Një
nga temat më prekëse kur vjen puna rreth debateve
midis të krishterëve dhe muslimanëve është
ajo e trajtimit të grave. Këtu nuk bëhet fjalë
vetëm për perçet, dhe në fakt as që
do të merremi me perçet në këtë
artikull. Nëse gratë muslimane duan ta mbulojnë
veten e tyre, kjo është puna e tyre, përpara
burrave të tyre, por në shoqërinë e shekullit
21, trajtimi i grave është shpesh herë në
qendër të vëmendjes.
Këtu
nuk do të sjellim shembuj se si filani ka trajtuar gruan
e tij, por do të shohim nga burimet e të dy besimeve,
pra Bibla dhe Kurani se si duhet të trajtohen gratë
dhe çfarë mësojnë këto libra vetë.
Shpesh
herë në forume apo diskutime të ndryshme lexon
nga gra muslimane që shkruajnë se janë shumë
të lumtura në islam dhe mënyrën si trajtohen
nga burrat e tyre. Le të themi se së pari për
çdo dëshmi të tillë ne mund të
sjellim 100 të tjera që thonë komplet ndryshe,
por kjo nuk është mënyra e drejtë, dhe
në vend që të merremi me llafe e thashetheme,
se si e trajtoi ky atë, dhe çfarë i bëri
ai asaj, më mirë shikojmë vetë nga librat
e shenjtë të dy feve.
Në
qoftë se një grua muslimane trajtohet me nder e
respekt nga burri i saj, ne jemi të lumtur për këtë
gjë, por kjo nuk është si pasojë e ndekjes
së Kuranit, në të kundërt kjo është
pasojë e mos ndjekjes së Kuranit, sepse nëse
një njeri do ndjekë Kuranin, shikoni se si do të
sillet:
1.
Dëshmia e një gruaje vlen sa gjysma e dëshmisë
së një burri.
Sura
2:82
…Kërkoni
të dëshmojnë dy dëshmitarë burra
nga mesi juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra,
atëherë një burr e dy gra, nga dëshmitarët
që i pëlqeni. (Dy gra në vend të një
burri)…
Siç
do e shohim edhe më poshtë, jo vetëm që
Kurani nuk mëson barazinë e burrit me gruan, por
në të kundërt gratë shikohen si qënie
më të ulta. Pse duhet të jetë dëshmia
e një gruaje sa gjysma e një burri? Çfarë
kanë burrat 4 sy dhe gratë 2? Meqë ra fjala,
unë që e shkruaj këtë artikull jam burrë,
jo grua! Është ofenduese të shikosh muslimanët
të citojnë vargje të ndryshme nga Kurani që
gjoja mësojnë barazinë e burrit dhe gruas.
Këto vargje që po citojmë janë të
qarta se çfarë mëson Kurani.
2.
Burrat mund të rrahin gratë e tyre.
Sura
4:34
Burrat
janë përgjegjës për gratë, ngase
All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe
ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj,
me atë që All-llahu i bëri të ruajtura,
gratë e mira janë respektuese, janë besnike
ndaj të fshehtës. E ato që keni dro kryelartësisë
së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati
(e më në fund), edhe rrahni (lahtë, nëse
nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse
ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj
tyre. All-llahu është më i larti, më i
madhi.
Si
mund të pretendojë dikush barazi midis gruas dhe
burrit në islam nëse burrat mund të rrahin
gratë e tyre? Përkthimi i disa versioneve të
Kuranit thotë në kllapa që t’i rrahin lehte
gratë, kur në fakt në disa përkthime të
tjera është përkthyer rrihni rëndë
ose fshikulloni. E njëjta fjalë në arabisht
që është përkthyer këtu rrihni (lehtë),
është përdorur për rrahjen e kafshëve
(gamileve) dhe kriminelëve. Por nejse, çfarëdo
rrahje të jetë, kur Kurani i jep të drejtë
një burri të rrahi gruan, më thoni ju se po
vajti puna deri tek e rrahura një burrë do ndalojë
të sigurohet që po e rreh lehtë dhe jo rëndë
gruan e tij?!!! Pastaj kush është përkufizimi
i fjalës “lehtë”?
