Ka
shumë gjëra që mund të pengojë një
njeri për të pranuar Jezusin midis të cilave
mund të përmendim krenarinë, frika se çfarë
do të mendojnë të tjerët, dëshira
për të mos hequr dore nga mëkatet, frika se
çfarë do të ndodhë me jetën e tij
më pas, frika se shoqëria do ta përqeshë,
etj. Pengesa më e madhe nuk jane faktet, apo mungesa
e fakteve në lidhje me Biblën dhe Jezusin, fakte
ka plot për të gjithë ata që duan si studiojnë
faktet.
Tani kam një pyetje për ju. Në qoftë se
do të bënit një listë të njerëzve
që meritojnë të shkojnë në ferr,
kë do të vinit ju në krye të listës?
Nuk po kërkoj një emër të caktuar, por
kë grup njerëzish do të vinit ju në krye
të listës? Tani mbajeni mend atë, dhe të
shohim në varg nga Bibla.
Zbulesa
21:8:
Kurse
për frikacakët dhe të pabesët, dhe të
neveritshmit dhe vrasësit, dhe kurvëruesit, dhe
magjistarët, dhe idhujtarët, dhe gjithë gënjeshtarët,
pjesa e tyre do të jetë në liqenin që
digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja
e dytë.
E
shikoni se ke ka vënë Perëndia në krye
të listës? Shumë ndryshe nga klasifikimi ynë
apo jo? Frikacakët janë në krye të listës!
Njerëzit që e dinë mirë se çfare
duhet të bëjnë për të pranuar Jezusin,
por kanë frikë se çfarë do mendojë
shoqëria për ta. Ata thonë: “po ta pranoj unë
Jezusin shokët e mi do të tallen me mua, prandaj
më mirë të mos e pranoj”. Ose, “po ta pranoj
unë Jezusin atëherë nuk flas dot me të
shara dhe me një fjalor të ndyrë, por po nuk
fola ashtu atëherë nuk pranohem nga shoqëria”.
Frikacakët! Njerëz me karakter të dobët.
Shpesh herë njerëzit akuzojnë të krishterët
se janë njerëz të dobët sepse nuk besojnë
të flasin me fjalë të ndryra apo nuk bëjnë
gjëra të caktuara mëkatare. E di çfarë,
është kollaj fare të bësh ato gjëra.
Është më e vështirë të mos i
bësh ato dhe ta kontrollosh veten! Le të shohim
një herë burrërinë tuaj! Provoje një
herë të jetosh 1 muaj pa i bërë ato gjëra
që Bibla i quan mëkat! Të shohim një herë
sa e lehtë është! Na tregoni burrërinë
tuaj! Të rinjtë mburren me gjuhën e ndyrë,
me mendimet e shthurura dhe kujtojnë se po tregojnë
veten të fortë. S’kërkon asnjë vështirësi
të sillesh si ata, sepse ajo është e natyrshme,
është shumë herë më vështirë
të sillesh ndryshe dhe t’i thuash jo mëkatit.
Atëherë, cila është pengesa më e
madhe për të pranuar Jezusin? VETJA! Mos e kërkoni
problemin tek asnjë njeri tjetër apo asnjë
rrethanë. Pengesa e vetme është vetja! Nëse
ju vendosni sot që Jezusi është më i rëndësishëm
për ju sesa çdo gjë tjetër, atëherë
nuk do të keni problem për t’u penduar përpara
tij dhe ta pranoni atë, sepse kuptoni dashurinë
e madhe që Ai ka për ju. Por nëse vendosni
mendimet e tjerëve përpara Tij, mos ja hidhni fajin
askujt për këtë, ju jeni vetë përgjegjës.
Ju jeni pengesa më e madhe. Kuptohet që shoqëria
në përgjithësi është kundër
Jezusit dhe do të keni mjaft presione në çdo
drejtim nëse vendosni të pranoni Atë, por ai
vlen. Nuk humbisni asgjë të mirë dhe fitoni
parajsen. Jezusi nuk donte t’ja dinte se çfarë
menduan të tjerët kur ai shkoi në kryq për
ne. Ata u tallen me atë, e përqeshën, fyen,
e rrahën, e shpuan me eshtë në brinjë,
e kryqëzuan, dhe ai megjithëse kishte fuqinë
që t’i zhdukte në çast të gjithë
ata, ai i duroi të tëra nga dashuria për ne.
Ai është i fortë, sepse kërkohet më
tepër për t’u sjellë ashtu si u soll ai sesa
të ishte kundërpërgjigjur, aq më tepër
me fuqitë që kishte Ai.
Në përfundim i dashur lexues, nëse akoma s’e
keni pranuar Jezusin në jetën tuaj, ju lutem kuptoni
që vendimi është plotësisht në dorën
tuaj. Ju jeni pengesa më e madhe, jo të tjerët
apo rrethanat. Por nëse e çmoni Jezusin mbi çdo
gjë tjetër, atëherë nuk ka asnjë
pengesë. Ai ju do, e dha jetën e tij për ju,
dhe tani ju pret krahë hapur. Për të mësuar
si ta pranoni Jezusin sot kliko
këtu. Zoti ju bekoftë.