Gjatë gjithë Kuranit është mjaft e qartë
se ata që nuk ndjekin rrugën e Allahut do të
përfundojnë në ferr dhe ata që ndjekin
rrugën e Allahut edhe mund të përfundojnë
në parajsë. Themi “edhe mund”, sepse Kurani nuk
ka një rrugë të përcaktuar shpëtimi,
por një çorbë porosish dhe urdhërimesh.
Askush nuk mund ta dijë me siguri sipas Kuranit nëse
do të shkojë në parajsë, megjithatë
për ata që do të shkojnë shpërblimet
janë jo të pakta.
Është
interesante të shikosh çfarë predikojnë
fe të ndryshme në lidhje me parajsën. Bibla
jep një përshkrim të hollësishëm
të parajsës. Sipas Biblës Zoti i tregoi shumë
prej profetëve detaje të parajses, dhe disa prej
tyre patën vegime në lidhje me parajsën dhe
shkruan ato që panë atje, në mënyrë
që besimtarët të dinë se si do ta kalojnë
përjetësinë.
Sipas
Kuranit, Muhamedi pati një nga këto udhëtime
dhe u mor lart në parajsë, megjithëse disa
besimtarë muslimanë nuk e besojnë këtë
në kuptimin e mirëfilltë, duke thënë
se ishte thjesht një vegim. Megjithatë, rëndësi
ka që Muhamedi dinte disa gjëra për parajsën
dhe shkroi për të.
Sipas
Biblës shpëtimi nuk është meritë
e jona, por një dhuratë e Perëndisë (Efesianëve
2:8,9), por sipas Kuranit, veprat tona kontribuojnë për
parajsën, prandaj nëse një njeri po mundohet
shumë për të shkuar atje, atëherë
do ishte mirë që ta dinte se çfarë do
të kishte në parajsë.
Pa
humbur kohë, më poshtë po japim një përmbledhje
të idesë së Muhamedit për parajsën.
Më pas do të japim citimet nga Kurani që shpegojnë
çdo gjë që kemi konkluduar, prandaj inkurajojmë
të gjithë lexuesit që të kontrollojnë
vërtetësinë e pasazheve të cituara me
referencat direkt nga Kurani.
Sipas
Muhamedit, askush s’e di me siguri nëse do të shkojë
në parajsë, por nëse je një nga fatlumët
që do të shkosh atje, do përjetosh këto
gjëra:
1.
Parajsa është e mbushur me virgjëresha që
nuk humbasin kurrë virgjërinë apo rininë
e tyre dhe janë “në dispozicion” të gjithë
“besimtarëve”.
2. Parajsa është e mbushur me lumenj me ujë,
mjalti të kulluar, qumësht të paprishur, lloj-lloj
verërash, dhe pemë të ndryshme.
3. Burrat kalojnë kohën duke u shtrirë në
kolltukë të rehatshëm, ndërkohë që
virgjëreshat symëdha u servirin fruta, mish, dhe
kuptohet “MJALTË” (nga ai i miri fare, ama)!
Kjo
është ideja e Muhamedit për parajsën!
Tani,
duhet theksuar se mjaft muslimanë shpesh herë akuzojnë
perëndimin për shoqeritë e shthurura dhe imoralitetin,
gjë që është mjaft e vërtetë.
Megjithatë, ajo që të bën përshtypje
menjëherë kur lexon Kuranin dhe vë re se çfarë
thotë për parajsën, është fakti që
Kurani mëson një parajsë alla Las-Vegas, me
virgjëresha, verë, mjaltë, mish, fruta, etj.
Unë nuk kuptoj pse kritikojnë muslimanët shoqëritë
e shthurura kur Kurani mëson se parajsa do të jetë
tamam si shtëpi publike (me një korrigjim të
vogël se femrat atje nuk janë tamam virgjëresha).