3. Burrat mund të martohet
deri me 4 gra.
Sura
4:3
Në
qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë
ndaj bonjakëve, atëherë martohuni me ato gra
që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E
nëse i frikoheni padrjtësisë (ndaj tyre), atëherë
vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni
nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim)
është më afër që të mos gaboni.
Kuptohet
që ky ligj nuk vlente për Muhamedin, pasi ai kishte
bekimet e mëdha të Allahut dhe lirinë të
martohej me nga 9-22 gra.
Pra,
të kthehemi edhe një herë tek barazia e burrit
me gruan. Një burrë mund të martohet me katër
gra njëherësh (dhe t’i divorcojë kur të
dojë ai, siç do shohim më poshtë), por
gruaja nuk ka të njëjtat të drejta. Nga njëra
anë është më mirë që nuk martohen
dot me katër burra, e merrni dot me mend ç’do
të ndodhte sikur secili të inatosej e ta rrihte
atë një herë në ditë? Nejse, kjo
është hipotezë… Atëherë, si mund
të pretendojnë muslimanët se Kurani predikoka
barazi? Barazi do të thotë 1 = 1 jo 1 = 4! Shkoni
në çdo klasë të parë në botë
dhe po i thatë kalamajve se 1 = 4 ata do të tallen
me ju, por fatkeqësisht ka shumë të rritur
që e hanë (dmth besojnë) këtë lloj
shpjegimi.
Tani
le të flasim specifikisht. Cili baba mezi pret t’ja japë
vajzën e tij një burri të martuar me 1, 2 apo
tre gra të tjera? Cila grua mezi pret të martohet
me një burrë të martuar? E dini sa probleme
sociale sjell një gjë e tillë? Kjo shkakton
aq shumë probleme saqë edhe në vendet islamike
ku poligamia është e ligjshme, kjo nuk praktikohet
në masë. Mendoni pak vetëm xhelozinë midis
grave! Po xhelozinë ndaj fëmijëve me gruan
apo gratë e tjera? Si mund të ketë paqe në
një familje të tillë? Në një familje
me dy prindër shumë fëmijë ndihen sikur
nuk trajtohen njësoj, po ç’bëhet vallë
në një “familje”, nëse mund ta quajmë
të tillë, me fëmijë nga deri katër
gra të ndryshme me të njëjtin baba që
jetojnë në një shtëpi?
Një
mësim i tillë është katastrofë e
pashmangshme. Por Kurani e lejon një gjë të
tillë. Edhe njerëzit vetë në këto
shoqëri e dinë fare mirë që kjo nuk është
as praktikë as normale që të praktikohet, si
shpjegohet atëherë se “Zoti i gjithësisë”
të mos e dijë një gjë të tillë.
Kjo
shpjegohet shumë lehtë, Muhamedi mblodhi zakonet
e shekullit të shtatë në Arabi dhe i përfshiu
të tëra në fenë islame.
4. Burrat i divorcojnë
kur të duan pa shkak gratë e tyre.
Sura
66:5
Nëse
ai u ka lëshuar juve, është detyrë e Zotit
të tij t'i bëjë atij zëvendsim me gra
edhe më të mira se ju; muslimane, besimtare, respektuese,
penduese, adhuruese, emigruese që kanë qenë
të martuara ose virgjëresha.
Sura
33:51
Ti je i lirë të lëshosh
atë që don prej tyre dhe të mbash pranë
vete atë që don, e edhe të kërkosh afrimin
e asaj nga e cila ke qenë larguar, dhe nuk ke mëkat.
Kjo është më së afërmi që ato
të qetësohen shpirtërisht e të mos brengosen
dhe të jenë të kënaqura me atë që
ti u ofron të gjitha atyre. All-llahu e di çka
mbani në zemrat e tuaja, All-llahu është më
i dijshmi, më i buti.
