Padyshim
se vendimi më i rëndësishëm që
një njeri mund të marrë është që
të shpëtohet përjetësisht nga ferri duke
pranuar Jezus Krishtin si Zotin dhe shpëtimtarin e tij. Bibla
e quan këtë ngjarje “rilindje” (Gjoni 3:3-6), dhe
besimtari i ri krahasohet shpirtërisht me një foshnje
(1 Pjetrit 2:2). Prandaj është e rëndësishme
që pas shpëtimit besimtari i ri të fillojë
të rritet në besim dhe në ecjen me Zotin. Ashtu
si një foshnje ka nevojë për kujdesin e më
të rriturve, ashtu dhe një besimtar i ri ka nevojë
për besimtarë të tjerë më të
rritur në besim që ta ndihmojnë, inkurajojnë
dhe të kujdesen për të. Kjo kërkon
që besimtari i ri të kërkojë dhe të
gjejë një kishë në qytetin ku ai banon,
që mëson dhe predikon Fjalën e Zotit. Duke
shkuar rregullisht në kishë do të mësoni
më tepër për Zotin, karakterin dhe vullnetin
e Tij, do të njiheni me besimtarë të tjerë
që do të jenë një inkurajim për ju. Gjithashtu
duhet të gjeni një Bibël, nëse ende nuk
keni një të tillë, dhe duke lexuar atë
rregullisht dhe duke u lutur, do të shikoni që Zoti
do t’ju flasë nëpërmjet Fjalës së
Tij. Efesianët 2:10 thotë: “Ne në
fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus, për
vepra të mira, që Perëndia përgatiti që
më parë, që ne të ecim në to”. Atëherë
i dashur lexues, nëse ju jeni shpëtuar por akoma
nuk jeni përfshirë në një kishë lokale,
ne ju inkurajojmë që ta merrni këtë vendim
sot, dhe të provoni në jetën tuaj çdo
të thotë të jetosh një jetë me gëzim
dhe të mbushur me bekimet e Perëndisë. Lutja
jonë është si ajo e apostullit Pjetër
tek 2 Pjetrit 3:18 “Por rrituni, në hirin dhe në
njohjen e Zotit dhe të Shpëtimtarit tonë Jezus
Krisht…”.