Kjo pyetje përmban disa çështje
të cilat shpresojmë t’i
sqarojmë në këtë
artikull.
Së pari, e vërteta
nuk mund të përcaktohet nga
popullariteti ose jo popullariteti i
saj. Fakti që feja Islame rritet
dita ditës nuk tregon që ajo
është e vërtetë.
Nëse do të ishim në Indi,
atëherë pa tjetër do
konkludonim që feja e vërtetë
është Hinduizmi. Për
shkak të popullaritetit apo përqindjeve,
nëse do të shkonim në
lindjen e largme në Azi do konkludonim
se feja e vërtetë është
Bahai apo ndonjë formë tjetër
feje meditimi, nëse do shkonim
në lindjen e mesme do konkludonim
se feja e vërtetë është
Islamizmi, nëse do shkonim në
Evropë do konkludonim se feja e
vërtetë është Humanizmi.
Patjetër që ne nuk e mohojmë
faktin se feja Islame është
rritur, megjithëse jo aq shumë
sa disa statistika pretendojnë,
dhe në mjaft vende është
rritur me dhunë ose forma të
tjera presioni, si psh në mjaft
shtete në Afrikë, megjithatë
numrat nuk përcaktojnë asgjë.
Nëse e vërteta do varej nga
numrat atëherë ka më
tepër të krishterë në
botë sesa muslimanë, ose çfarë
konkluzioni do kishte një njeri
në vitin 500 pas Krishtit kur Islamizmi
nuk kishte lindur akoma?
Prandaj, e vërteta
nuk gjykohet nga numri i njerëzve
që e besojnë apo kundërshtojnë
atë.
Së dyti, Jezusi
vetë tha që rruga që
të çon në shkatërrim
është e gjërë dhe
shumë veta janë në atë
rrugë.
Mateu
7:13-15
Hyni nga dera
e ngushtë, sepse e gjërë
është dera dhe e hapur është
udha që të çon në
shkatërrim, dhe shumë janë
ata që hyjnë nëpër
të.
Përkundrazi sa e ngushtë është
dera dhe sa e vështirë është
udha që çon në jetë!
Dhe pak janë ata që e gjejnë!
Ruhuni nga profetët e rremë,
të cilët vijnë te ju
duke u shtënë si dele, por
përbrenda janë ujqër
grabitqarë.
Këtu nuk bëhet fjalë
vetëm për ata njerëz
që ne do t’i quanim “të
këqinj” por edhe ata njerëz
që janë fetarë, por kanë
refuzuar flijimin e Perëndisë
për mëkatet e njerëzimit,
gjakun e Jezus Krishtit në kryq.
Përsa i përket
Islamizmit le të theksojmë
këto gjëra. Ka shumë
muslimanë që janë njerëz
të mirë, të drejtë,
te ndershëm dhe mësojnë
gjëra të mira në fenë
e tyre. Këtë nuk e vëmë
aspak në dyshim. Megjithëse
ka shumë njerëz që abuzojnë
në emër të Islamizmit
(terroristë apo të kallëpit
të tyre), ne nuk kemi gjykuar fenë
Islame në bazë të njerëzve
të tillë. Ne kemi gjykuar
fenë Islame në bazë të
thënieve të Kuranit dhe Muhamedit
në Hadith, dhe vetë shembullit
të profetit Muhamed.
Fakti është
që shumica e muslimanëve nuk
janë të njohur me ato fakte
që ne kemi prezantuar këtu,
dhe disa prej tyre nxehen kur lexojnë
këto artikuj, pikërisht për
këtë arsye. Le të shpjegojmë
përsëri, që asnjë
gjë e prezantuar në artikujt
tanë nuk është shpikur
nga ne apo keqinterpretuar. Për
çdo gjë që kemi thënë,
kemi dhënë referencën
përkatëse nga Kurani ose Hadith-i.
Ka
dy reagime kryesore kur një musliman
mëson shumë nga këto
gjëra që ne kemi paraqitur
në artikujt në lidhje me fenë
Islame. Kategoria e parë përbëhet
nga ata që refuzojnë gjithçka
negative që faktet prezantojnë
në lidhje me fenë Islame,
Kuranin dhe Muhamedin. Kjo ndodh sepse
ata kanë vendosur se çfarë
do të besojnë në lidhje
me fenë Islame dhe asnjë fakt
nuk ia ndryshon dot mendjen, dhe as
nuk duan të dëgjojnë
apo të konsiderojnë mundësinë
se këto gjëra janë të
vërteta. Kategoria e dytë
përbëhet nga ata njerëz
që pasi ballafaqohen me këto
fakte, duan të dinë më
tepër nëse këto janë
kështu apo jo, atëherë
studiojnë burime të ndryshme
pro edhe kundër dhe pastaj vendosin
në bazë të burimeve që
kanë gjetur.
Qëllimi ynë nuk është
aspak të ofendojmë fenë
Islame apo besimtarët muslimanë.
