Shpesh herë dëgjon nga shtypi ose figura të caktuara, akuza kundër të krishterëve se po e copëtojnë vendin, dhe po i mashtrojnë shqiptarët duke i bërë pjesë të sekteve të ndryshëm, dhe po sjellin humbjen e identitetit të kombit.
Në lidhje me këto akuza citojnë shprehjen e famshme nga Pashko Vasa “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Kuptohet që kur Pashko Vasa e shkroi atë thënie, kushtet ishin mjaft të ndryshme. Nën pushtimin osman Shqipëria pothuajse e kishte humbur indentitetin e vet dhe një thënie e tillë duhet kuptuar në atë kontekst, ku shqiptarët u detyruan me dhunë dhe taksa të ndryshonin fenë e tyre në muslimanizëm.
Tani do sqarojmë disa gjëra, siç thuhet shpesh “të rrimë shtrembër e të flasim drejt”, që do të thotë se do të themi të vërtetën megjithëse kjo e vërtetë mund të na dhembi të gjithëve si Shqiptarë. E dini pse e përdorin këtë shprehje shtypi apo politikanët, apo shkrimtarë e artistë? Shumë prej tyre e përdorin këtë sepse urrejnë krishtërimin dhe Jezus Krishtin, se po kesh dy pare mend në kokë dhe po të shohësh se ç'po ndodh në vend, atëherë nuk mund të bësh një deklaratë të tillë. Doni të flisni për fenë e Shqiptarit? Ok, le të flasim për të, por kjo kërkon burrëri për të pranuar të vërtetën!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria, do të thotë që Shqiptari vë Shqipërinë mbi çdo gjë tjetër. Unë nuk e di ku jetoni ju që keni një mendim të tillë, dhe sa vjet keni që flini gjumë, por nëse keni qënë zgjuar për këto 23 vitet e fundit atëherë keni parë qartë se feja e Shqiptarit ka qënë çdo gjë tjetër përveç Shqiptarisë.
Shqiptarët shitën motrat e tyre në prostitucion, droguan fëmijët dhe vëllezërit e tyre me drogë, vodhën njëri tjetrin në çdo formë e mënyrë të dëgjuar apo padëgjuar më parë, vranë njëri tjetrin për një fjalë goje, apo për 10 centimetra gardh të lëvizur në pronën e tyre, helmuan njëri tjetrin me produkte të falsifikuara, korruptuan çdo formë të drejtësisë, administratës, që nga instancat më të ulta e deri tek koka e vendit, shitën interesat e vendit për përfitime personale, i nxorën një nam të keq Shqipërisë në gjithë Evropën e më tej, prishën shkollat, vodhën institucionet e arsimit deri në pllakat e banjos, prishën shtyllat elektrike, vodhën telat e tensionit të ulët e të lartë për të ndërtuar gardhin e tyre, e plot e plot të tjera, që s'i numëron dot njeri!
Dhe ju më thoni se feja e Shqiptarit është Shqiptaria? Flini gjumë ju lutem, dhe zgjohuni vetëm kur do të jepni një deklaratë për shtyp, apo kur ju vjen rradha të dilni në televizor. Mendoni që krishterimi po cënon indentitetin e Shqiptarëve? Shqiptarët sot janë të etur për para, mashtrojnë, vjedhin, gënjejnë, i tërë boshti i jetës së tyre rrotullohet rreth parasë dhe fitimit dhe ju më thoni që krishtërimi po cënon identitetin e Shqiptarëve? Ju nuk dini çfarë flisni!
Po, ne na vjen keq që vendi ynë është katandisur në këtë pikë, dhe na dhemb në zemër kur flasim për gjëra të tilla, por këto janë të vërteta, megjithëse na vjen keq që t'i pranojmë, nuk mund të mbyllin sytë dhe të pretendojmë se këto gjëra nuk egzistojnë.
Nëse ka një shpresë për Shqipërinë kjo shpresë është në Zotin, jo nga besimi në politikë apo shtypin Shqiptar. Krishtërimi do t'i sjellë identitetin Shqiptarëve jo ta cënojë atë.
Në qoftë se Shqiptarët do të ktheheshin tek Zoti dhe Fjala e Tij Bibla, kjo do të thotë që do të hiqnin dorë nga të gjitha ato dallavere dhe pisllëqe që bëjnë, që do të thotë se do t'i kthejnë kombit atë dinjitet dhe identitet që të gjithë dëshirojmë që ta ketë. Por deri atëherë as që bëhet fjalë për identitet të Shqiptarëve. Njerëz që bëjnë deklarata të tilla dhe sulmojnë Krishtërimin tregojnë injorancën e tyre, dhe nuk ka rëndësi nëse qënkan këta edhe kokat e vendit apo shkrimtarët më të shquar. Ne i pamë frytet e vendimit për të “zhdukur” Zotin nga Shqipëria, gjatë viteve të komunizmit. Tani është koha të kthehemi tek Zoti sa nuk është vonë.
A e dini cfarë do të ndodhte në Shqipëri nëse njerëzit do e merrnin seriozisht Biblën?
Lexoni pak këtë varg:
Mos bëni asgjë për rivalitet as për mendjemadhësi, por me përulësi, secili ta çmojë tjetrin më shumë se vetveten. Mos mendojë secili për interesin e vet, por edhe atë të të tjerëve. Filipianëve 2:3,4
Cfarë pasojash do të kishte në shoqërinë Shqiptare nëse njerëzit do i bindeshin vetëm këtyre 2 vargjeve më sipër? A mendoni se shoqëria jonë do ishte ndryshe nëse të gjithë ne do jetonim me këto parime? Ku është humbja e identitetit këtu?
Drejtësia e larton një komb, por mëkati është turpi i popujve. Fjalet e Urta 14:34
Drejtësia e Perëndisë do lartonte kombin tonë, jo thirjet që tingëllojnë bukur por mohojnë realitetin e asaj që Shqiptarët jetojnë përditë. Shqipëria ka nevojë për Zotin.