A
shikoni ju ndonjë kriter për divorc këtu? Absolutisht
jo. Nëse një muslimani i duket se gruaja e tij nuk
është më e re dhe e “freskët” për
të kënaqur dëshirat e tij, apo thjesht sheh
një tjetër që e kënaq më shumë,
atëherë i jep duart asaj pa asnjë shpjegim,
dhe martohet me tjetrën, por gratë nuk kanë
të njëjtin “privilegj”!!! Kjo quhet barazi? Si mund
të thotë një grua që kjo është
barazi apo e pranueshme? Fakti që burri juaj mund të
mos e ketë bërë këtë nuk është
meritë e Kuranit, është meritë e faktit
se Zoti i ka dhënë atij një ndërgjegje
që i thotë atij se kjo është gabim, pavarësisht
se çfarë thote Kurani. Si mundet një grua
të mos shikojë se sipas Kuranit ajo është
thjesht një lodër që hidhet sa nga duart e
njërit në të tjetrit, dhe kur nuk e kënaq
më dikë, hidhet jashtë!
5.
Muhamedi tha që gratë janë më të
ulta në njohuri.
Volumi
3, Libri 48, Numër 826:
Profeti tha, “A nuk është
dëshmia e një gruaje e barabartë me gjysmën
e dëshmisë së një burri?” Gruaja tha,
“Po.” Ai tha, “Kjo është për shkak të
ultësisë së mendjes së gruas.”
Volumi
2, Libri 24, Numër 541:
…Unë nuk kam parë ndonjë më të ulët
në inteligjencë dhe fe sesa ju…
Kjo
edhe mund të ketë qënë e vërtetë
në kohën e Muhamedit kur ashtu sic i trajtonin ata
gratë, nga do mësonin gratë më shumë,
por një profet duhet të ketë pak dituri të
shkretën për të ardhmen, apo jo? Më thoni
ju sot që burrat arabë kanë më tepër
njohuri dhe inteligjencë sesa gratë perëndimore?
6.
Muhamedi tha që shumica e banorëve në ferr
janë gra.
Volumi
2, Libri 18, Numër 161:
…unë pashë gjithashtu flakët
e ferrit dhe nuk kisha parë kurrë një pamje
më të tmerrshme. Pashë se shumica e banorëve
ishin gra…
Më kot mundohen muslimanët të gjejnë vargje
që gjoja mësojnë barazinë e burrit dhe
gruas. Vargjet më lart flasin qartë dhe janë
pikërisht përshkrim i shoqërisë në
arabi në shekullin e shtatë. Çdo shoqëri
që ndjek Kuranin kthehet në atë shekull dhe
në atë shoqëri. Sa më larg Kuranit të
jenë aq më shumë shpresa kanë për
civilizim. Këto janë fakte. Shikoni vendet arabe
sot dhe na thoni që jemi gabim! Padyshim jo të gjithë
burrat muslimanë i trajtojnë gratë e tyre në
këtë mënyrë, as që po e nënkuptojmë
një gjë të tillë, por nëse ata do
ta ndiqnin Kuranin 100%, do i trajtonin në këtë
mënyrë! A e dini ju se sa gra përmenden me
emër në Kuran? Le t’ja u shuajmë ne kureshtjen,
vetëm një, Maria (Merjeme), nëna e Jezusit.
Thoni atëherë që Kurani mëson barazinë
e burrit me gruan?!
Çfarë thotë Bibla për këtë
temë? Shikoni, lexoni, dhe kontrolloni vargjet e mëposhtme:
1. Burri dhe gruaja janë
krijesa të barabarta.
Galatasve
3:28
Nuk
ka as Jude, as Grek, nuk ka as skllav as të lirë,
nuk ka as mashkull as femër, sepse të gjithë
jeni një në Jezu Krishtin.
