Perëndia
ka krijuar një rrugë për ta njohur Atë
personalisht. Është një gjë të
njohësh dikë, dhe një gjë tjetër
ta njohësh atë personalisht. P.sh. shumica
e njerëzve mund të thonë që e njohin Presidentin
apo Kryeministrin e Shqipërisë, por shumë pak
mund të thonë që e njohin atë personalisht. Një
njeri mund të dijë mjaft fakte për Perëndinë,
por kjo nuk do të thotë që ky njeri e njeh
Perëndinë personalisht. E vetmja mënyrë
se si mund të fillosh të njohësh Perëndinë
është që së pari të shpëtohesh
dhe pastaj duke lexuar Biblën, fillon të njohësh
më nga afër Perëndinë. Çelësi
që të njohësh Perëndinë pasi je shpëtuar
është që të ecesh drejt me të duke
bërë vullnetin e Tij, duke lexuar Fjalën e
Tij, dhe duke u lutur. Ky proçes vazhdon për
sa kohë që ne jemi në Tokë dhe ritmi me
të cilin ne i afrohemi Perëndisë varet drejtpërsëdrejti
nga qëndrimi që ne kemi ndaj Tij dhe Fjalës
së Tij. Perëndia dëshiron që ne ta njohim
Atë, dhe të rritemi në besim. Tek 1 Pjetrit
2:2 thuhet: “posi foshja të sapolindura, të dëshironi
fort qumështin e pastër të fjalës (Bibla)
që të rriteni me anë të tij”. Gjithashtu
tek Efesianëve 4:14, 15 thuhet: “që të mos
jemi më foshnja, të lëkundur dhe të transportuar
nga çdo erë doktrineje… por, duke thënë
të vërtetën me dashuri, të rritemi në
çdo gjë drejt atij që është kreu,
Krishti”. I dashur lexues, nëse ju e keni pranuar Jezusin
në zemrën tuaj, atëherë pyetja që
ka Zoti për ju sot është: “Çfarë
po bëni që të afroheni më tepër me
Perëndinë, dhe ta njihni më shumë Atë?” Ne
ju inkurajojmë që të provoni Hirin dhe mirësinë
e Zotit duke ecur me Të sipas Fjalës së Tij.