Tek Mateu 7:21, fjala “zotëri” është përkthyer “Zot” për t’i bërë njerëzit të besojnë se Mesiu është Allahu:
”Jo çdo njeri që më thotë: “Zot, Zot” do të hyjë në mbretërinë e qieve; por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej.”1
Por ata që i kushtojnë rëndësi pjesës tjetër të vargut, e kuptojnë se kjo vërteton se Mesiu është një njeri adhurues. Përkthimi i saktë është:
“Jo çdo njeri që më thotë: “Zotëri, Zotëri” për mua do të hyjë në mbretërinë e qiejve, por ai që bën Atit tim në qiell.”
Tashmë është deklaruar se sa herë të panumërta, se Allahu është quajtur “babai” në Ungjill dhe që kjo nuk është specifike për Mesihun.
_________________________
1 - Mateu: 7:21
”25Në
atë kohë Jezusi tha: ”Unë të lavdëroj, o Atë, Zot i qiellit dhe i
tokës, sepse ua fshehe këto gjëra dijetarëve dhe të mençurve, dhe ua
shpalle atyre që janë si fëmijë të vegjël.”1
”23Mbasi i nisi ato, u ngjit vetëm mbi mal për t`u lutur. Dhe kur u ngrys ai gjëndej aty, i vetëm fare.”2
Si lutet nëse ai vetë është Allahu, ose pjesë e Allahut? Lutja rrjedh ekskluzivisht nga një rob i varfër i cili ka nevojë për mëshirën e Allahut. Allahu Te ala ka thënë:
يَا أَيُّهَا النَّاسُ أَنتُمُ الْفُقَرَاء إِلَى اللَّهِ وَاللَّهُ هُوَ الْغَنِيُّ الْحَمِيدُ
”O ju njerëz, ju keni nevojë për Allahun e Allahu nuk ka nevojë për askë; Ai është i falënderuari.”3
إِن كُلُّ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ إِلَّا آتِي الرَّحْمَنِ عَبْدًا
”S’ka krijesë që gjendet në qiej dhe në Tokë, e që të mos vijë si rob te Bamirësi i Gjithmbarshëm.”4
”21 Pastaj Jezusi, pasi u largua që andej, u nis drejt rrethinave të Tiros dhe të Sidonit. Dhe ja, një grua kananease, që kishte ardhur nga ato anë, filloi të bërtasë duke thënë: Ki mëshirë për mua, o Zot, o Bir i Davidit! Vajza ime është tmerrësisht e pushtuar nga një demon! 23Por ai nuk iu përgjigj fare. Dhe dishepujt e tij iu afruan dhe iu lutën duke thënë: Lëshoje atë, sepse po vie dhe po bërtet pas nesh. 24Por ai u përgjigj dhe tha: Unë nuk jam dërguar gjetiu, përveç te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit. 25Por ajo erdhi dhe e ra para tij, duke thënë: O Zot, ndihmomë! 26Ai u përgjigj, duke thënë: Nuk është gjë e mirë të marrësh bukën e fëmijëve dhe t`ua hedhësh këlyshëve të qenve. Por ajo tha:27 Është e vërtetë, Zot, sepse edhe këlyshët e qenve hanë thërrimet që bien nga tryeza e zotërinjve të tyre. 28Atëherë Jezusi iu përgjigj duke thënë: O grua, i madh është besimi yt! T`u bëftë ashtu si dëshiron. Dhe që në atë çast e bija u shërua.”5
Në këtë histori ka disa çështje:
1 – Isai nuk kishte mëshirë dhe dashuri – në qoftë se rrëfimi është i vërtetë.
2 – Fanatizmi i urrejur, kur ai shëron bijtë e popullit të tij, dhe askë tjetër, edhe pse ai nuk kishte humbur asgjë nga kjo.
3 – Isai tregon mendjemadhësi nacionaliste, denigron të tjerët dhe i konsiderojnë ata si qentë.
4 – Një grua idhujtare dhe injorante debatoi me të dhe e mundi atë.
”16 Dhe ja, iu afrua një djalosh dhe i tha: ”o njeri i mirë 17 Dhe ai tha: ”Pse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi të Adhuruar (Allahut). Tani në qoftë se ti don të hysh në jetë, zbato urdhërimet.”6
Këtu është edhe një argument se Isai është rob.
”45,46 Dhe kur deshën ta kapnin patën frikë nga turmat, sepse ata e konsideronin profet.”7
Kur ata kërkonin ta kapnin, por kishin frikë nga njerëzit që e konsideronin atë profet. Kjo dëshmon se njerëzit që i besonin Isait nuk e konsideronin atë të jetë Allahu, biri i Allahut apo një prej trinisë. Por ata besonin se ai është vetëm profet. Kjo është një nga argumentet më të forta kundër atyre që thonë se ai ishte hyjnor, sikurse të mendonin.
”8 Por ju mos lejoni që t`ju quajnë rabbi, sepse vetëm një është mësuesi juaj dhe ju të gjithë jeni vëllezër.”8
Kjo dëshmon se ata që besonin në Isain nuk e konsideronin atë të jetë Allahu, biri i Allahut apo një prej trinisë. Ata e konsideruan atë vetëm profet. Kjo është një nga provat më të forta kundër atyre që thonë se ai ishte hyjnor, sikurse të mendonin. Kjo dëshmon se Mesiu ishte një njeri dhe se Zoti është një dhe Ai është Allahu. Këtë verset e kanë shtrembëruar qëllimisht kur ata e përkthyen atë në arabisht. Ata e kanë paraqitur Mesiun si Zoti, por përkthimi në anglisht nuk e ka këtë shtrembërim.
”9Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd at tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj, ai që është në qiej.”9
Prandaj ti e di se termat ”Ati” dhe ”fëmijë” në Ungjillin i referohet lidhjes mes Zotit dhe robëve. Kjo vlen për të gjithë njerëzit dhe nuk është e kufizuar për Mesiun.