1Korintasve
11:11,12
Gjithsesi
në Zotin as burri s`është pa gruan, as gruaja
pa burrin,
sepse sikurse gruaja vjen nga burri, ashtu edhe burri lind
nëpërmjet gruas, dhe çdo gjë vjen nga
Perëndia.
2.
Martesa është midis një burri dhe një
gruaje.
Mateu
19:3-6,9
Atëherë iu afruan disa farisenj
për ta provokuar dhe i thanë: ``A është
e lejueshme që burri ta ndajë gruan për një
shkak çfarëdo?``.
Dhe ai, duke u përgjigjur u tha atyre: ``A nuk keni lexuar
ju, se ai që i krijoi që në fillim, i krijoi
mashkull dhe femër?
Dhe tha: "Për këtë arsye njeriu do ta
lërë babanë dhe nënën e vet dhe do
të bashkohet me gruan e vet; dhe të dy do të
jenë një mish i vetëm".
Dhe kështu ata nuk janë më dy, por një
mish i vetëm; prandaj atë që Perëndia
ka bashkuar, njeriu të mos e ndajë``.
Por unë ju them se kushdo që e lëshon gruan
e vet, përveç rastit të kurvërisë,
dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën…
3.
Burrat nuk mund t’i divorcojnë gratë e tyre kur
të duan apo pa shkak, vërveç rastit të
tradhëtisë bashkëshortore.
Mateu
19:3-6,9
Atëherë iu afruan disa farisenj
për ta provokuar dhe i thanë: ``A është
e lejueshme që burri ta ndajë gruan për një
shkak çfarëdo?``.
Dhe ai, duke u përgjigjur u tha atyre: ``A nuk keni lexuar
ju, se ai që i krijoi që në fillim, i krijoi
mashkull dhe femër?
Dhe tha: "Për këtë arsye njeriu do ta
lërë babanë dhe nënën e vet dhe do
të bashkohet me gruan e vet; dhe të dy do të
jenë një mish i vetëm".
Dhe kështu ata nuk janë më dy, por një
mish i vetëm; prandaj atë që Perëndia
ka bashkuar, njeriu të mos e ndajë``.
Por unë ju them se kushdo që e lëshon gruan
e vet, përveç rastit të kurvërisë,
dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën…
4.
Burrat duhet t’i trajtojnë gratë e tyre duke i çmuar
ato.
1Pjetrit
3:7
Ju
burra, gjithashtu, jetoni me gratë tuaja me urtësi,
duke e çmuar gruan si një enë më delikate
dhe e nderoni sepse janë bashkëtrashëgimtare
me ju të hirit të jetës, që të mos
pengohen lutjet tuaja.
Ky
varg është i rëndësishëm sepse mëson
qartë që një nga pengesat e përgjigjes
se lutjeve të besimtarëve të krishterë
është kur ata nuk i trajtojnë gratë e
tyre mirë.
5. Burri duhet ta dojë
gruan ashtu si Krishti deshi Kishën.
P.sh. tek Efesianëve
5:25 Bibla thotë:
Ju,
burra, t`i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka
dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për
të.
Nëse
ka ndonjë varg tjetër që i vë kapakun
kësaj teme, është pikërisht vargu i mësipërm.
Burrat urdhërohen t’i duan gratë e tyre ashtu si
Krishti deshi kishën. E dini ju si e deshi Krishti kishën?
Ai e deshi aq shumë kishën saqe dha veten e vet
për të. Në të njëjtën mënyrë
burrat duhet t’i duan gratë e tyre që po qe nevoja
të japin edhe jetet e tyre për to. Krishti e deshi
kishën (dhe të gjithë njerëzit) kur ne
nuk ishim të përsosur, me gjithë fajet apo
dobësitë tona, ai na deshi pa kushte. Në këtë
mënyrë urdhërohen besimtarët t’i duan
gratë e tyre. Krishti na do pa kushte, pavarësisht
nga pamja, rraca, inteligjenca, pasuria, apo ndonjë faktor
tjetër. Kështu duhet që burrat t’i duan gratë
e tyre.
