Në
biseda me mjaft njerëz për egzistencën e Zotit,
shpesh herë dëgjon mendimin që Zotin e kanë
krijuar (dmth shpikur) njerëzit, dhe jo anasjelltas.
Padyshim që ky mendim është i drejtë.
Psh që nga lashtësia e deri tani njerëzit vazhdojnë
të shpikin zotër nga më të ndryshëm.
Pothuajse çdo qytetërim i zhvilluar ose pazhvilluar
ka shpikur një apo shumë zotër. Babilonasit
kishin një shumicë zotash. Në Greqinë
e lashtë ekzistonte një Zot pothuajse për çdo
fushë të jetës. Romakët, nuk ishin aspak
mbrapa në këtë drejtim. Në shoqëritë
moderne sot ka gjithashtu shumë zotër. Zoti më
i madh ndoshta është paraja. Ju duket çudi
që ne e quajmë atë Zot? Çfarë është
Zoti në fund të fundit? Është ai që
ka fuqi të krijojë diçka dhe të kontrollojë
jetët e njerëzve. A nuk e bën paraja këtë,
për shumë njerëz? Për shumë njerëz
sot, paraja i dikton se ku do të jetojnë, si do
të jetojnë, ku do të shkojnë apo nuk do
të shkojnë, çfarë gjërash do bëjnë
apo nuk do të bëjnë dhe lista vazhdon pa fund!
Dhe ju mendoni që nuk është paraja zoti i shumë
njerëzve? E tërë jeta e tyre kontrollohet dhe
sillet rreth parasë, por nuk qënka paraja zoti i
tyre? Padyshim që është. Për disa të
tjerë zoti i tyre është shkenca ose arsimi!
Ka njerëz që besojnë çdo gjë që
shkenca thotë, pa asnjë dyshim apo kundërshtim.
Me fjalë të tjera, nëse diçka ka vulën
e shkencës, atëherë ajo është e padiskutueshme
për shumë njerëz! Atëherë nuk qënka
kjo një zot për shumë njerëz? Disa besojnë
që çdo gjë që thotë Bibla është
e padiskutueshme, atëherë pse nuk qënka shkenca
zoti i disave, që nuk vënë trurin në punë
të shikojnë së çfarë po thuhet,
po thjesht e pranojnë atë si të vërtetë
për sa kohë që mban vulën e shkencës!
Le të mos harrojmë, që vulat janë një
gjë delikate! Njerëzit kanë gjetur anën
të kopjojnë dhe manipulojnë çdo lloj
vule! Pra besoj se të gjithë biem dakort që
njerëzit kanë shpikur dhe vazhdojnë të
shpikin zotër të ndryshëm! A do të thotë
kjo që nuk ka asnjë Zot që ka krijuar universin?
A do të thotë kjo që Zoti i Biblës është
krijesë e njerëzve? Ka një dallim midis Zotit
të Biblës dhe shumicës së zotërve
të tjerë (përveç dallimeve të tjera).
Dallimi qëndron se Zoti i Biblës ka dhënë
një libër që dëshmon për atë
si krijues me anë të fakteve shkencore, që
shkenca nuk i zbuloi mijëra vjet pasi ishin shkruar në
Bibël, dhe me anë të profecive që japin
detaje të hollësishme të së ardhmes! Asnjë
zot tjetër në Botë nuk e bën këtë.
Lexoni artikullin “Krijimi
apo Evolucioni” për të parë një pasqyrim
të kësaj teme. Në fakt në Bibël,
Zoti flet shumë rreth zotërve të tjerë.
Le të shikojmë disa nga këto pasazhe.
Psalmi
115:2-8
Sepse
do të thonë kombet: “Ku është tani Perëndia
i tyre?” Por Perëndia ynë është në
qiejtë dhe bën tërë atë që i
pëlqen. Idhujt e tyre janë argjend dhe ar, vepër
e duarve të njeriu. Kane gojë por nuk flasin, kany
sy por nuk shohin, kanë veshë por nuk dëgjojnë,
kanë hundë por nuk nuhasin, kanë duar por nuk
prekin, kanë këmbë por nuk ecin; me grykën
e tyre nuk nxjerrin asnje zë. Njëlloj si ata janë
ata që i bëjnë, tërë ata që
u besojnë atyre.
Këtu
shihet qartë çfarë mendon Zoti i vërtetë
për zotërit e tjerë të krijuar nga njerëzit.
Ata janë thjesht të paaftë të dëgjojnë,
shikojnë, komunikojnë me njerëzit, e jo më
t’i ndihmojnë me problemet e tyre apo të kenë
krijuar gjithësinë. Në vargun e fundit thuhet
qartë që njësoj si këta idhuj (zotër),
janë edhe ata që i besojnë atyre. Dmth, sipas
Zotit, njerëzit që vënë besimin në
zotër të rremë, kanë sy por nuk shikojnë
dot të vërtetën, sepse besimi i tyre në
zotër të rremë i mban në errësirë.
