• Kryesore
  • Editoriale
  • Skepticizëm
  • Tematike
  • Diskutime
  • Pyetje
  • IDENTIFIKOHU
Vizioni për Shqipërinë në këndvështrimin Biblik Identifikohu / Regjistrohu
1 komente
1

Cfarë kuptimi ka Mateu 7:6

Mateu 7:6 thotë:

Mos u jepni qenve ç`është e shenjtë dhe mos i hidhni margaritarët tuaj para derrave, që të mos i shkelin me këmbë dhe të kthehen kundër jush dhe t`ju shqyejnë.

C'punë ka Jezusi me qentë e derrat dhe cfarë urdhërimi po i jep besimtarëve?

Interpretimi standart i këtij pasazhi është që të mos merremi me njerëz që nuk kuptojnë xhevahiret që nxjerrim ne nga goja dhe mendja jonë e mencur në lidhje me besimin, sepse kjo do të thoshtë se fjalët tona po humbasin kot.

Në të vërtetë, pasazhi nuk ka fare të bëjë me një interpretim të tillë.

Ajo që Jezusi po thotë lidhet me përkufizimin që bibla jep për të gjitha metaforat e përdorura në këtë varg. Le t'i shohim ato një nga një.

Qentë përfaqësojnë mësuesit e rremë.

Ruhuni nga qentë, ruhuni nga punëtorët e këqij, ruhuni nga të prerët. Sepse rrethprerja e vërtetë jemi ne, që i shërbejmë Perëndisë në Frymë dhe që mburremi në Krishtin Jezus pa besuar në mish Filipianet 2:2,3

Derrat gjithashtu përfaqësojnë profetët e rremë.

Por ka pasur edhe profetë të rremë midis popullit, ashtu si do të ketë midis jush mësues të rremë, të cilët do të fusin fshehurazi herezi shkatërruese dhe, duke mohuar Zotërinë që i bleu ata, do të tërheqin mbi vete një shkatërrim të shpejtë. Por atyre u ndodhi ç`ka thotë një fjalë e urtë e vërtetë: ``Qeni u kthye në të vjellat e veta``, dhe ``dosa e larë u kthye të zhgërryhet në llucë``. 2 Pjetrit 2:1,22

Margaritarët përfaqësojnë besimtarët.

Përsëri, mbretëria e qiejve i ngjan një thesari të fshehur në një arë, që një njeri që e ka gjetur e fsheh; dhe, nga gëzimi që ka, shkon, shet gjithçka që ka dhe e blen atë arë. Mateu 13:44

Thesari për të cilin flitet në këtë varg janë të gjithë ata besimtarë që u blenë me gjakun e Krishtit.

Pra kuptimi i vargut, në bazë të përkufizimeve të secilës prej fjalëve në atë varg do të thotë: Mos i lini besimtarët, të cilët janë të shtrenjtë për Zotin në duart e mësuesve të rremë, sepse kur ndodh kjo atëherë ata kthehen kundër jush.

Ky është një varg që tregon rëndësinë e dishepullizimit dhe mësimit të besimtarëve të rinj që të rriten në njohurinë e Krishtit dhe fjalës së Tij.

1 komente për: Cfarë kuptimi ka Mateu 7:6

lexo 8 Gusht, 2016

Lexoni fillimin e Ungjillit të Mateut deri tek verseti shtatë:

”Libri i gjenealogjisë së Jezu Krishtit, birit të Davidit, birit të Abrahamit. Abrahamit i lindi Isaku; Isakut i lindi Jakobi; Jakobit i lindi Juda dhe vëllezërit e tij. Judës i lindi nga Tamara Faresi dhe Zara; Faresit i lindi Esromi; Esromit i lindi Arami; Aramit i lindi Aminadabi; Aminadabit i lindi Naasoni; Naasonit i lindi Salmoni. Salmonit i lindi Boozi nga Rahabi; Boozit i lindi Obedi nga Ruthi; Obedit i lindi Jeseu. Jeseut i lindi Davidi mbret; mbretit David i lindi Salomoni nga ajo që kishte qenë bashkëshortja e Urias. Salomonit i lindi Roboami; Roboamit i lindi Abia; Abias i lindi Asai.”1

Aty thuhet në mënyrë të qartë se Isai është rob dhe se Allahu është Zoti. Aty po ashtu thuhet se Isai tha:

”Është shkruar gjithashtu: “Mos e provoko Zotin, të Adhuruarin tënd.”2

Në të njëjtin kapitull shkruan se si shejtani e barte Mesinë, dhe e mori nga një vend në tjetrin:

”Atëherë djalli e çoi në qytetin e shenjtë dhe e vendosi në majë të tempullit dhe i tha: ”Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë, sepse është shkruar: “Ai do t`u japë urdhër engjëjve të tij për ty; edhe ata do të mbajnë mbi duart e tyre që të mos ndeshësh me këmbën tënde ndonjë gur.”3

Si mund shejtani ta bartë të Gjithmëshirshim (Allahun)? I lartësuar nga kjo është Allahu!

Atëherë shejtani e urdhëroi që të bie në sexhde para tij dhe ta adhurojë atë dhe e ushqeu atë me pasuritë e kësaj bote.

”8Djalli e çoi sërish mbi një mal shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre, 9dhe i tha: ”Unë do të t`i jap të gjitha këto, nëse ti bie përmbys para meje dhe më adhuron.” 10Atëherë Jezusi i tha: ”Shporru, Satan, sepse është shkruar: “Adhuro Zotin, Perëndinë tënd, dhe adhurojë vetëm atë.”4

Si ka guxim shejtani të bëjë një gjë të tillë me Allahun? Kur shejtani donte që Isai ta adhuronte atë, ai tha:

”Në librat e mëhershëm është thënë: “Mos i bë sexhde askujt pos Zotit, të Adhuruarit tënd.”

Tani shikoje versetin 10, se si Isai e quan veten “Biri i njeriut” dhe jo i biri i Allahut:

”Në të vërtetë ju them se nuk do të përfundoni së përshkuari qytetet e Izraelit, para se të vijë Biri i njeriut.”5

Megjithatë, Ungjilli tregon se si Isai dëgjoi se si ai u thirr me ”Bir i njeriut” dhe nuk e qortoi këtë.
___________________________________________________

1 - Mateu 1:1-7
2 - Mateu 4:1-7
3 - Mateu 4:5-6
4 - Mateu 4:5-11
5 - Mateu 10:23

0 rate up rate down

Shto Komentin

  • Përfshihu
  • Regjistrohu në faqe
  • Komento artikujt
  • Voto artikujt dhe komentet
  • Na kontakto me pyetje
  • Bëj sugjerime për përmirësime
  • Dhuro
  • Dhuratë për ty
  • Në dallim nga cdo besim tjetër, jeta e përjetshme sipas Biblës është një dhuratë që ofrohet falas dhe vetëm duke besuar tek Jezus Krishti... më tepër
  • Rreth albavizion.com
  • është një faqe e përkushtuar mësimit dhe shpjegimit të Biblës për të gjithë ata që kanë interes për të mësuar rreth krishtërimit sipas interpretimit biblik në dallim nga traditat fetare ose sociale.
Copyright 2014, albavizion.com - të gjitha të drejtat e rezervuara Kontaktoni me ne