”36Tani sa për atë ditë dhe për atë orë, askush s`e di, as engjëjt e qieive, e as i biri, askush pos të Atit.”10
Ky është një argument bindës se askush pos Allahut nuk e di se kur do të ndodhë çasti. Kjo dëshmon se dituria Mesiut është e kufizuar sikurse dituria e gjithë njerëzve të tjerë. Është vetëm Allahu Ai që di çdo gjë.
”39 Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë (sexhde) dhe lutej duke thënë: ”Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti.”11
Nëse kjo është me të vërtetë e vërtetë, kështu që personi i cili e tha këtë ishte aq injorant lidhur me aftësitë e Allahut. Gjithashtu, ai pranoi se ai është rob i Allahut, i cili është nën zotërimin e Tij.
”7 Dhe, mbasi bënin këshill, me këtë denar blenë arën e poçarit për varreza të të huajve. 8 Prandaj këtë arë e quajtën deri ditën e sotme: ”Ara e gjakut”.12
Nga këtu, ne e kuptojmë se Ungjilli nuk është shkruar në kohën e Mesiut. Ajo është shkruar shumë më vonë dhe është bazuar në tregime nga njerëzit.
”46 Rreth orës nëntë, Jezusi briti me zë të lartë duke thënë: ”Eli, Eli, lama sabaktani?”. Domethënë: ”Zoti im, Zoti im, përse më ke braktisur?”13
Kjo
është një nga argumentet më të mëdha se ai i cili tha kështu nuk e
besonte Allahun, e lëre më të ishte profet. Së pari, Allahu nuk e thyen
premtimin e Vet, dhe së dyti, profetët e Tij nuk dyshojnë në premtimin e
Tij.
____________________________________
1 - Mateu 11:25
2 - Matteu 14:23
3 - 35:15
4 - 19:93
5 - Mateu 15:21-28
6 - Mate 19:16-17
7 - Mateu 21:45-46
8 - Mateu 23:8
9 - Mateu 23:9
10 - Mateu 24:36
11 - Mateu 26:39
12 - Mateu 27:7-8
13 - Mateu 27:46
”15Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia. 16Dhe unë do t`i lutem Atit dhe ai do t`ju japë një ndihmës tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju.”1
Dijetarët islamë thonë se fjala ”ndihmës tjetër” ka për qëllim është të dërguarin e Allahut, Muhammedin salAllahu alejhi ue selem. Se ai do të jetë me ta përgjithmonë dmth sheriati i tij dhe Libri i cili iu zbrit atij.
”26Por kur të vijë ndihmësi, që do t`ju dërgoj prej Atit, Fryma e së vërtetës, që vie nga Ati im, ai do të dëshmojë për mua. 27Edhe ju, gjithashtu, do të dëshmoni, sepse ishit me mua që nga fillimi.”2
”Unë nuk u thashë këtë që nga fillimi, sepse isha në mesin tuaj. 5Por tani unë po shkoj tek ai që më ka dërguar, dhe askush nga ju s`po më pyet: Ku po shkon? 6Por ajo që se ju kam thënë i mbush zemrat tuaja me pikëllim. 7Megjithatë unë po ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë po ju lë, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju ndihmësi; por, po shkova, unë do t`jua dërgoj. 8 Dhe kur të ketë ardhur, ai do ti tregojë botës se çka është mëkati, drejtësia dhe gjykimi.”3
”12Kam shumë gjëra për t`ju thënë, por ato ende ju nuk mund t`i mbani. 13Por, kur të vijë ai, fryma e së vërtetës, ai do t`ju udhëzojë ju në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t`ju kumtojë gjërat që do vijnë. 14Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t`jua kumtojë.”4
”16Pas pak nuk do të më shihni më; e pas një kohe të shkurtër do të më shihni përsëri. Sepse unë po shkoj te Ati.” 17Atëherë disa nga dishepujt e tij i thanë njëri tjetrit: ”Ç`është kjo që po na thotë: 16Pas pak nuk do të më shihni më; e pas një kohe të shkurtër do të më shihni përsëri.” dhe: ”Sepse unë po shkoj te Ati”?”5
Dijetarët
islamë thonë se cilësitë e pasardhësit të tij, që Mesia i përmendi, nuk
janë bashkuar në ndonjë person tjetër përveç në të dërguarin e Allahut
salAllahu alejhi ue selem. Personi për të cilin Mesiu profetizoi në
Ungjill quhet ”Paraklet”. Me kalimin e kohës më vonë përkthyesit e kanë fshirë atë dhe e zëvendësuan atë me fjalën ”Fryma e së vërtetës”, ”ndihmuesi” dhe ”Fryma e Shenjtë”.
Parkalet është një fjalë greke dhe do të thotë ”ai që lavdërohet
shpesh”, e cila është pikërisht ajo që do të thotë emri Muhammed.
________________________________
1 - Gjoni14:15-16
2 - Gjoni 15:26-27
3 - Gjoni 16:5-8
4 - Gjoni 16:12-13
5 - Gjoni 16:16-17
”3Dhe kjo është jeta e përjetshme, që të njohin ty, të vetmin Zot të vërtetë, dhe mesihun që ti ke dërguar.”1
”28Atëherë një nga shkruesit që e kishte dëgjuar diskutimin e tyre, duke kuptuar se ai u ishte përgjigjur mirë, iu afrua dhe e pyeti: ”Cili është i pari i të gjithë urdhërimeve?” 29Dhe Jezusi u përgjigj: ”Urdhërimi i parë i të gjithëve është: ”Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot”, 30dhe: ”Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde e me gjithë forcën tënde!.”2
”32Atëherë skribi i tha: ”Mirë, Mësues. The, sipas së vërtetës, se ka vetëm një Perëndi dhe s`ka asnjë tjetër përveç tij. 33 Dhe ta duash me gjithë zemër, me gjithë mendje, me gjithë shpirt dhe me gjithë forcë, dhe ta duash të afërmin porsi vetvetja vlen më tepër se sa gjithë olokaustet dhe flijimet.” 34Dhe Jezusi, duke parë se ai ishte përgjigjur me mend, i tha: ”Ti nuk je larg nga mbretëria e Perëndisë”. Dhe kurrkush nuk guxoi më ta pyesë.”3
Mesiu
alejhis-selam dëshmoi se nuk ka të adhuruar tjetër me të vërtetë përveç
Allahut, të vetmit Zotë të vërtetë, dhe se ai që e adhuron vetëm Atë
është afër robërisë ndaj Tij. Kjo do të thotë se ai që e
adhuron dikë tjetër ose e ndanë atë në të tretat është larg nga robëria
nda tij. Një person i tillë është armik i Allahut.