Kjo është arsyeja pse një nga 10 urdhërimet
që Zoti dha në Dhjatën e Vjetër thotë
që njerëzit nuk duhet të mbajnë idhuj,
statuja, apo imazhe dhe t’i adhurojnë ata, sepse ata
nuk vlejnë fare, as kanë ndonjë forcë.
Dhe kuptohet që të gjithë e dimë një
gjë të tillë, por njerëzit janë supersticiozë
prandaj bëjnë gjëra të tilla. Bibla thotë
që të gjithë ata që duan të adhurojnë
Zotin e vërtetë, duhet të adhurojnë “në
frymë dhe në të vërtetën”, jo me
një statujë përpara, apo t’i luten një
statuje, qoftë kjo edhe një statujë që
përfaqëson Jezusin! Jezusi vetë, nuk kërkoi
asnjëherë një adhurim të statujave apo
kryqeve! Jezusi është i gjallë, jo në
kryq, dhe ne mund ta adhurojmë Atë drejtpërdrejt.
Atëherë, kush krijoi Zotin dhe kush krijoi njeriun?
Zoti i Biblës krijoi njeriun, njeriu krijoi shumë
zotër, që nuk kanë as sy, as veshë, as
dëgjojnë apo kuptojnë gjë. Njeriu modern
nuk është aspak më mirë se njeriu i lashtë
që krijoi shume zotër dhe idhuj. Ai mund të
mos ketë sot të njëjtët zotër, por
ka krijuar plot zotër të rremë, që kontrollojnë
jetën e tij.
Le
të shohim një pasazh nga Bibla, një histori
mbi jetën e apostullit Pal, kur ishte në Athinë.
Veprat
e Apostujve 17:16, 21-30
“Atëherë
gjithë Athinasit dhe të huajt që banonin atje
nuk e kalonin kohën më mirë sesa duke folur
ose duke dëgjuar ndonjë fjalë të re. Atëherë
Pali, duke qëndruar në këmbë në mes
të Areopagut, tha: “O burra athinas, unë shoh se
në të gjitha gjërat ju jeni shumë fetarë”.
Sepse, duke ecur e duke vënë re objetet e kultit
tuaj, gjeta edhe një altar mbi të cilin është
shkruar: “PERËNDISË SË PANJOHUR”. Atë,
pra, që ju e adhuroni pa e njohur, unë po jua shpall.
Perëndia që bëri botën dhe të gjitha
gjërat që janë në të, duke qënë
Zot i qiellit dhe i tokës, nuk banon në tempuj të
bërë nga duart e njeriut, dhe as shërbehet
nga duart e njerëzve, sikur të kishte nevojë
për ndonjë gjë, sepse ai u jep të gjithëve
jetë, hukatje dhe çdo gjë; dhe ai ka bërë
nga një gjak i vetëm të gjitha racat e njerëzve,
që të banojnë në mbarë faqen e dheut,
dhe caktoi kohërat me rradhë dhe caqet e banimit
të tyre, që të kërkojnë Zotin, mbase
mund ta gjejnë duke prekur, ndonëse ai nuk është
larg nga secili prej jush. Sepse në të ne jetojmë,
lëvizim dhe jemi, sikurse kanë thënë edhe
disa nga poetët tuaj: “Sepse jemi edhe ne pasardhës
të tij”. Duke qënë, pra, se ne jemi pasardhës
të Perëndisë, nuk duhet të mendojmë
që natyra e perëndishme është e ngjashme
me arin ose me argjendin, ose me gurin ose me një vepër
arti të latuar dhe të shpikur nga njeriu. Perëndia,
pra, duke kaluar përmbi kohërat e padijes, i urdhëron
të gjithë njerëzit dhe kudo që të
pendohen.
Kjo
ndodhi rreth 2000 vjet më parë në Athinë,
ku apostulli më i madh i Krishtërimit mbajti këtë
fjalim përpara popullit të Athinës. Greqia
ishte një vend i mbushur me zotër të krijuar
nga njerëzit, dhe në këtë pasazh thuhet
se apostulli Pal pa një statujë me mbishkrimin “PERËNDISË
SË PANJOHUR”. Pali shpjegon qartë që Zoti i
vërtetë nuk është prej guri, druri, apo
asnjë materiali tjetër, dhe ai u shfaq atyre Perëndinë
e vërtetë. Të dashur lexues, me të njëjtën
dëshirë dhe dashuri po ju shfaqim edhe ne sot Zotin
për të cilin apostulli Pal predikoi në Athinë
2000 më parë. Është i njëjti Zot,
që nga dashuria e madhe për krijesat e tij, dërgoi
Birin e Tij, Jezus Krishtin për të vdekur në
kryq për mëkatet e njerëzimit, duke mbajtur
dënimin e Perëndisë mbi trupin e tij për
mëkatet tona, në mënyrë që ne të
kemi shpëtimin nga këto mëkate, dhe paqe me
Perëndinë me anë të gjakut të Krishtit.
Lutja jonë është që ju të hapni zemrën
dhe ta pranoni atë sot, nëse ende nuk e keni marrë
këtë vendim. Zoti ju bekoftë.