Patjetër
që mund ta dish! Një gjë që dallon
Biblën nga çdo libër tjetër në
egzistencë është siguria me të cilën
Bibla flet për çdo çështje të
jetës. Dhe arsyeja për këtë është
sepse Bibla është Fjala e Zotit, dhe Zoti si krijuesi
i universit flet me autoritet për çdo gjë. Prandaj
një njeri që vepron sipas Biblës për të
shkuar në parajsë duke pranuar Jezus Krishtin në
jetën e tij/saj, e di me 100% siguri se ku do ta kalojë
përjetësinë. Nuk ka asnjë libër
tjetër që mund të të japë atë
siguri. Shikoni çfarë thuhet tek 1Gjonit
5:11-13:
"Dhe
dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën
e përjetshme dhe kjo jetë është në
Birin e tij. Ai që ka Birin, ka jetën; ai që
nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën. Jua
shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin
e Birit të Perëndisë, që të dini
se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni
në emrin e Birit të Perëndisë."
Pra,
sipas vargjeve të mësipërme ne mund ta dimë
me siguri që kemi jetën e përjetshme, jo sepse
jemi më të mirë se të tjerët, por
sepse kemi pranuar Jezus Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin
tonë, dhe ai na ka shpëtuar. I dashur lexues, nëse
ti nuk e ke marrë akoma atë vendim për shpëtimin
tënd sot, Perëndia po pret krahëhapur për
ty. Pranoje Jezusin sot. Për të mësuar
më tepër se si të shpëtohesh dhe të
pranosh Jezusin, kliko këtu.