”32Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati.”4
Diçka e ngjashme thuhet tek Ungjilli i Mateut. Kjo është pikërisht ajo që thuhet në Kuran, domethënë se askush tjetër pos Allahut nuk ka dije rreth kijametit. Kështu konfirmohet natyra njerëzore e Isait ndërsa hyjnija e tij dhe miti i trinisë bëhet i pamundur dhe asgjësohet.
”16 Jezusi i tha: ”Mari!”. Ajo u kthye dhe i tha: ”Rabbouni!”, që do të thotë: Mësues (në gjuhën hebreje). 17 Jezusi i tha: ”Mos më prek, sepse ende nuk iam ngjitur te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj.”5
Këtu
Isai dëshmon se Allahu është Zoti i tij dhe Zoti i tyre. Nuk ka dallim
mes tij dhe atyre, duke pasyr parasysh se ata janë robër njerëz. Ai që
thotë se Mesia është zot e ka përgënjështruar Mesinë dhe gjithë profetët
e tjerë.
_______________________________
1 - Gjoni 17:3
2 - Marku 12:28-30
3 - Marku 12:32-34
4 - Marku 13:32
5 - Gjoni 20:16-17
Argumenti i parë: Ungjilli dëshmon se Isai ishte i njohur në mesin e njerëzve, dhe që predikonte në xhaminë Aksa, të cilën ata e quanin tempulli i Sulejmanit alejhi-selam. Prandaj nuk kishte asnjë dobi që jehudët të paguajnë tridhjetë sikla argjendi për një person që do tu tregojë se cili ishte Isai:
”14Atëherë një nga të dymbëdhjetët, me emër Judë Iskarioti, shkoi te krerët e priftërinjëve, 15dhe u tha atyre: ”Sa do të më jepni që unë t`jua dorëzoj?”. Dhe ata i numëruan tridhjetë sikla argjendi. 16Dhe qysh atëherë ai kërkonte rastin e përshtatshëm për ta tradhtuar.”1
”47Dhe ndërsa ai ende po fliste, ja Juda, një nga të dymbëdhjetët, erdhi, dhe bashkë me të një turmë e madhe me shpata dhe me shkopinj, e dërguar nga krerët e priftërinjve dhe nga pleqtë e popullit. 48 Tani ai që e tradhtonte u kishte dhënë atyre një shenjë, duke thënë: ”Atë që unë do të puth, ai është; kapeni”. 49Dhe menjëherë iu afrua Jezusit dhe i tha: ”Tungjatjeta, Mësues!”. Dhe e puthi.”2
Argumenti i dytë: Ata tregojnë se si dishepulli i dymbëdhjetë, Juda Iskarioti, mori tridhjetë sikla prej argjendi për t’ua dorëzuar Isain atyre. Pasi ata e kishin kapur atë, ai ua ktheu paratë mbrapa, u pendua, u betua dhe hoqi dorë nga veprimi i tyre dhe e vari veten. E gjithë kjo ndodhi në një ditë, e cila është qartësisht kontradiktore.
Argumenti i tretë dhe më i madh, i cili është i mjaftueshëm për të zbuluar falsitetin e tregimit:
”11Dhe Jezusi qëndroi para guvernatorit; dhe ai e pyeti duke thënë: ”A je ti mbreti i Judenjve?”. Dhe Jezusi i tha: ”Ti po thua!” 12 Pastaj krerët e priftërinjve dhe pleqtë e akuzuan, por ai nuk u përgjigjej fare. 13 Atëherë Pilati i tha: ”A nuk po dëgjon sa gjëra po dëshmojnë kundër teje?” 14 Por ai nuk iu përgjigj në asnjë fjalë, kështu që guvernatori u çudit shumë.”3
Sipas të krishterëve, ai heshti sepse ai donte që të kryqëzohej në mënyrë që Ai të mund të vdiste për shpëtimin dhe mëkatet e njerëzve. Atëherë përse ai iu lut Allahut që t’ia largojë vrasjen?
”39Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: ”Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti.”4
Pse ai i thirri nga kryqi:
”46 Rreth orës nëntë, Jezusi briti me zë të lartë duke thënë: ”Eli, Eli, lema sabaktani?”. Domethënë: Zoti im, Zoti im, përse më ke braktisur?”5?
Si mund ai të dështojë për të sqaruar të vërtetën, kur ai ishte predikuesi elokuent i cili predikoi gjatë dhe e qortoi dhe i dënoi dijetarët e jehudëve? Një njeri i mençur nuk mund ta besojë këtë.
Nëse historia e kryqëzimit dhe shpëtimit janë të rreme, rrënohet gjithë krishterimi nga themeli.
_______________________________
1 - Mateu 26:14-16
2 - Mateu 26:47-49
3 - Mateu 27:11-14
4 - Mateu 26:39
5 - Mateu 27:46
Kur lexova në gazetën al-Mithak, mu kujtua fanatizmi i krishterëve, dhe dhuna dhe shikimi i tyre ndaj Islamit. Kjo më kujtoi një ngjarje që më ndodhi mua.
Kur
isha në Indi, kam punuar si profesor në fakultetin ”Naduat-ul-Ulema” me
ftesën e Sulejman en-Naduit dhe Dr. Abdul-Aliut. Kuptova se duhet të
dij një gjuhë të huaj. Sot, nuk mund të arsimohesh në një mënyrë tjetër.
