• Kryesore
  • Editoriale
  • Skepticizëm
  • Tematike
  • Diskutime
  • Pyetje
  • IDENTIFIKOHU
Vizioni për Shqipërinë në këndvështrimin Biblik Identifikohu / Regjistrohu
0 komente
0

12 vjet albavizion.com

Në vitin 2002 albavizion.com u hodh në internet për herë të parë duke u bëre një nga faqet kryesore të besimit të krishterë në Shqip.

Në 12 vjet kemi marrë komplimenta, pyetje, fyerje dhe kërcënime të shumta në lidhje me përmbajtjen e artikujve në faqen tonë, gjë e cila na motivon të bëjmë edhe më tepër, edhe më mirë atë që e gjykojmë të drejtë sipas standartit të fjalës së Perëndisë, Biblës.

Pas 12 vjetësh, mendojmë se ka ardhur koha që albavizion.com të kthehet nga një faqe kryesisht me artikuj të botuar prej nesh (meje), në një faqe ku inkurajohet pjesëmarrja e të gjithë besimtarëve të Krishterë Shqiptarë për të diskutuar tema rreth Biblës që i shërbejnë kryesisht shërbimit të Zotit në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkan, sidomos në trevat shqipfolëse.

Për të bërë të mundur këtë gjë, po ju prezantoj sistemin e ri të përfshirjes në albavizion.com.

  • Cdo pjesëmarrës i regjistruar në faqe ka të drejtë të komentojë mbi artikujt ekzistues si dhe të japi një vlerësim pozitiv për këta artikuj.
  • Cdo pjesëmarrës pas regjistrimit nëfaqe ka një sistem pikësh dhe vlerësimesh që lidhen me aktivitetin e tij/saj në faqe.
  • Sa herë që dikush bën një vlerësim pozitiv për komentin tuaj, juve ju shtohet një pikë.
  • Kur të arrini 5 pikë atëherë keni të drejtë të votoni pozitivisht dhe negativisht për një artikull.
  • Kur të arrini 10 pikë, atëherë mund të votoni negativisht për komentet e pjesëmarrësve të tjerë.
  • Kur të arrini 50 pikë ju jepet e drejta për të marrë pjesë në administrimin e faqes.
  • Sa më tepër pikë të merrni aq më tepër të drejta administrative ju jepen në faqe.

Të drejtat administrative përfshijnë:

  • Mundësinë për të administruar komentet e pjesëmarrësve të tjerë.
  • Mundësinë për të administuar pyetjet e bëra në faqe.
  • Mundësinë për të krijuar kategori të tjera në faqe.
  • Mundesinë për të postuar artikujt tuaj në faqe.
  • Mundësinë për të administruar privilegjet e aksesit të pjesëmarrësve të tjerë në faqe, etj.

Një sistem vleresimi ekziston edhe për pyetjet e bëra nga pjesëmarrësit si dhe medaljet pranë emrit tuaj në cdo vend ku keni komentuar. Këto medalje janë:

  • Ar
  • Argjend
  • Gurë i cmuar

Këto do të shfaqen pranë emrit tuaj për të treguar kontributin tuaj nëalbavizion.com.

Vizioni ynë në lidhje me këtë sistem është që albavizion.com të bëhet një faqe ku të krishterët Shqiptarë të marrin pjesë në diskutime rreth Biblës dhe shërbimit të Zotit në kontekstin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve.

Nëse dëshira juaj përputhet me këtë vizion, ju ftojmë të bëheni pjesë duke u regjistruar dhe duke dhënë komentet tuaja në faqe. Zoti ju bekoftë.

0 komente për: 12 vjet albavizion.com

Shto Komentin

  • Përfshihu
  • Regjistrohu në faqe
  • Komento artikujt
  • Voto artikujt dhe komentet
  • Na kontakto me pyetje
  • Bëj sugjerime për përmirësime
  • Dhuro
  • Dhuratë për ty
  • Në dallim nga cdo besim tjetër, jeta e përjetshme sipas Biblës është një dhuratë që ofrohet falas dhe vetëm duke besuar tek Jezus Krishti... më tepër
  • Rreth albavizion.com
  • është një faqe e përkushtuar mësimit dhe shpjegimit të Biblës për të gjithë ata që kanë interes për të mësuar rreth krishtërimit sipas interpretimit biblik në dallim nga traditat fetare ose sociale.
Copyright 2014, albavizion.com - të gjitha të drejtat e rezervuara Kontaktoni me ne