Lexoi
vargjet e mëposhtme nga Kurani dhe gjykoni vetë:
Sura
52:17, 19, 20, 22,23
Ata
të devotshmit janë në kopshte e në begati.
(U thuhet) Me të mirëhani e pini, për atë
që vepruat mirë
Ata janë të mbështetur në koltukë
të renditur dhe Ne u shoqëruam atyre hyri symëdha.
Ne atyre u shtojmë të mirat me pemë e me mish
që ata e dëshirojnë.
Aty njëri-tjetrit ia zgjasim gotën, aty nuk ka fjalë
të kota e as mëkat.
(Hyri
do të thotë virgjëresha).
Sura
2:25
E,
përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra
të mira se ata do të jenë në Xhennete
në të cilët rrjedhin lumenj. Saherë që
u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë:
"Ky është që me te u ushqyem edhe më
parë". Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm
në formë, e jo edhe në shije). Aty do të
kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do
të jenë përgjithmonë.
Sura 4:55-57
Po
disa prej tyre i besuan atij (Muhammedit), e disa e refuzuan.
Për ta mjafton zjarri i xhehennemit.
Është e vërtetë se ata që mohuan
argumentet Tona, do t'i hudhim në zjarr. Sa herë
që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë
lëkura të tjera që të shijojnë dënimin.
All-llahu është i plotëfuqishëm, i drejtë.
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira,
Ne do t'i fusim në xhennet nën të cilin burojnë
lumenj, ku do te jenë përgjithmonë. Aty kanë
edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.
Sura
47:15
Shembulli
i Xhennetit, i cili u është premtuar atyre që
janë ruajtur (të devotshëm) në të
cilin ka lumenj me ujë për pije, lumenj mga qumështi
me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për
njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty
edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje
nga Zoti i tyre (a është i njejtë) a si ai
që është përgjithmonë në zjarr
dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua
copëton zorrët e tyre?
Sura
5:90
(është mëkat në tokë të pish
verë, por në parajsë Sura më lart thotë
se do ketë lumenj alkoli ).
O
ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe
hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të
ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të
jeni të shpëtuar.
Sura
78:31-34
S'ka dyshim se të devotshmit kanë
fitime të mëdha.
32. Kopshte e vreshta rrushi.
33. Edhe vasha të një moshe.
34. Edhe gota të mbushura plot verë.
Në qoftë se kjo është parajsa e Kuranit,
nuk e kuptoj ç’kanë muslimanët kurdër
shthurjes në vendet perëndimore. Vendet perëndimore
po shijojnë parajsën islamike tani!!!
E
kuptojmë që këto thënie nuk zënë
vend mirë me mjaft muslimanë por ky artikull nuk
ka qëllim të ofendojë askënd. Lexoni edhe
një herë vargjet nga Kurani të cituara këtu.
Ç’farë kemi egzagjiruar atëherë?
Ideja
e Muhamedit për parajsën është ideja dhe
ëndërra e çdo mëkatari dhe njeriu të
shthurur këtu në Tokë. Kjo duket qartë
në kontradiktat e mësimeve në këtë
pikë. Sipas Kuranit është mëkat që
të pish verë (alkol), por në parajsë ka
lumenj me verëra. Sipas Kuranit nuk mund të martohesh
me më shumë se katër gra, por në parajsë
ka “bukuroshe” me shumicë. Si shpjegohet që ato
gjëra që këtu janë mëkat, në
parajsë qënkan të mira?
Kuptohet
që Muhamedi duhet të shkruante diçka për
parajsën sepse do konkuronte me Biblën, por ideja
e tij për të është mjaft e shthurur. Si
shpjegohet që ai nuk tregon asgjë tjetër rreth
parajsës, përveç trillimeve përrallore
të virgjëreshave? Sipas Muhamedit qëndra e
vëmendjes në parajsë janë njerëzit,
jo Perëndia! Allah-u që qënka i mëshirshëm,
hirplotë, etj, etj, nuk e meriton që të adhurohet
në parajsë?
