lirë dhe të vendosin vet, pavarësisht nga pasojat. A nuk është kjo e vërtetë? E rreflektuar në botë, ky parim ka të bëjë me lirinë e besimit, jo vetëm fetare, por edhe politike, sociale, etj.

Cili sistem ju duket më i drejtë, ai diktatorial, ku qeveria i thotë njerëzve se çfarë të besojnë dhe çfarë të mos besojnë apo bëjnë, apo një sistem pluralist ku njerëzit nxiten të mendojnë për veten e tyre dhe të vendosin vetë se cila është e drejta dhe çfarë do të bëjnë. Besoj se shqiptaret i kanë parë frytet e mendimit monist dhe pasojat që ai sistem sjell.

Njerëzit edhe sot kanë mundësinë për të zgjedhur. Çështja më e rëndësishme për të cilën njerëzit zgjedhin sot, është përjetësia e tyre. Perëndia ka krijuar një rrugë që njerëzit të pranojnë faljen e mëkateve që Ai ka siguruar nga dashuria për ne. Kjo rrugë është nëpërmjet Jezus Krishtit. Njerëzit nuk mund të fajësojnë Zotin për prezencën e mëkatit në botë, sepse kjo ishte zgjedhja e tyre jo e Zotit, për më tepër Zoti siguroi një rrugë që njerëzit të shpëtojnë nga këto mëkate dhe të mos marrin dënimin që këto mëkate sjellin në përjetësi.

Pyetja që mbetet për ju i dashur lexues është: A e keni pranuar ju Jezus Krishtin? Perëndia ju do, dhe dëshiron që ju të bëni zgjidhjen e drejtë. Megjithatë kjo është në dorën tuaj. Zoti nuk do t'ju detyrojë ta bëni këtë gjë, por nga ana tjetër paralajmëron për pasojat nëse një njeri refuzon rrugën që Zoti ka zgjedhur për shpëtim. Lutja jonë është që ju ta merrni këtë vendim sot nëse akoma se keni marrë. Zoti ju bekoftë.

0 komente për: Pse i dha Zoti mundësi Adamit dhe Evës që të mëkatonin, po të mos kishin mëkatuar ata nuk do kishte mëkat në botë?

Shto Komentin

  • Përfshihu
  • Regjistrohu në faqe
  • Komento artikujt
  • Voto artikujt dhe komentet
  • Na kontakto me pyetje
  • Bëj sugjerime për përmirësime
  • Dhuro
  • Dhuratë për ty
  • Në dallim nga cdo besim tjetër, jeta e përjetshme sipas Biblës është një dhuratë që ofrohet falas dhe vetëm duke besuar tek Jezus Krishti... më tepër
  • Rreth albavizion.com
  • është një faqe e përkushtuar mësimit dhe shpjegimit të Biblës për të gjithë ata që kanë interes për të mësuar rreth krishtërimit sipas interpretimit biblik në dallim nga traditat fetare ose sociale.
Copyright 2014, albavizion.com - të gjitha të drejtat e rezervuara Kontaktoni me ne