Gjuha dominuese në Indi është gjuha angleze, prandaj unë fillove ta
mësojë gjuhën angleze nga studentët e mi dhe të tjerët. Që në fillim,
unë e kuptova se anglishtja e indianëve nuk është në përputhje me
shqiptimin dhe elokuencën e anglezëve. Kështu që unë shkova tek një
shkollë e krishterë misionare që mbahej nga një kanadez. I kërkova atij
të më mësojë gjuhën angleze, me pagesë. Ai tha se nuk merr para për këtë
dhe se unë do të bëjë progres në anglisht, nëse unë shkoj në predikimin
e tij në shkollën misionare. Unë i thashë atij se jam vetëm një
fillestar dhe se unë nuk do i kuptojë predikimet. Ai më tha që të marrë
pjesë dhe se ai do të më jep tre mësime në javë dhe çdo mësim do të jetë
30 minuta.
Fillova
të marrë pjesë në predikime. Ai ishte një burrë 50 vjeçarë. Atij i
mungonte pasioni dhe entuziazmi për misionin e tij. Ai predikonte vetëm
për të jetuar prej tij. Vetëm disa e pranuan thirrjen e tij. Kishte
vetëm tre persona në predikimet e tij. Me gruan e tij ishin katër dhe
unë isha i pesti.
Në
natën e krishtlindjeve u bën reklama në gazeta për një rishikim mbi
jetën e Isa bin Merjemit. Publiku e mbushën shkollën misionare. Ai
kishte thirrur një prift tjetër i cili do ti ndihmonte me predikimin.
Ata ndërroheshin për të predikuar dhe interpretuar pikturat derisa
festimi mbaroi. Pastaj mu hodhë prifti tjetër mua. Ai ishte një njeri i
ri nga Shtetet e Bashkuara dhe quhej Smith. Kjo ndodhi në vitin 1349, që
korrespondon me vitin 1930.
Smithi më tha: ”A je ti musliman?” Unë i thashë: ”Po.” Ai tha: ”Muhammedi nuk e dinte historinë!.” I thash: ”Si e di ti?” Ai u përgjigj: ”Ai ka thënë në Kuran:
يَا أُخْتَ هَارُونَ مَا كَانَ أَبُوكِ امْرَأَ سَوْءٍ وَمَا كَانَتْ أُمُّكِ بَغِيًّا
”Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme!”
Unë i thashë: ”Ti nuk e di dinakërinë dhe armiqësinë e të krishterëve ndaj Islamit sikur di George Sale2, i cili ishte i pari që e përktheu Kuranin e ndershëm në anglisht. Ai shkroi në komentin e tij të këtij ajeti:
”Kundërshtimi i shokëve tanë të krishterë ndaj këtij ajeti nuk qëndron. Asnjë nga dijetarët muslimanë nuk kanë thënë se ky Haruni është vëllau i Musait, kështu që të thuhet se ka pasur një zbrazësirë kohore të gjatë mes Musait dhe vëllait të tij Harunit dhe Isaut dhe nënës së tij.”
Ai tha: ”Ahmed Khan,
themeluesi i AMU3, e pranon këtë qëndrim.” Unë i thashë: ”Unë as nuk e
pranoj Ahmad Khanin e as nuk di se kush është ai. Unë jam vetëm duke
thënë se çfarë një prej paraardhësve tuaj, i cili megjithëse kishte
urrejtje ndaj Islamit, ka thënë. Ty nuk të mbetën fjalë më.”
________________________________________________
1 - 19:28
2 - Shih https://en.wikipedia.org/wiki/George_Sale
3 - Shih http://www.amu.ac.in/
Ai më tha: ”Ka kontradikta në Kuran. Në suren ”El-Maide” thuhet:
وَلْيَحْكُمْ أَهْلُ الإِنجِيلِ بِمَا أَنزَلَ اللّهُ فِيهِ
”(E zbritëm) Që ithtarët e Inxhilit të gjykojnë sipas asaj që Allahu e zbriti në të.”1
Ndërsa në suren ”Al-Imran” thuhet:
وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ الإِسْلاَمِ دِينًا فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ
”E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit.”2
Si mund të veprojmë me këto dy ajete? Mendova pak dhe u përgjigja me një inspirim nga Allahu: ”Para se ti përgjigjemem kundërshtimit, ne duhet të dimë mosmarrëveshjen midis profetit salAllahu alejhi ue selem dhe të krishterëve, se për çfarë bëhej fjalë.” Ai tha: ”Trego ti.” Unë i thashë: ”Ka të bëj me Isa ibn Merjemin. Krishterët nga Naxhrani erdhën te profeti salAllahu alejhi ue selem dhe e akuzuan atë se kishte fyer njeriun e tyre. Kur ai i pyeti ata se kë a kanë për qëllim: ata thanë: ”Isa bin Merjemin.” Kur ai i pyeti se si e fyu atë, ata thanë: ”Ti thua se ai është një njeri i zakonshëm dhe jo biri i Allahut.” Kështu që ai debatoi me ta në lidhje me të dhe ua sqaroi të vërtetat atyre, por ata këmbëngulën në të vetën me kokfortësi. Allahu pastaj shpalli:
إِنَّ مَثَلَ عِيسَى عِندَ اللّهِ كَمَثَلِ آدَمَ خَلَقَهُ مِن تُرَابٍ ثِمَّ قَالَ لَهُ كُن فَيَكُونُالْحَقُّ مِن رَّبِّكَ فَلاَ تَكُن مِّن الْمُمْتَرِينَ
”Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek Allahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: ”Bëhu”! ai u bë. E vërtetë është (kjo) nga Zoti yt, e ti kurrsesi mos u bën nga ata që dyshojnë!”3
Kur ata vazhduan të këmbëngulin se ai është djali i Allahut, dhe një në trinitet, Allahu e urdhëroi atë që t’i sfidoj ata, që ti luten Allahut që ta mallkoj gënjeshtarin. Ata u frikësuan nga kjo dhe bën një traktat paqeje me të. Lidhur me këtë debat Allahu Te ala shpalli:
وَلْيَحْكُمْ أَهْلُ الإِنجِيلِ بِمَا أَنزَلَ اللّهُ فِيهِ
”(E zbritëm) Që ithtarët e Inxhilit të gjykojnë sipas asaj që Allahu e zbriti në të.”