Sipas
Biblës njerëzit u krijuan për lavdinë
e Perëndisë, dhe në parajsë të shpëtuarit
lavdërojnë dhe adhurojnë Perëndinë
për atë që Ai është dhe çdo
gjë që ka bërë.
Parajsa
islamike nuk ka asgjë hyjnore. Çdo gjë është
tokësore dhe për më tepër e shthurur.
Kur dishepujt e pyetën Jezusin se si do funksiononte
martesa në parajsë ai u përgjigj:
Marku
12:24,25
Jezusi,
duke u përgjigjur, tha atyre: ``A nuk është
pikërisht për këtë që jeni në
gabim, sepse nuk i njihni as shkrimet as pushtetin e Perëndisë?
Sepse kur njerëzit do të ringjallen së vdekuri,
as do të martohen as do të martojnë, por do
të jenë si engjëjt në qiell.
Pra,
sipas Jezusit, ata që mendojnë se në parajsë
do të ketë seks apo martesë nuk njohin as shkrimet
as pushtetin e Perëndisë. Muhamedi është
personifikim i këtij vargu.
Po
si shpjegohet që Muhamedi të japë një
përshkrim të tillë për parajsën.
Po të shikojmë jetën e tij, nuk do shumë
mend të kuptosh pse. Ai ishte një manjak seksual.
Siç e kemi theksuar në artikuj të tjerë
faktet flasin qartë për këtë gjë:
1.
Ai martohet me një vajzë 6 vjeçare kur vetë
ishte 51 vjeç.
2. Ai lakmon gruan e birit të tij të adoptuar, i
cili e divorcon gruan që Muhamedi të martohet me
të.
3. Ai kapet në flagrancë në akt, nga gruaja
e tij Hafsa me shërbëtoren e saj Marija.
Meqënëse
kemi folur në hollësi për pikën e parë
në artikullin “Ç'mund
të thoni për akuzat ndaj Muhamedit si pedofil”,
tani do të shohim në hollësi dy pikat e tjera.
Marija
ishte një nga shërbëtoret e njërës
prej grave të Muhamedit. Muhamedi u kap në flagrancë
nga gruaja e tij Hafsa, dhe kjo gjë solli mjaft zemërim
në shtëpinë e tij, derisa u desh ndërhyrja
e “Allah-ut” për ta zgjidhur këtë situatë.
Kjo histori është rregjistruar me hollësi në
Hadith nga Omari. Ai sqaron arysen pse u dha ky varg në
Kuran:
Sura
66:4
Nëse
ju të dyja pendoheni te All-llahu (është më
mirë për ju), sepse zemrat tuaja tanimë kanë
rrëshqitur, e nëse bashkëveproni kundër
tij, ta dini se All-llahu është Ai mbrojtës
i tij si dhe Xhibrili dhe besimtarët e ndershëm;
e kur është kështu, edhe engjëjt i dalin
në ndihmë.
Ato
të dyja për të cilën flitet në vargun
më lart janë Hafsa dhe Aisha, dy nga gratë
e Muhamedit, të cilat shkaktuan aq shumë debat kur
ndodhi kjo gjë, saqë Muhamedi mendoi t’i divorcojë
të gjitha gratë.
