 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Të
dashur vizitorë! Në këtë faqe do të
botojmë përgjigjet e pyetjeve tuaja. Qëllimi
i pyetjeve është që ne mund t'ju ndihmojmë
me përgjigjet nga Bibla, prandaj mirëpresim të
gjitha pyetjet tuaja në lidhje me Biblën, Jezusin,
Perëndinë, evolucionin, krijimin, dhe çdo
gjë tjetër që lidhet me temat shpirtërore.
Atëherë, mund të na dërgoni pyetjen tuaj
duke shkuar tek faqja e kontaktit,
ose në të kundërtën kthehuni përsëri
tek kjo faqe së shpejti për të parë pyetjet
e vizitorëve të tjerë. Zoti ju bekoftë. |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Pse
nuk duhet të predikojnë gratë
dhe të mos flasin në kishë
në bazë të letrës
së Palit drejtuar Korintasve. |
| |
Kjo
është një pyetje sa e
mirë aq edhe delikate. Ne vlerësojmë
pyetjen tuaj, dhe më poshtë
po ju japim përgjigje sipas Biblës.
Vargu
që ti përmende gjendet tek
1Korintasve14:34,
35 ku Bibla thotë:
Gratë tuaja
të heshtin në kishë,
sepse nuk u lejohet të flasin,
por duhet të nënshtrohen,
sikurse thotë edhe ligji.
Dhe në qoftë
se duan të mësojnë ndonjë
gjë, le të pyesin burrat e
tyre në shtëpi, sepse është
e turpshme për gratë të
flasin në kishë.
Një
nga parimet kyresore të studimit
të Biblës është
që asnjë doktrinë nuk
duhet bazuar mbi një varg të
vetëm, pasi vetë Zoti thotë
që çdo gjë duhet të
vërtetohet në gojën e
dy ose tre dëshmitarëve (2Korintasve
13:1).
Një parim tjetër kryesor është
që asnjë varg nuk duhet lexuar
jashtë kontekstit
në të cilin ndodhet, prandaj
një kuptim i kontekstit të
kapitullit 14 ku ky varg ndodhet është
i domosdoshëm për të
shpjeguar kuptimin e vargjeve në
fjalë.
Me këto dy parime në mendje,
le të shohim çfarë
do të thonë vargjet e mësipërme.
Së pari, ne dimë se letra
e parë drejtuar Korintasve, i drejtohet
një kishe të mbushur me probleme.
Apostulli Pal e shkruan këtë
letër për t’i korrigjuar
Korintasit për mësimet e gabuara
që ata po mësonin në
kishë. Korintasit ishin të
rinj në besim, dhe kisha ishte
e mbushur me probleme të shumta.
Shiko çfarë thotë Pali
tek 1Korintasve
3:1-3
Dhe unë,
o vëllezër, nuk munda t`ju
flas si njerëz frymëror, por
ju fola si njerëz të mishit,
si foshnja në Krisht.
Ju dhashë qumësht për
të pirë dhe nuk ju dhashë
ushqim të fortë, sepse nuk
ishit në gjendje ta asimilonit,
madje edhe tani jo, sepse jeni akoma
të mishit;
në fakt sepse midis jush ka smirë,
grindje e përçarje a nuk
jeni të mishit dhe a nuk ecni sipas
mënyrës së njerëzve?
Pra, ndër këto probleme përmendim,
smirën, grindjet, përçarjet,
xhelozinë, kurvërinë
(kap 5), gjyqet midis njëri-tjetrit
(kap 6), keqkuptimi ndaj lidhjeve martesore
(kap 7,8,9) dhe idhujve (kap 8), keqpërdorimi
i Dakrës së Zotit (kap 11),
dhe dhuntive frymërore (kap 12,14).
Dmth, ngado që ta kapje kjo kishe
kishte aq shumë probleme saqë
Pali përdor shumicën e letrës
për t’i korrigjuar ata në
ato gabime. Ky është konteksti
edhe i kapitullit 14, ku duket qartë
që Korintasit po keqpërdoronin
dhuntinë e të folurit në
gjuhë të panjohura. Pavarësisht
nëse dikush beson se këto
dhunti janë apo jo në funksionim
sot, ajo që duket qartë nga
kapitulli 14 është se Pali
i qorton besimtarët në Korint
për keqpërdorimin e këtyre
dhuntive. Një analizë e shkurtër
e kapitullit na mëson se kisha
mbante takime ku të gjithë
fillonin të flisnin në gjuhë
të panjohura dhe bëhej një
rrëmujë që askush s’e
merrte vesh se çfarë po
ndodhte (ashtu siç bëjnë
mjaft kisha sot).