Se
të krishterët nga Naxhrani erdhën tek profeti salAllahu alejhi ue selem
dhe u falën në formën krishtere në xhaminë e tij me lejën e tij, kjo
përmendet në librat e haditheve dhe të historisë.
___________________________________
1 - 5:47
3 - 3:85
3 - 3:59-60
Smithi tha: ”Ungjillet vërtetojnë se Isai është djali i Allahut, dhe një prej trinisë.” Unë i thashë: ”Unë nuk e kam lexuar Ungjillin, por unë besoj se Ungjilli është i vërtetë nga Allahu dhe në përputhje me Kuranin rreth njëshmërisë së Allahut dhe rreth asaj se Isa bin Merjem është rob.” Ai tha: ”Kjo është tipik i muslimanëve. Fanatizmi ju ndalon ju nga leximi i Teuratit dhe Ungjillit. Unë e kam Kuranin në tre gjuhë të ndryshme.” Unë i thashë: ”Gjuha në Ungjillin arabë është e varfër dhe e pakuptueshme. Dhe sa për Ungjillin në gjuhën angleze, unë jam duke studiuar anglisht që të jam në gjendje ta lexojnë atë.” Ai tha: ”Më premto mua se do ta lexosh atë. Unë do ta porosis një kopje nga Londra për ty. Ajo vie mbrenda një muaji.”
I premtova këtë atij. Kur kopja kishte arritur, ai ma dërgoi me një përshëndetje të bashkangjitur në anglisht:
”I lutem Zotit që të dhurojë shumë bekime ty me këtë libër.”
Unë
fillova ta lexoja atë. Fjalët që nuk i kuptoja i shikoja në fjalor dhe e
lexova atë për të tretën herë. I përmenda këto çështjet në një tezë të
quajtur ”Hauash Shatta ala Inxhil Mata”1 të cilën e publikova në
revistën ”esh-Shubban el-Muslimun” të shtypura në el-Basra nga miku ynë
Taha el-Fajjadh. Kur unë ia tregova këto komente Shekib Arslanit2
(rahimehullah) ai më pyeti rreth tyre. Unë i tregova atij se ato më
humbën gjatë botimit, kështu që ai ishte shumë i pikëlluar. Unë jam i
gatshëm tani për të shkruar komente të paktën po aq të mira, por shumë
prej vëllezërve tanë muslimanë nuk kujdesen për të mbrojtur fenë e tyre
ose të ndihmojnë ata që e mbrojnë atë; ata madje privojnë veten nga
këto.
Kur e morra librin, unë i dërgova një falendërim me shkrim Smithit. Pasi e e lexova dhe e kuptova atë, ia kam shkruar një letër atij, në të cilën kam shkruar:
”Zoti i është përjigjur ltujës tënde, dhe më dha shumë bekime në këtë libër, por kjo kundërshton dhe e anulon atë që thua ti. Kur ne kemi diskutuar ti the një gjë, ndërsa shkruan krejt një gjë tjetër në këtë dhe atë Ungjill. Ungjilli është në përputhje me Kuranin kur flet për njëshmërinë e Allahut dhe natyrën njerëzore të Isait. Ka dëshmi të shumta dhe të qart. ”
Ia përmenda shtatë dëshmi atij. Kjo ishte gjëja e fundit që kam dëgjuar nga ai.
Unë
mund të vërtetoj se prifti i ri ishte me të vërtetë i sinqertë në
misionin e tij, dhe se ai kishte një pasion të zjarrtë për të. Çdo herë
që unë i thashë atij se një gjë e caktuar është e ndaluar, ai tha se
mendja është e mangët dhe se Allahu është i përsosur, dhe Ai e di atë që
ne nuk e dimë. Para se ta marrë librin e kam vizituar atë në shkollën e
tij misionare. Unë mësova se ai nuk e ha mish fare. Ai e kishte zakon
që ti thotë kuzhinierit të tij të gatuaj ushqim vegjetarian për të dhe
ushqime me mish për gruan dhe djalin e tij. E pyeta për arsyen. Ai tha
se ai përpiqej që ti konvertojë hinduistët në të krishterë duke mos
ngrënë mish. Sepse ata e urrejnë mishin. Ai tha se e braktisi mishin për
hir të Mesisë. Unë i thashë atij se ata nuk e shohin se çfarë ai ha në
shtëpi. Atëherë ai tha se ai nuk mund ti gënjejë ata dhe tu thotë se ai
nuk ha mish, kur ai vërtetë e bën këtë. Prandaj, thirrja e tij ndikoi
tek ta. Unë e pashë atë me tridhjetë burra dhe gratë dhe fëmijët e tyre
të cilët bënin atë që thoshte ai. Ai i urdhëroi ata që të ndërtojnë një
kishë. Ata e ndërtuan atë me duart e tyre, pavarësisht varfërisë së tyre
të rëndë. I tillë nuk ishte prifti i cili më mësoi anglisht në Lucknow.
Askush nuk i besonte atij – ai vetë nuk e bënte këtë. Sinqeriteti është
çelësi i suksesit, qoftë edhe në të kotën.
__________________________
1 - Komentime të ndryshme të ungjillit të Mateut.
2 - Shih https://en.wikipedia.org/wiki/Shakib_Arslan
Një nga dyshimet të cilin misionarët e krishterë e kanë zakon që ta përdorin ndaj të rinjve muslimanë, që lehtë mashtrohen, është se ata u thonë se Allahu u ka garantuar atyre fitore dhe pushtet në suren ”al-Imran”:
إِذْ قَالَ اللّهُ يَا عِيسَى إِنِّي مُتَوَفِّيكَ وَرَافِعُكَ إِلَيَّ وَمُطَهِّرُكَ مِنَ الَّذِينَ كَفَرُواْ وَجَاعِلُ الَّذِينَ اتَّبَعُوكَ فَوْقَ الَّذِينَ كَفَرُواْ إِلَى يَوْمِ الْقِيَامَةِ ثُمَّ إِلَيَّ مَرْجِعُكُمْ فَأَحْكُمُ بَيْنَكُمْ فِيمَا كُنتُمْ فِيهِ تَخْتَلِفُونَ
(Përkujto, o i dërguar) Kur Allahu tha: ”O Isa, Unë po të marr ty, po të ngrej te Unë, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do t’i ngrejë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit, pastaj vetëm tek Unë është kthimi juaj, e Unë gjykoj mes jush për atë që kudërshtoheshit.”1
Një i ri maroken më tha se është një prift maroken në Rabat i cili ka dhoma të mobiluara kur të rinjtë maroken jetojnë pa pagesë për ti tërhequr ata dhe për t’ua vënë fenë e tyre në sprovë. Prifti u tha atyre:
”Nëse ju shihni se të krishterët janë më të fortit, më të pasurit, më të lumturit dhe më të fuqishmit në botë, ju nuk duhet të befasoheni. Kurani ua ka premtuar këtë atyre.”