Kjo
histori është rregjistruar në këtë
vend në Hadith Bukhari
Volumi 3, Libri 43, Numër 648:
Për
shkak të hollësive në këtë histori
po japim një përmbledhje të saj, ju mund të
klikoni në lidhjen lart e ta lexoni vetë fjalë
për fjalë. Ajo që ndodhi shkon pak a shumë
si më poshtë. Hafsa ishte një nga gratë
e Muhamedit, bijë e Omarit. Një ditë Muhamedi
shkon tek shtëpia e saj dhe shikon shërbëtoren
e saj Marija dhe i pëlqen shumë. Prandaj, dërgon
gruan e tij Hafsa tek shtëpia e të atit duke i thënë
se ai e priste. Ajo niset për në shtëpinë
e të atit, dhe kur vori vesh se ai nuk e kishte kërkuar,
kthehet në shtëpi më shpejt sesa Muhamedi e
priste dhe e gjen ate në shtrat me Marijen. Ajo fillon
të ulërasë dhe të bëjë skandal
para një skene të tillë duke harruar se po
fliste me “profetin e Allah-ut”. Muhamedi mundohet ta qetësojë
duke i premtuar se nuk do të bjerë më në
shtrat me të dhe i kërkon asaj ta mbajë sekret
këtë incident. Megjithatë, ajo s’e mban dot
të fshehtë këtë gjë dhe ia tregon
ngjarjen gruas me të re të profetit, Aishes, e cila
kthehet kundër Muhamedit. Prandaj, Omari shpjegon se
“Allah-u” i dha Muhamedit ajetin 4 tek Sura 66 (lexojeni më
lart). Aisha kishte parë shumë “zbulesa” të
tilla të Allah-ut që i vinin në ndihmë
Muhamedit sa herë që bënte diçka që
kërkonte ndërhyrje nga lart, prandaj ajo thotë:
Volumi
7, Libri 62, Numër 48:
“…O
Apostull i Allah-ut! Po shikoj sesi Zoti yt nxiton të
të plotësojë dëshirat ty.”
Muhamedi
u nxeh aq shumë nga rrebelimi i Hafsa-se dhe Aishes saqë
mendoi t’i divorcojë të gjitha gratë. Omari,
i ati i Hafsa-se shkon tek e bija dhe e qorton atë për
qëndrimin rrebel ndaj profetit, dhe pastaj shkon tek
profeti për të marrë mendimin e tij se cfarë
kishte ndër mend të bënte. Më në
fund Muhamedi vendosi të mos i divorconte gratë,
por ti ndëshkonte duke mos hyrë tek ato për
një muaj. Pas kësaj Muhamedi merr një zbulesë
tjetër nga “Allah-u” që gjendet tek Sura
66:1-5:
O
ti pejgamber (o ti, që të është sjellë
kumtesa nga qielli),pse ia ndalon vetes atë që All-llahu
ta lejoi? A kërkon me të pajtimin e grave tuaja?
All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
2. All-llahu u ka përcaktuar juve zgjidhjen e betimeve
tuaja; All-llahu është kujdestari juaj; Ai është
i gjithdijshmi, i urti. 3. (Përkujto) kur Pejgamberi
ndonjerës prej grave të veta i kumtoi fshehurazi
një lajm, e kur ajo tregoi atë (lajm), e All-llahu
(Pejgamberit) i zbuloi atij për të (kallzimin e
lajmit nga ajo grua), ai ia bëri (asaj) me dije një
pjesë të tregimit, kurse për pjesën tjetër
heshti. E kur ai (pejgamberi) e njohtoi atë (gruan) me
atë (që i kishte treguar), ajo tha: "E kush
të tregoi ty këtë?" Ai tha: "Më
tregoi i gjithdijshmi, njohësi i të fshehtave!"
4. Nëse ju të dyja pendoheni te All-llahu (është
më mirë për ju), sepse zemrat tuaja tanimë
kanë rrëshqitur, e nëse bashkëveproni
kundër tij, ta dini se All-llahu është Ai mbrojtës
i tij si dhe Xhibrili dhe besimtarët e ndershëm;
e kur është kështu, edhe engjëjt i dalin
në ndihmë. 5. Nëse ai u ka lëshuar juve,
është detyrë e Zotit të tij t'i bëjë
atij zëvendsim me gra edhe më të mira se ju;
muslimane, besimtare, respektuese, penduese, adhuruese, emigruese
që kanë qenë të martuara ose virgjëresha.