Ne thjesht duam t’i prezantojmë
ata me disa fakte që ndoshta asnjë
herë nuk do t’i mësonin
nga burime Islamike. Dhe meqënëse
është besimi ynë se shumë
njerëz muslimanë janë
njerëz të ndershëm, dhe
mirëdashës, atëherë
qëllimi ynë është
t’i tregojme atyre faktet se historia
e Islamizmit është bazuar
në parime që edhe ata vetë
nuk bien dakord dhe nuk praktikojnë.
Pse do të donte një njeri
i ndershëm të ndiqte një
fe që mëson praktikimin e
dhunës, trajtimin degridues të
grave, mohimin e të drejtave themelore
të njeriut, lejon poligaminë,
etj, etj.
Por çështja
kryesore nuk është a mëson
Islamizmi gjëra të mira apo
të keqija, në fund të
fundit çdo fe mëson disa
gjëra të mira. Unë mund
të shpik një fe sot që
mëson mjaft gjëra të
mira, apo të gjitha gjërat
e mira, por kjo nuk do të thotë
se unë jam profet i Zotit. Pika
kulmore me të cilën çdo
fe përballet është Jezus
Krishti.
Bibla
flet shumë qartë se kush Jezusi
dhe çfarë bëri Ai për
ne. Islamizmi mohon se Jezusi vdiq në
kryq për mëkatet tona dhe
u ringjall. Islamizmi mohon se ne mund
të marrin faljen e mëkateve
nga Perëndia duke besuar tek gjaku
i Krishtit. Kjo është çështja
kryesore, dhe jo sa gjëra të
mira mëson Islamizmi. Padyshim
mund të gjesh parime të mira
që Islamizmi mëson, por parime
të mira i gjen në çdo
fe.
Ajo që dallon Krishtërimin
nga çdo fe tjetër, është
fakti se Krishtërimi mëson
se shpëtimi ynë është
vetëm në Jezus Krishtin dhe
jo meritë e jona. Prandaj çështja
qëndron se çfarë besojmë
ne për Krishtin.
Nuk
është mjaft të themi
se Jezusi është një profet,
megjithëse Ai ishte i tillë,
por Jezusi ishte më tepër
se aq. Prandaj të thuash se Jezusi
ishte vetëm një profet, në
të vërtetë do to thotë
të mohosh Atë komplet dhe
ta quash atë gënjeshtar. Ai
tha që ishte e vetmja rrugë
për shpëtim. Kjo thënie
është serioze, ose e besojmë
ose jo. Nuk ka rrugë të mesme.
Nëse nuk e besojmë atëherë
e quajmë Atë gënjeshtar,
që të ketë thënë
diçka që s’është
e vërtetë. Islamizmi është
ndërtuar i tëri mbi një
njeri të vetëm, Muhamedin.
Ai ishte i vetmi dëshmitar i vegimeve
dhe thënieve të Allahut. Bibla
mbështetet në një traditë
1600 vjeçare në shumë
njerëz e profetë. Jezusi iu
shfaq më shumë se 500 dëshmitarëve
pas ringjalljes, shumica e të cilëve
dhanë jetën për të
nën persekutimin Romak. Si mundet
atëherë Muhamedi të thotë
se Krishti nuk u ringjall apo nuk vdiq
në kryq! Dikush po gënjen,
ose Bibla ose Kurani! Nuk ka zgjidhje
të mesme. Ne kemi fjalën e
një njeriu 600 vjet pas Krishtit
kundrejt qindrave që ecën,
jetuan me të, dhe e panë atë
të kryqëzuar dhe të ringjallur.
Këtu qëndron
e gjithë dilema. Në qoftë
se Jezus Krishti ishte thjesht një
profet do të thotë që
ne nuk mund të shpëtohemi
me anë të Tij, dhe shpëtimi
varet nga veprat që ne bëjmë.
Mjaft veta do të preferonin ndoshta
që shpëtimi të varej
nga veprat e tyre, por le të theksojmë
se nëse ata e vendosin besimin
tek ato vepra për t’i çuar
në parajsë, standarti që
Perëndia kërkon nuk është
mbi 50% vepra të mira, por 100%
vepra të mira sepse Ai vetë
është i shenjtë. Prandaj
Jezusi vdiq në kryq për ne
duke marrë atë mallkim që
mëkatet sillnin mbi ne, sepse veprat
tona sado të mira nuk arrinin dot
drejtësinë e Perëndisë.
Shpresojmë që
të kemi sqaruar sadopak pyetjen
tënde. Ajo që ne dëshirojmë
është thjesht të prezantojmë
njerëzit me faktet, dhe është
në dorën e tyre nëse
do t’i besojnë, refuzojnë,
apo injorojnë ato. Lutja jonë
është që të paktën
secili të shikojë të
gjitha anët para se të marrë
një vendim.
Zoti të bekoftë
dhe faleminderit për pyetjen tënde.
Sinqerisht,
Stafi, Albavizion.com