Psh, në vargun 23 Pali thotë:
Pra, në qoftë
se, kur gjithë kisha është
mbledhur në një vend, të
gjithë flasin gjuhëra dhe
hyjnë profanë ose jobesimtarë,
a nuk do të thonë se ju kanë
dalë mendtë?
Pra, në mes të një rrëmuje
të tillë, duket qartë,
që historikisht, ajo që po
ndodhte, është që shumë
prej këtyre besimtarëve po
mësonin dhe praktikonin gjëra
të gabuara, që ndikonte në
dëshminë e kishës ndaj
jobesimtarëve. Mesa duket disa
nga gratë e kishës ishin përfshirë
në mësimin e këtyre doktrinave,
prandaj në këtë kontekst
apostulli Pal, e udhëron kishën
që gratë të mos vazhdojnë
më as duke mësuar as duke
praktikuar këtë gjë në
kishë, prandaj Pali thotë
që të heshtin. Kjo padyshim
nuk do të thotë që gratë
nuk mundet të hapin gojën
në kishë dhe të thonë
asnjë fjalë, sepse nëse
Bibla do mësonte këtë,
atëherë do të thotë
që gratë as duhet të
këndojnë, apo të thotë
“Mirëmengjes” njëri-tjetrit,
që kuptohet nuk është
e saktë. Por meqënëse
ajo kishë kishte këto lloj
problemesh Pali i këshillon ata
veçanërisht që ajo
gjë të ndalonte.
Duke qënë se libri i parë
drejtuar Korintasve i drejtohet një
kishe me probleme nga më të
ndryshmet, duhet theksuar se është
një gjë e rrezikshme të
shkosh vetem tek ky libër pa krahasuar
vargje me libra të tjerë,
sepse rrezikon të mësosh një
gjë të gabuar.
Çdo gjë duhet krahasuar
me vargje të tjera. Një pasazh
tjetër, që hedh mjaft dritë
në lidhje me pyetjen në fjalë
gjendet tek 1Timoteut
2:11,12
Gruaja le të
mësojë në heshtje dhe
me çdo nënshtrim.
Nuk e lejoj gruan që të mësojë,
as të përdori pushtet mbi
burrin, por të rrijë në
heshtje.
Sipas këtij vargu, Zoti ka caktuar
burrat që të jenë pastorë
ose drejtues të kishës, dhe
grave nuk u lejohet kjo pozitë.
Të gjithë ata që kundërshtojnë
një mendim të tillë duhet
të lexojnë 1Timoteut
3:2 ku Bibla thotë:
Duhet, pra, që
peshkopi të jetë i patëmetë,
burrë i një gruaje të
vetme, të jetë i përmbajtur,
i arsyeshëm, i matur, mikpritës,
i zoti të mësojë të
tjerët,
Sipas këtij vargu duhet që
pastori (apo drejtuesi i kishës,
i quajtur peshkop këtu) duhet që
të jetë burri i një gruaje
të vetme. Sipas Biblës martesa
është përkufizuar si
lidhje e një mashkulli me një
femër, prandaj drejtuesi i kishës
nuk mund të jetë grua pasi
nuk mundet që një grua të
jetë “burri i një gruaje
të vetme” siç e thotë
qartë ky varg. E kuptojmë
që në këtë pikë
shumë njerëz mund të
nxehen apo keqkuptojnë atë
që Bibla mëson, prandaj le
ta zgjerojmë këtë më
tej.
Sipas Biblës, Zoti krijoi Adamin
(burrin) të parin dhe më pas
Evën (gruan) nga brinja e Adamit.
Të dy janë të barabartë
përpara Zotit, por secili ka detyra
të ndryshme, për të ruajtur
rregullin dhe ekuilibrin që Zoti
kërkon në shoqëri, familje,
etj. Fakti që si mashkulli ashtu
edhe femra janë të barabartë
në sy të Zotit shihet qartë
gjatë gjithë Biblës,
por pozita e dhënë nga Perëndia
secilit është e ndryshme.
Tek 1Korintasve11:3
Bibla thotë:
Por dua që
të dini se kreu i çdo njeriu
është Krishti, edhe kreu i
gruas është burri; edhe kreu
i Krishtit është Perëndia.