A
ka më mirë se kaq? Allah-u ndërhyn përsëri
dhe i jep lirinë profetit të tij të plotësojë
çdo dëshirë të mishit, madje edhe t’i
divorcojë të gjitha gratë nëse kështu
dëshiron ai, dhe të marri gra të tjera edhe
më të reja ose virgjëresha.
Një
incident tjetër, që përbën skandal në
jetën e Muhamedit në fushën e moralit ka të
bëjë me martesën e tij me gruan e djalit të
tij të adoptuar Zainab.
Ky
varg në Kuran shpjegon këtë parim:
Sura
33:4
All-llahu
nuk krijoi dy zemra në gjoksin e asnjë njeriu e
as nuk ua bëri gratë tuaja, prej të cilave
largoheni me dhihar nëna tuaja, (duke krahasuar shpinën
e gruas me atë të nënës), e as nuk ua
bëri djem tuaj të adoptuarit tuaj (fëmijët
e tjetërkujt që i adoptoni si të juaj). Këto
janë vetëm thënie tuaja që i shqiptoni
me gojët tuaja, e All-llahu e thotë atë që
është realitet, dhe Ai udhëzon në rrugën
e drejtë.
Pra,
sipas këtij vargu bijtë e adoptuar nuk mund të
trajtohen si bijtë e lindur. Përpara zbulesës
së Kuranit dhe Muhamedit, adoptimi ishte praktikë
e njohur midis arabëve. Bijtë e adoptuar kishin
të njëjtat të drejta si bijtë e lindur.
Kjo do të thotë që edhe në trashëgimi
ata merrnin pjesën që u takonte sikur të kishin
lindur në atë familje. Me shfaqjen e Sura 33:4,
bijtë e adoptuar nuk mund të trajtoheshin më
si bij te lindur. Sipas botuesish të ndryshëm islamike,
Muhamedi për të provuar këtë mësim
të ri të shpallur nga Allah-u, u martua me ish gruan
e birit të tij të adoptuar, për të treguar
se bijtë e adoptuar nuk janë si bijtë e lindur.
Vargu më poshtë është vula që Allah-u
i jep Muhamedit për t’u martuar me ish gruan e birit
të tij të adoptuar.
Sura
33:37,38
(Përkujto)
Kur i the atij që All-llahu e kishte shpërblyer
(me besim) e edhe ti i pate bërë mirë: "Mbaje
bashkëshorten tënde dhe kij frikë na All-llahu!",
e ti e mbaje fshehtë në veten tënde atë
që All-llahu do ta zbulojë dhe u frikësohesh
njerëzve, por më e drejtë është që
t'i frikësohesh All-llahut. E pasi që Zejdi e kishte
vendosur atë që kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorëzuam
ty atë, e për të mos pasur besimtarët
vështirësi (mëkat) në martesë me
gratë e të adoptuarëve të tyre, kur ata
heqin dorë prej tyre. E vendimi i All-llahut është
kryer. 38. Pejgamberit nuk i përket kurrnjë qortim
për atë që All-llahu e ngarkoi me të.
Ky ishte ligj, i All-llahut edhe ndër ata që ishin
më parë, e urdhëri i All-llahut është
vendim i kryer.
Versionet
e historisë se si ndodhi kjo gjë tamam janë
të ndryshme. Sipas shumicës së besimtarëve
islamike, ajo që ndodhi ishte se Zejdi (biri i adoptuar
i Muhamedit) shkoi vetë tek Muhamedi dhe i tha atij se
do të divorconte gruan e tij që Muhamedi të
martohej me të, dhe sipas tyre megjithë insistimin
e Zejdit, Muhamedi nuk dëshironte një gjë të
tillë, por meqënëse ai e bëri këtë
gjë, pra divorcoi gruan e tij, atëherë pas
kohës së caktuar nga ndarja e burrit, Muhamedi u
martua me atë. Disa burime të tjera thonë se
ngjarja ndodhi ndryshe; Muhamedi shkoi tek shtëpia e
Zejdit dhe ai nuk ishte aty, por gruaja e tij Zainab ishte
në shtëpi. Muhamedi e pëlqeu atë dhe kjo
rezultoi në divorcin e Zejdit me gruan e tij dhe martesën
e Muhamedit me Zainab.
