Kjo
është pyetje shumë e mirë. Dhe përgjigja
është mjaft e thjeshtë: nuk duhet të dëgjoni
çfarë them unë. Ndryshimi midis asaj
që unë kam thënë në këtë
website, dhe shumicës së njerëzve, qëndron
në burimin e fjalëve. Unë nuk i kam shpikur
vetë asnjë nga temat e artikujve që prezantoj
që këtë website. Unë thjesht citoj nga
Bibla ato që Zoti thotë. Njerëzit shpikin
lloj-lloj teorish dhe filozofish, që janë ndryshe
nga njëra-tjetra, atëherë ku ta dinë njerëzit
e shkretë se kujt t’i besojnë?! Dhe në
qoftë se nuk ka një standart të drejtë
me të cilin mnd të krahasojnë çdo gjë
që njerëzit thonë, atëherë nuk dinë
kujt t’i besojnë. Por Bibla thotë, “Fjala e
Perëndisë është e vërteta” (Gjoni
17:17). Kjo është si puna e parave falso. Nuk
është nevoja të dish se në sa mënyra
munden njerëzit të falsifikojnë paratë,
as nuk është e nevojshme të studiosh të
tëra llojet e falsifikimeve që ekzistojnë. Mjafton
që thjesht të studiosh origjinalen dhe të vërtetën,
dhe çdo gjë tjetër që është
ndryshe nga ajo është falso. Në të
njëjtën mënyrë, unë këtu nuk
kam shprehur thjesht mendimet e mija, por gjithmonë kam
cituar ato që Zoti thotë në Bibël, dhe
inkurajoj të gjithë lexuesit që t’i kontrollojnë
ato. Atëherë, a duhet të më dëgjoni
mua? Jo nuk duhet, por nëse ato që unë
po them janë sipas Biblës, atëherë përgjegjësia
bie mbi ju që të ndiqni Fjalën e Zotit, dhe
kjo është edhe lutja ime për ju.