• Kryesore
  • Editoriale
  • Skepticizëm
  • Tematike
  • Diskutime
  • Pyetje
  • IDENTIFIKOHU
Vizioni për Shqipërinë në këndvështrimin Biblik Identifikohu / Regjistrohu
0 komente
1

The Voice

"The Voice" u bë spektakli i parë që në dallim nga gjithë të tjerët ku konkurohej duke kënduar, gjykimi bëhej për zërin dhe jo faktorë të tjerë.

Kjo është arsyeja kryesore që "The Voice" kaloi cdo parashikim të suksesit në shkallë botërore.

Megjithë origjinalitetin e këtij spektakli, i cili bazohet tek zëri, 2000 vjet më parë, doli një zë, i cili nuk kërkoi lavdi për veten e tij, por foli për dikë që do të vinte së shpejti për të cilin njerëzimi kishte 4000 vjet që e priste.

Për këtë zë, profeti Isaia, tha rreth 700 vjet para Krishtit:

Zëri i dikujt që bërtet në shkretëtirë: "Shtroni udhën e Zotit, hapni në shkretëtirë një rrugë për Perëndinë tonë. Isaia 40:3

Zëri për të cilin flitet, është Gjon pagëzori.

Ai ishte personifikimi i "The Voice", sepse nuk kishte asgjë tjetër për të qënë i dëshirueshëm nga njerëzit, as nga pamja as nga ndonjë faktor tjetër.

E vetmja gjë që ai ishte, ishte zëri.

Ai ishte zëri i cili tha:

Ja, Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës.Gjoni 1:29

Të dashur lexues, a e keni dëgjuar ju këtë zë?

Ndërkohë që dëgjoni "The Voice", a e keni dëgjuar "The Voice" origjinal? Ai thërret edhe sot për qengjin e Perëndisë!

Nëse ende nuk keni pranuar Jezusin në jeten tuaj, sot është dita të dëgjoni zërin. Zëri i Perëndisë ju thërret në pendim nga mëkatet dhe besimin tek Jezus Krishti.

Lutja jonë është që ta dëgjoni zërin, sot. Zoti ju bekoftë.

0 komente për: The Voice

Shto Komentin

  • Përfshihu
  • Regjistrohu në faqe
  • Komento artikujt
  • Voto artikujt dhe komentet
  • Na kontakto me pyetje
  • Bëj sugjerime për përmirësime
  • Dhuro
  • Dhuratë për ty
  • Në dallim nga cdo besim tjetër, jeta e përjetshme sipas Biblës është një dhuratë që ofrohet falas dhe vetëm duke besuar tek Jezus Krishti... më tepër
  • Rreth albavizion.com
  • është një faqe e përkushtuar mësimit dhe shpjegimit të Biblës për të gjithë ata që kanë interes për të mësuar rreth krishtërimit sipas interpretimit biblik në dallim nga traditat fetare ose sociale.
Copyright 2014, albavizion.com - të gjitha të drejtat e rezervuara Kontaktoni me ne