Pararësisht
se cili nga këto versione është i saktë,
disa gjëra duhen theksuar. Edhe sikur të ishte ngulmimi
i Zejdit që të divorconte gruan e tij, Muhamedi
duke qënë “profet”, nuk duhet të ishte martuar
kurrë me të, thjesht për shkak të dukjes.
Siç kemi theksuar në artikuj të tjerë,
një profet është profet për të gjitha
kohërat dhe për të gjithë njerëzit,
prandaj nëse ai ishte profet i Zotit të vërtetë,
duhet ta kishte ditur se një gjë e tillë, nuk
duket mirë në sy të njerëzve, edhe në
qoftë se ishte normale për kulturën arabe.
Pra
çfarëdo që të ketë qënë
historia e vërtetë, Muhamedi është me
faj, aq më tepër nëse është vërtetë
ai shkaku që Zejdi divorcoi gruan e tij. Kjo do të
shpjegonte edhe faktin pse “Allah-u” i dha Muhamedit vargun
(Sura 33:4) që tregon se bijtë e adoptuar nuk janë
si bijtë e lindur, që do të thotë se babai
ka të drejtë të martohet me gruan e birit të
tij të adoptuar nëse ai e divorcon atë.
Megjithëse
versioni se si ndodhi tamam kjo histori nuk dihet tamam, siç
thotë populli “Ku ka zë, s’është pa gjë”,
dhe në rastin e Muhamedit, nuk kemi të bëjmë
me një apo dy zëra, por me një trumpetë
që buçon ditë e natë, historira mbi
jetën e Muhamedit si një manjak seksual dhe njeri
i shthurur.
Vrasim
mendjen, pse të mos lejojë vallë Allah-u adoptimin?
Pse të mos trajtohen fëmijët e adoptuar si
fëmijët e lindur? A ka gjë më të
mire sesa t’i japësh mundësi një jetimi të
rritet në një familje normale dhe të trajtohet
si gjithë të tjerët? Po pse a mos është
vallë faji i fëmijës që është
jetim? Atëherë ç’farë ka Allah-u kundër
kësaj?
Ka
dy arsye (për mendimin tonë) pse në Kuran ndodhet
një ligj i tillë.
Arsyeja
e parë, është sepse Muhamedi shpiku një
varg të tillë gjoja si nga Allah-u për t’i
mbyllur gojën të gjithë atyre që qortuan
sjelljen e tij për këtë martesë të
dyshimtë. Le të mos harrojmë se faktet janë
të pafund kur Muhamedi shpikte vargje gjoja nga Allah-u
sa herë që i kishte punët pisk.
Së
dyti, kjo është një situatë që djalli
vetë e solli dhe shfrytëzoi në jetën e
Muhamedit, për t’iu kundërvënë fjalës
së Zotit Biblës dhe doktrinës së mësuar
aty në lidhje me adoptimin.
Sipas
Biblës të gjithë ata që pranojnë
Jezusin, bëhen bij të Perëndisë, pra adoptohen
nga Perëndia si bij të Tij.
Gjoni
1:12,13
por
të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin
të bëhen bij të Perëndisë, atyre
që besojnë në emrin e tij,
të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga
vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë
lindur nga Perëndia.
Romakët
8:15-17
Sepse
ju nuk keni marrë një frymë robërie, që
të keni përsëri frikë, po keni marrë
frymën e birërisë, me anë të së
cilës ne thërrasim: ``Aba, o Atë!``.