Shpresojmë që ju t’i kini kushtuar vëmendje
këtij artikulli, pa dallim nëse jeni mashkull apo
femër. Vargjet flasin vetë, ne ju kemi dhënë
të gjitha referencat dhe i kemi cituar që t’i lexoni
dhe t’i kontrolloni që janë ashtu. Prandaj e theksuam
që në artikullin e parë, se islamizmi nuk ka
kuptim. Ata thonë se çifutët dhe të
krishterët e kanë korruptuar fjalën e Zotit
(Allahut). Dmth, pa folur gjatë për fushat e tjera,
meqë jemi tek tema e trajtimit të grave, sipas atyre
që muslimanët thonë, del se Zoti i vërtetë
(Allahu) na thotë t’i trajtojmë gratë si kafshë
dhe lodra seksi për përmbushjen e epsheve seksuale,
dhe kur s’na kënaqin më t’i hedhim dhe marrim lodra
të tjera më të reja e më të bukura,
por çifutët dhe të krishterët, idhujtarët
dhe të kafirët, shtrembëruan fjalën e
Zotit duke thënë që burrat duhet t’i duan gratë
e tyre aq sa të japin edhe jetën për to, t’i
trajtojnë me respekt dhe t’i çmojnë ato si
ene delikate. A ka kuptim kjo për ju?
Po çfarë, mos vallë i shpikëm ne këto
gjëra? Lexoni referencat në Kuran. I kemi cituar
më lart. Kurani dënon vetveten.
Në përfundim, le të themi se dashuria më
e madhe u shfaq në kryqin e Kalvarit, ku Jezusi shkoi
me vullnet të lirë, për të marrë
dënimin e drejtësisë së Perëndisë
për mëkatet e botës, në mënyrë
që bota të shpëtohet duke besuar në të.
A e keni pranuar ju këtë dashuri në jetën
tuaj?
Nëse keni dëshirë të mësoni se ç’do
të thotë të pranosh Jezus Krishtin, ju lutem
kliko këtu. Zoti ju
bekoftë.

Shënim për besimtarët
muslimanë: Në këtë artikull nuk jemi përpjekur
aspak që të ofendojmë apo të ulim fenë
islame, ne thjesht kemi prezantuar faktet e njohura nga burimet
islamike. Ju inkurajojmë që nëse nuk ishit
të njohur me këto fakte më parë, të
mos i refuzoni ato, por të kontrolloni vetë ato
që kemi thënë me referencat e Kuranit apo Hadith-it.
Për këtë arsye kemi cituar vargje konkrete
nga Kurani. Faleminderit për mirëkuptimin.

Të gjitha referencat e Kuranit
janë marrë nga përkthimi në shqip i Kuranit
nga Sherif Ahmeti. Referencat janë cituar ashtu sic gjenden
në Kuran pa ndryshuar asgjë, prandaj gabimet gramatikore,
gjuhësore, apo drejtshkrimore nuk jane korrigjuar për
arsye se dëshironim që të citonim Kuranin ashtu
sic është, pa ndryshuar asgjë. Ky version i
Kuranit mund të gjendet në internet tek: www.albislam.com/kurani/.
Për shkak të vërtetësisë së
informacionit të prezantuar këtu, ju inkurajojmë
që të verifikoni vetë çdo citim nga
Kurani për të gjitha referencat që kemi dhënë.
Për shkak të pamundësisë
për të gjetur Hadith-et në shqip, të gjitha
referencat nga Hadith-et janë marrë nga burimet
islamikë të Hadith-it në anglisht dhe janë
përkthyer me saktësinë më të madhe.
Të gjitha citimeve të bëra nga Hadith-i mund
t’i referoheni tek: http://www.usc.edu/dept/MSA/fundamentals/hadithsunnah/bukhari/