Padyshim që jo. Rinia apo pleqëria bën ç’të dojë. Arsyeja pse shumë njerëz e bëjnë këtë pyetje është sepse ata i vret ndërgjegja për diçka që po bëjnë.
E thënë thjesht fare dilema është kjo, nëse ju e konsideroni Biblën një përrallë, atëherë nuk duhet t’ju shqetësojë asnjë gjë që Bibla thotë. Ç’rëndësi ka çthotë Bibla nëse ajo s’është e vërtetë? Por nëse ju besoni që Bibla është e vërtetë, atëherë pyejta është, a po jetoni ju ashtu siç thotë Bibla?
Të rinjtë veçanërisht kanë idenë se Zoti është një diktator që do t’i privojë ata nga çdo qejf dhe gallatë në jetë! Le të kuptojmë diçka, Zoti nuk na ka bërë robotë, ai na ka krijuar si qënie me vullnet të lirë. Ne mund të bëjmë çfarë të duam, e kemi vetë në dorë dhe Zoti nuk na pengon. Por e vërteta është që nëse ne jemi krijesat e tij, Ai di më shumë se ne se çfarë është më e mira për ne, prandaj na jep këshilla dhe urdhëra për gjëra të caktuara.
Nëse juve nuk ju pëlqen kjo gjë, s’ka problem fare, zgjidhni të bëni ç’të dëshironi vetë, vetëm se, nëse Bibla është e vërtetë, duhet të kini parasysh këto gjëra:
Shikoni çfarë thotë Zoti:
Gëzohu, pra, o i ri, në rininë tënde, le të gëzohet zemra jote në ditët e rinisë sate; ndiq edhe rrugët e zemrës sate dhe pamjen e syve të tu, por dije që për të gjitha këto gjëra Perëndia do të të thërrasë në gjyq.Predikuesi 11:9
A shikoni në këtë varg ndonjë diktator? Jo, aspak! Zoti na jep lirinë të bëjmë ç’të duam vetë, nuk na frenon për asnjë gjë, vetëm na paralajmëron për atë që ndodh në të ardhmen.
Në fakt egziston një ligj që quhet ligji i tretë i Njutonit i cili thotë që për çdo verprim ka një kundërveprim. Zoti, si një At i dashur na paralajmëron për pasojat e jetës në mëkat dhe larg Tij. Në qofte se ju e quani Biblën një përrallë, atëherë bëni çfarë keni në mend të bëni dhe mos u shqetësoni se Bibla i frenoka të rinjtë të bëjnë ç’të duan, Bibla nuk frenon njeri të bëjë asgjë, por nga ana tjetër na thotë të vërtetën. Ne e kemi në dorë se çfarë do bëjmë!
Bibla thote se Jezusi vdiq në kryq për mëkatet tona dhe e vetmja rrugë se si ne mund t’i shpëtojmë gjykimit të Perëndisë për këto mëkate është nëse besojmë me gjithë zemër se Jezusi vdiq në kryq për ne, se Ai është e vetmja rrugë shpëtimi, dhe nëse pranojmë Atë në zemrën tonë si Zot dhe Shpëtimtar. Nëse ju nuk e keni marrë këtë vendim por dëshironi të mësoni më tepër se çdo të thotë të pranosh Jezusin, atëherë kliko këtu, në të kundërt, nëse ju i quani këto përralla, atëherë dijeni se Bibla nuk ju pengon të bëni ç’të doni, në fakt atë keni bërë deri tani, veçse ju paralajmëron për të ardhmen dhe fatin tuaj. Vendimi është i juaj, por Zoti ju do, prandaj dëshiron që ju të pranoni Jezusin sot. Zoti ju bekoftë.
Shto Komentin