Ky varg shpesh herë keqinterpretohet
duke thënë se Bibla mëson
se gratë janë më poshtë
se burrat. Bibla nuk e mëson një
gjë të tillë, por Bibla
mëson se Zoti ka caktuar rrole
të ndryshme për secilin.
Psh
në të njëjtin kapitull,
1Korintasve
11:11,12 thuhet:
Gjithsesi në
Zotin as burri s`është pa
gruan, as gruaja pa burrin,
sepse sikurse gruaja vjen nga burri,
ashtu edhe burri lind nëpërmjet
gruas, dhe çdo gjë vjen
nga Perëndia.
Pra, është e qartë që
përpara Zotit të gjithë
janë njëlloj përsa i
përket identitetit. Në vargun
3 që cituam më lart (në
të njëjtin kontekst) thuhet
se kreu i Krishtit është Perëndia.
Duke ditur se Bibla mëson se Perëndia
egziston në Atin, Birin, dhe Frymën
e Shenjtë, vargu tregon qartë
që nuk do të thotë se
Krishti është më
poshtë
se Ati apo Fryma, por Ai thjesht kishte
një rrol apo pozitë tjetër
në misionin e Perëndisë
për shpëtimin e njerëzve,
prandaj u nënshtrua vullnetit të
Atit.
Në të njëjtin kontekst
duhet kuptuar edhe shprehja se koka
e gruas është burri. Pra Zoti
ka caktuar burrin si personin përgjegjës
për drejtimin e familjes dhe gruaja
duhet të ndjekë drejtimin
e tij. Për këtë
arsye
ne kuptojmë se Zoti do të
mbajë burrin përgjegjës
për vendimet e marra për drejtimin
e familjes.Ky parim duket qartë
gjatë gjithë Biblës.
Psh, tek Romakët
5:12 duke folur për Adamin
Bibla thotë:
Prandaj, ashtu
si me anë të një njeriu
të vetëm mëkati hyri
në botë dhe me anë të
mëkatit vdekja, po ashtu vdekja
u shtri tek të gjithë njerëzit,
sepse të gjithë mëkatuan;
Në fakt, ishte Eva ajo që
mëkatoi e para dhe jo Adami, por
këtu thuhet se mëkati erdhi
nëpërmjet Adamit, pra duket
qartë që Zoti i kërkoi
llogari Adamit për shkak të
ardhjes së mëkatit, sepse
ishte detyra e atij që drejtonte
familjen sipas Fjalës që Zoti
kishte thënë.Prandaj, tek
2 Timoteut, Bibla thotë se gruaja
nuk duhet të përdori pushtet
mbi burrin, dmth Zoti dëshiron
që vetëm burrat të bëhen
pastorë ose drejtues të kishës,
sepse ajo pozitë është
një pozitë autoriteti. Kjo
nuk do të thotë që gratë
nuk mundet të mësojnë
Fjalën e Perëndisë të
tjerëve, apo që ato të
mos shpallin ungjillin, në të
kundërt çdo njeri e ka këtë
detyrë para Zotit, por Zoti ka
caktuar burrin si drejtues të kishës.Le
të mos harrojmë, nga ana tjetër,
Bibla vë një standart shumë
të lartë për burrat në
lidhje se si duhet t’i trajtojnë
gratë e tyre.
P.sh. tek Efesianëve
5:25 Bibla thotë:
Ju, burra, t`i
doni gratë tuaja, sikurse edhe
Krishti ka dashur kishën dhe e
ka dhënë veten e vet për
të.
Ky është një standart
shumë i lartë që Zoti
pret prej burrave në trajtimin
e grave të tyre. Të duash
gruan si Krishti deshi kishën do
të thotë që të mendosh
për atë përpara se të
mendosh për veten, të sakrifikosh
për atë më shumë,
ta mbrosh, duash atë, të kujdesesh,
sigurosh për të, dhe po të
jetë nevoja të japësh
edhe jetën për të. Kështu
e deshi Krishti kishën, apo jo?
Pra, në përfundim le të
themi këto; sipas Biblës si
burri ashtu edhe gruaja janë të
barabartë përpara Zotit. Zoti
ka caktuar burrin si drejtues të
familjes dhe kishës së tij,
dhe brenda kësaj strukture që
Ai krijoi, secili duhet të bëjë
detyrën e vet, duke kuptuar se
në fund të fundit punojmë
për lavdinë e Zotit dhe jo
tonën.
|
 |
|
|
|
|
|
|