Pa dashur të flasim për çdo kishë që egziston, padyshim kjo është e vërtetë dhe ndodh gjithandej. A është e drejte kjo?
Përpara se t'i përgjigjemi kësaj pyetje duhet të sqarojmë disa gjëra.
Së pari, kishat duhet të predikojnë kundër mëkatit. P.sh. në Bibël thuhet qartë se homoseksualizmi është mëkat. Atëherë është detyra e kishës të lajmërojë anëtarët dhe ata që duan të dëgjojnë që të mos marrin pjesë në një akt të tillë.
Kjo nuk do të thotë që besimtarët duhet të vrasin homoseksualët, por nga ana tjetër mëkati është mëkat dhe duhet quajtur i tillë. Nëse dikush dëgjon këtë dhe është homoseksual, padyshim që nuk i pëlqen një gjë e tillë, atëherë mund të akuzojë kishën se gjykon njerëzit për mënyrën se si jetojnë.
Në këtë rast kisha nuk po gjykon këtë njeri, Zoti e ka gjykuar për atë vepër, kisha thjesht po predikon atë që Zoti ka thënë në Bibël. Prandaj problemi i këtij njeriu nuk duhet të jetë me kishën por me Zotin, ai ose duhet të vendosë të pranojë atë që thotë Zoti në Bibël, ose ta lërë kishën rehat dhe të kuptojë se burimi i problemit qëndron midis tij dhe Zotit, jo midis tij dhe kishës.
Pra, nëse kisha po flet hapur kundër një mëkati që Bibla e thotë konkretisht, atëherë njerëzit nuk duhet ta marrin këtë si gjykim nga kisha për ata, por si një urdhërim që Zoti ka dhënë në Bibël, fjalën e Tij.
Nga ana tjetër, plot kisha kalojnë detyrën e tyre për ta lënë Zotin të punojë në jetët e njerëzve, duke predikuar kundër gjërave që Bibla nuk i quan mëkat. Kjo është një gjë mjaft e rrezikshme dhe e dëmshme si për anëtarët e kishës, ashtu edhe për imazhin e vetë kishës. Kjo është një nga gjërat që e dëmton kishën shumë. Ne ju inkurajojmë që të lexoni artikullin “A mund të shpjegosh legalizmin në kishë” për të kuptuar më mirë këtë çështje dhe për të gjetur ekuilibrin e duhur.
Nëse një njeri nuk ka pranuar Jezusin në jetën e tij, si Zot dhe shpëtimtar, atëherë ai nuk duhet të shqetësohet fare se për çfarë po e gjykon kisha atë, sepse gjëja e parë që Zoti pret prej tij është që ai të pendohet nga mëkatet e tij dhe të pranojë Jezusin dhe të marrë faljen e mëkateve. Deri sa ai të bëjë një gjë të tillë, nuk ka rëndësi se çfarë gjëje mund të bëjë apo mos bëjë, ai gjendet në armiqësi me Perëndinë për shkak të mëkateve të tij prandaj duhet të zgjidhë këtë problem së pari.
Së fundi, një njeri tregon pjekurinë e tij kur kupton se nuk mund të fajësojë Zotin sepse kisha të caktuara po abuzojnë me emrin e Zotit apo shtrembërojnë fjalën e tij. Njerëzit në të gjitha kohërat, dhe në çdo vend kanë abuzuar dhe do të vazhdojnë të abuzojnë me emrin e Zotit, dhe të bëjnë apo thonë gjëra që Zoti s'ka të bëjë fare me to, por ne kemi Biblën vetë, atëherë mund të kuptojmë nëse gjërat që një njeri thotë janë sipas Zotit apo jo.
Prandaj, i dashur lexues, mos u shqetësoni se kë gjykon kisha apo për çfarë e gjykon, ju për veten tuaj, sigurohuni që së pari keni pranuar Jezusin dhe keni bërë paqe me Perëndinë nëpërmjet gjakut që Krishti derdhi në kryq për ne, së dyti sigurohuni që ju keni një Bibël dhe e njihni mirë çfarë thotë Zoti, së treti bëni detyrën tuaj ndaj Zotit dhe mos u shqetësoni për ata që abuzojnë me emrin e Zotit apo fjalën e tij.
Në fund të fundit,
Kështu, pra, secili nga ne do t`i japë llogari Perëndisë për veten e vet”Romakët 14:12
Kjo përfshin edhe ata që sot abuzojnë në emër të Zotit.
Ju thjesht sigurohuni që ju jeni të drejtë përpara tij, dhe lëre Zotin të gjykojë ata që e dinë të vërtetën, ose e kanë në dorë, por vazhdojnë të abuzojnë me të. Zoti ju bekoftë.
Shto Komentin
super studim
0 rate up rate down