Pastaj ai përmendi ajetin e mëparshëm. Ata i besuan atij. Sepse asnjë prej tyre nuk e dinte se çfarë do të thotë ajeti në të vërtetë. I thashë djaloshit:
”Ai u ka gënjyer dhe u ka mashtruar. Po të ishte sikurse ai thotë, atëherë të krishterët e Nexhranit do të kishin fituar. Ata kishin 120.000 luftëtarë, por preferuan marrëveshjen e paqes me profetin salAllahu alejhi ue selem dhe që të paguajnë xhizjen.
Po të ishte sikurse ai thotë, atëherë profeti salAllahu alejhi ue selem nuk do të triumfonte në betejën e Tebukut, ku i frikësoi romakët që dridheshin nga frika për të luftuar kundër tij.
Po të ishte sikurse ai thotë, atëherë romakët bizantin nuk do të kishin humbur në sham, e cila është Siria e sotme. Ata e braktisën shamin pasi mbretëruan atje një kohë të gjatë.
Po të ishte sikurse ai thotë, atëherë sahabët e të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem nuk do ti kishin mundur të krishterët egjiptian.
Po të ishte sikurse ai thotë, atëherë Afrika veriore nuk do ta kishte pushtuar Spanjën dhe Francën jugore, dhe nuk do të kishin udhëhequr me arabët në Spanjë për 800 vite.
Po të ishte sikurse ai thotë, atëherë të krishterët nuk do ta kishin humbur betejën për Kostandinopojën, e cili u fitua nga muslimanët. Edhe sot, qyteti është në duart e muslimanëve.
Ajeti tregon për muslimanët të cilët adhurojnë vetëm Allahun dhe besojnë në të gjithë të dërguarit dhe librat e Allahut. Kufarët në ajet janë ata që nuk besojnë Allahun, nuk e adhurojnë vetëm Atë dhe nuk u besojnë disa librave dhe të dërguarve.
Ajeti është një dëshmi për muslimanët sot, e jo për armiqtë e tyre.”
Djaloshi u habit. E tërë çështja ishte e paqartë për të, por tani ajo ishte bërë e qartë. Shumica e muslimanëve sot i përshtaten poezisë:
kritkuesit pretendojnë se unë jam një vështirësi
Ata ia kanë qëlluar, por vështirësia ime nuk është zhdukur
Gjëja e çuditshme është se kur të krishterët e lexojnë Kuranin ata e bëjnë këtë për të gjetur të ashtuquajturat gabime dhe jo aspak për të kërkuar të vërtetën. Për shembull, ata thonë:
”Nga e mori Muhammedi këtë histori?”
Ata nuk ndalen gërmimi. Kur ata gjejnë një histori të ngjashme në Teurat, Ungjill dhe Talmud, gëzohen pa masë, ata besojnë se kanë rizbuluar atë që ka humbur dhe pretendojnë se historia e ka bazën tek ta. Atyre as nuk u intereson për dallimet e shumta që gjenden në dy rrëfimet ose librat.
______________________
1 - 3:55
Shembull i kësaj është historia e Nuhut salAllahu alejhi ue selem. Ata deklarojnë në mënyrë specifike se Kurani e ka marrë këtë histori nga Teurati. Megjithatë, ajo është shpallur në Mekke që nuk kishte as edhe një jehud të vetëm në atë kohë. Ata që dinin shkrim lexim ishin shumë të pakët dhe nuk kishte armiqësi midis tyre dhe profetit salAllahu alejhi ue selem.
Profeti salAllahu alejhi ue selem nuk dinte as shkrim e as lexim. Armiqtë e tij i kishte në pritë. Nëse ata e shihnin një person të shkolluar të shkoi tek ai apo atë të shkoi tek një person i shkolluar, ata e fyenin atë. Historia e Nuhut e përshkruar në Teurat është e detajuar dhe përshkruan gjatësinë, gjerësin dhe lartësinë e anijes. Ateistët e kanë përdorur këtë përshkrim për ta fyer Teuratin. Ata thonë se një anije e tillë nuk është në gjendje të lundrojë një minutë në det. Ndërsa ata nuk janë në gjendje që të thonë diçka në lidhje me historinë në Kuran.
Po ashtu, ata kanë shfrytëzuar përshkrimet e tokës dhe të gjeografisë në Teurat për të fyer vërtetësinë e saj. Ndërsa, ata nuk kanë gjetur diçka në Kuran që mbështet qëllimin e tyre.
Ai që lexon historinë e Nuhut në Kuran dhe në Teurat sheh një ndryshim të madh mes tyre. Mënyra në Kuran është hyjnore dhe tërheqëse dhe përbëhet nga mësime, paralajmërime dhe përgëzime. Ajo është aq larg nga mënyra njerëzore që është e mundur të jetë. Mënyra në Teurat është krejt e kundërta.
Dhe në qoftë se ata nuk mund të gjejnë ndonjë gjurmë në Teurat, Ungjill dhe Talmud, të tilla si historia e Llukmanit, ata thonë se kjo histori është një legjendë arabe dhe mit. Në të njëjtën kohë ata shkruajnë me shkronja të arta në Teurat dhe në Inxhil ”Bibël”, në mënyrë që lexuesin ta qesin para aktit të kryer. Por kjo nuk u ecën tek armiqtë e kishës. Ata kritikojnë jehudët ashpër dhe librat e të krishterëve.