Vetë Fryma i dëshmon frymës sonë se ne
jemi bij të Perëndisë.
Dhe nëse jemi bij, jemi dhe trashëgimtarë,
trashëgimtarë të Perëndisë dhe bashkëtrashëgimtarë
të Krishtit, nëse vuajmë më të dhe
lavdohemi me të.
Si
doli keq djallit me këtë mësim në Kuran!
Së pari mbulon shthurjen e Muhamedit dhe së dyti
mëson njerëzit se s’ka mundësi po të pranojmë
Jezusin të bëhemi bij të Perëndisë,
apo të trajtohemi si bij të vërtetë të
Tij.
Çfarë
arsye tjetër mund të gjejmë në një
urdhërim të tillë që të ndalojë
adoptimin? E lëmë në dorë të lexuesve
të gjykojnë vetë për një njeri të
tillë si Muhamedi, por le të theksojmë se faktet
flasin qartë për shthurjen e tij, që nga martesa
me një fëmijë 6 vjeçare, kapja në
flagrancë në akt, martesa me gruan e birit të
adoptuar, dhe ëndërrimi për parajsë alla
Las-Vegas me virgjëresha që jane në dispozicion
ditë e natë ndërkohë që burrat rrinë
shtrirë në kolltukë dhe shijojnë “mjaltin”
e parajsës.
A
mund t’i besojmë një njeriu të tillë si
një profet, që të na tregojë të vërtetën
për Jezus Krishtin? Jezusi nuk bëri asnjë mëkat.
Të gjithë ata që e akuzuan pranuan se nuk gjenin
dot asnjë faj në jetën e Tij. A do të
lejojmë një imoral, epileptik, cub, kriminel, etj,
etj të na thotë se Jezusi nuk vdiq në kryq
për mëkatet e njerëzimit? A do të lejojmë
Muhamedin të na tregojë se ne nuk mund të bëhemi
bij të Perëndisë duke pranuar Jezusin? Këtë
e kemi vetë në dorë. Lutja jonë është
që nëse ju ende nuk keni pranuar Jezusin në
jetën tuaj, të bëni këtë gjë
sot. Zoti ju bekoftë.

Shënim për besimtarët muslimanë:
Në këtë artikull nuk jemi përpjekur
aspak që të ofendojmë apo të ulim
fenë islame, ne thjesht kemi prezantuar faktet
e njohura nga burimet islamike. Ju inkurajojmë
që nëse nuk ishit të njohur me këto
fakte më parë, të mos i refuzoni ato,
por të kontrolloni vetë ato që kemi thënë
me referencat e Kuranit apo Hadith-it. Për këtë
arsye kemi cituar vargje konkrete nga Kurani. Faleminderit
për mirëkuptimin.

Të gjitha referencat e Kuranit janë marrë
nga përkthimi në shqip i Kuranit nga Sherif
Ahmeti. Referencat janë cituar ashtu sic gjenden
në Kuran pa ndryshuar asgjë, prandaj gabimet
gramatikore, gjuhësore, apo drejtshkrimore nuk
jane korrigjuar për arsye se dëshironim që
të citonim Kuranin ashtu sic është, pa
ndryshuar asgjë. Ky version i Kuranit mund të
gjendet në internet tek: www.albislam.com/kurani/.
Për shkak të vërtetësisë së
informacionit të prezantuar këtu, ju inkurajojmë
që të verifikoni vetë çdo citim
nga Kurani për të gjitha referencat që
kemi dhënë.
Për shkak të pamundësisë
për të gjetur Hadith-et në shqip, të
gjitha referencat nga Hadith-et janë marrë
nga burimet islamikë të Hadith-it në
anglisht dhe janë përkthyer me saktësinë
më të madhe. Të gjitha citimeve të
bëra nga Hadith-i mund t’i referoheni tek: http://www.usc.edu/dept/MSA/fundamentals/hadithsunnah/bukhari/
|