Une isha studetnt dhe ligjërues në universitetin e Bonit. Aty ishe edhe një student i cili quhej Jakubi. Ai ishte gjysmë-jehudë. Kështu i quajti Hitleri të gjithë ata që e kishin një prind jehudë dhe një prind gjerman. Gjysmë jehudët kishin një liri që jehudëve iu mungonte gjatë persekutimit. Ligjet kundër jehudëve, ndalonin duke përfshirë studimet në shkollat gjermane, për shembull nuk ishte e nevojshme që të zbatohej mbi ta. Megjithatë, shumica e drejtorëve zgjodhën që ti ndalojnë ata nga studimet nga urrejtja dhe poshtërimi. Të tjerët toleruan dhe i lejuan që të studiojnë.
Drejtori i departamentit oriental në universitetin e Bonit ishte një nga ata tolerantët në këtë çështje. Nuk isha unë që fillova të tregojë urrejtjen time ndaj tij. E kisha zakon që ta lejoja atë që të merrë pjesë në ligjërata e mia arabe dhe Islame. Ishte ai që filloi të tregojë urrejtjen e tij ndaj meje. Arsyeja e tij e vetme ishte se unë isha arab.
Zëvendës drejtori ishte një profesor katolik me emrin Höffning. Ai më urrente mua për shkak të arsyeve të mëposhtme:
1 – Ne kishim mosmarrëveshje rreth dhomës së mësimit. Ish-drejtori më dha mua të drejtën në këtë çështje, të cilën ai nuk e harroi.
2 – Ai ishte profesor i gjuhës hebreje. Por mësuesi i tij ishte Jakubi. Jakubi ishte gjysmë jehudi prandaj fliste më mirë hebreisht se ai.
3 – Gjatë sundimit nazist katolikët iu dolën në krah jehudëve. Jakubi ndjeu se mund të më bezdis, të cilën ai e bëri.
Një ditë ishim në bibliotekë. Jakubi e solli një Kuran, e vuri mbi tryez dhe tha:
”Shiko! Kjo është fjal e Allahut!”
Ai filloi të qesh dhe u përpoq për ti bërë të tjerët të qeshin, por askush nuk qeshi. Unë u ngrita dhe mora një koleksion të Teuratit dhe Ungjillit në gjermanisht. Në kopertinë shkruante ”Bibla e Shenjtë”. Në Kuran, shkruante ”Kurani i Muhammedit”. E lash Biblën pranë Kuranit. Pastaj unë iu ktheva atij dhe i thashë:
”O jehudi! Nëse këto (do të thotë Teurati dhe Ungjilli) janë fjala e Allahut, atëherë edhe Kurani është fjala Allahut. Ne nuk jemi fëmijë ose njerëz të thjeshtë injorantë. Ne jemi studentët në një universitet. Ne mësojmë për hulumtim dhe studim. Këto dy libra, i sollën dy njerëz. E njëjta gjë është qe bërë me librin e tretë. Pse janë dy të parët padyshim nga Allahu, ndërsa i treti është padyshim një gënjeshtër për Allahun? Librat kanë ardhur tek ne në të njëjtën formë. Ti po argumenton si njerëzit e paaftë.”
Jakubi tha:
”Unë di atë që do të thuash. Unë jam një i krishterë protestant, jo një jahudi në asnjë mënyrë. Ligji do të ndëshkoj ty për këtë akuzë.”
I thashë:
”Nëse ti nuk je jehudi, unë jam jehudi.”
Të pranishmit filluan të qeshin. Ai nuk arriti të më përqesh. Në vend të kësaj, ai u përqesh. Allahu u hakmorrë ashpër ndaj tij dhe Höffningit. Höffning jetonte në Koln. Ai ishte në shtëpi kur një bombë gjermane e goditi ndërtesën e tij. E gjithë familja i vdiq. Ai tregoi urrejtjen e tij kundër meje, mes tjerash kur ai u bë drejtor i departamentit tim dhe e hodhi poshtë temën e doktorraturës sime të cilën e kishte sugjeruar ish-drejtori. Unë kisha punuar më shumë se një vit me të. Kur Höffning u bë drejtor, ai tha se një studiues në universitetin anglezë të Kembrixhit kishte shkruar tashmë për këtë temë. Unë i thashë atij se unë nuk isha në dijeni për punën e anglezit dhe se ajo nuk ishte në gjuhën gjermane të cilën unë do të shkruaja. Të gjithë profesorët në departamentin oriental e qortuan atë për këtë. Ndërkohë, morra një ftesë nga radio gjermane në Berlin me anë të shefit të Radios Gjermane në Koln. Ata donin të hapin një radio gjermane-arabe. Unë u zhvendosa në Berlin si student, lektor dhe referencë gjuhësore në radio. Përmbusha studimet e mia nën drejtimin e profesor Hartmann. Allahu më kurseu nga sherri i Höffningut dhe Jakubit.
Shto Komentin
Në gjuhën e Teuratit dhe Ungjillit, çdo njëri që është i devotshëm dhe ia ka frikën Allahut quhet “Biri i Perëndisë”. Në Ungjillin e Mateut thuhet:
”9Lum ata që bëjnë paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë.
10Lum ata që janë përndjekur për hir të drejtësisë,
sepse e tyre është mbretëria e qiejve.”1
Në të njëjtin kapitull thuhet:
”44Por unë po ju them: “Duani armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni të mirë atyre që ju urrejnë, dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin, 45për të qenë bij të Atit tuaj.”2
”48Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej.”3
”1Mos e jepni lëmoshën tuaj para njerëzve, me qëllim që ata t`ju admirojnë; përndryshe nuk do të shpërbleheni te Ati juaj, që është në qiej.”4
-1 rate up rate down_______________________________
1 - Mateu 5:9-10
2 - Mateu 5:44-45
3 - Mateu 5:48
4 - Mateu 6:1