Shumë
njerëz e përfytyrojnë Perëndinë si
një babagjysh që pret me krahë hapur të
gjithë njerëzit e “mirë”, dhe ndoshta dënon
kriminelët, përdhunuesit, hajdutët, etj. Shumë
besojnë që nëse ka një Zot, atëherë
nëse dalin një ditë para Tij, Ai do të
peshojë veprat e mira dhe ato të këqija, dhe
nëse të mirat peshojnë më shumë,
atëherë do të shkosh në parajsë,
në të kundërtën në ferr. Në
fakt asnjë nga këto ide nuk është e saktë,
në të kundërt, ato janë shumë larg
së vërtetës. Ne mund të shkruajmë
një libër të tërë mbi këtë
temë, por padyshim ju nuk do të lexonit një
libër përpara një ekrani, kështu që
do ta përmbledhim sa më shkurt. Kur Perëndia
krijoi dy njerëzit e parë mbi këtë tokë,
Adamin dhe Evën, Ai i krijoi ata në shëmbëllyrën
e Tij, pra pa mëkat dhe ai dha atyre një urdhërim
të cilit ata nuk iu bindën. Fëmijët
e Adamit dhe Evës trashëguan natyrën e prindërve
pas mëkatit, dhe për shkak të mëkatit
të tyre, të gjithë njerëzit sot lindin
me një natyrë mëkatare që i çon
të gjithë drejt vdekjes. Por megjithëse
trupi i njeriut vdes, shpirti i njeriut nuk vdes kurrë
sepse u krijua në shëmbëlltyrën e Perëndisë,
dhe ky shpirt do të kalojë përjetësinë
diku. Perëndia është 100% i shenjtë dhe
nuk mund të tolerojë asnjë mëkat në
prezencën e Tij. Megjithëse Perëndia i
do njerëzit, Ai nuk mund të mbyllë sytë
dhe të pretendojë që mëkatet tona nuk
e shqetësojnë Atë, dhe të na lejojë
në parajsë. P.sh. një gjykatës që
mbron ligjin nuk mundet të lërë një hajdut
të lirë, sepse nuk ka bërë të njëjtin
krim si një kriminel, sepse ligji i dënon të
dyja këto vepra. Është e vërtetë
që një gjykatës mund ta prishë drejtësinë
për arsye nga më të ndryshmet (presione, preferenca
personale, rryshfete, etj), por Zoti nuk është i
tillë. Pra që një njeri të shkojë
në parajsë duhet të jetë 100% i shenjtë,
por Bibla thotë tek Romakët 3:23 se “të gjithë
mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë”,
dhe tek 1 Gjonit 1:10 thuhet: “po të themi se s’kemi
mëkatuar, e bëjmë Perëndinë gënjeshtar
dhe fjala e tij nuk është në ne”. Përkufizimi
që ne kemi për një njeri të “mirë”
është shumë ndryshe nga ai që Zoti ka,
sepse sipas Zotit, një njeri i mirë është
100% i shenjtë, por fatkeqësisht, asnjë prej
nesh nuk arrin dot atje. Pra asnjë prej nesh nuk
mund të shkojë në parajsë me forcat e
veta, sepse standarti që Perëndia kërkon për
parajsën, nuk është thjesht i vështirë,
por i pamundur. Prandaj Zoti gjeti një rrugë
për shpëtim. Ai dërgoi Birin e Tij Jezus
Krishtin, i cili u lind nga një virgjëreshë,
jetoi një jetë pa mëkat, dhe nga dashuria e
madhe për krijesat e Tij, njerëzimin, Ai shkoi me
dëshirë në kryq ku mori dënimin më
të rëndë që dikush mund të marrë. Romakët
5:8 thotë: “Por Perëndia e tregon dashurinë
e Tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë,
Krishti vdiq për ne”. Në tre orët që Jezusi
qëndroi i varur në kryq, ai vuajti jo vetëm
vuajtjet fizike të kryqëzimit, por mbi të gjitha
Ai vuajti dënimin e mëkateve të tërë
njerëzimit. Në ato tre orë që Jezusi
qëndroi i varur në kryq ndodhën më shumë
gjëra se ne mund të marrim me mend. Në
ato orë, Perëndia At, derdhi të tërë
gjykimin që çdo njeri do të vuante në
përjetësi në ferr, mbi Jezusin. Jo më
kot Ai thërriti në kryq “Perëndia im, Perëndia
im, pse më ke braktisur”. Jezusi qëndroi në
varr për tre ditë, pas së cilave Ai u ringjall,
ashtu siç kishte premtuar, duke provuar se ka fuqi
mbi mëkatin, vdekjen, dhe djallin. Arsyeja që
Jezusi duhet të vdiste në kryq ishte sepse nuk kishte
asnjë rrugë tjetër për shpëtim, për
të shkuar tek Perëndia. Ai u bë ura lidhëse
midis Perëndisë dhe njerëzve. Ai ishte
i vetmi që mund të qëndronte midis, sepse ishte
i vetmi që jetoi një jetë pa asnjë mëkat
dhe përmbushi standartin e Perëndisë për
shpëtim, dhe nga ana tjetër ishte në mish,
si të gjithë njerëzit e tjerë. Asnjë
tjetër nuk i përmbush këto kushte. Fakti
që Jezusi vdiq për të tërë njerëzit,
nuk do të thotë që të gjithë do të
shkojnë në Parajsë automatikisht, por do të
thotë që Ai hapi rrugën, që të gjithë
ata që duan të shkojnë, mund të shkojnë
nëse besojnë që Ai vdiq në kryq në
vendin e tyre, dhe e pranojnë Atë në zemrën
e tyre. Jeta e përjetshme, ose shpëtimi është
falas për ne, një dhuratë mjaft e çmuar
nga Perëndia. “Ju në fakt, jeni të shpëtuar
me anë të hirit, mëpërmjet besimit, dhe
kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë”,
(Efesianëve 2:8), “ai na shpëtoi jo me anë
të veprave të drejta që ne bëmë,
por sipas mëshirës së tij...” (Titit 3:5). Tani
shikoni pak ku e humbasin njerëzit këtë të
vërtetë. Shumë njerëz shpesh thonë
që besojnë në Zot, por pyetja është,
në çfarë besoni ju që t’ju çojë
në Parajsë? Zoti plus gjërat e mira që
ju keni bërë? Me fjalë të tjera,
ndryshimi qëndron këtu: ne ose shkojmë
në parajsë në bazë të meritës
sonë, ose nëpërmjet mëshirës së
Perëndisë duke pranuar Jezusin në jetën
tonë, por jo me të dyja, apo duke i përzier
të dyja. D.m.th, nuk mund të thoni që
70% është merita juaj dhe pjesa tjetër është
Jezusi. Nuk funksionon ashtu! Është një
dhuratë, është falas, nuk duhet të bëni
asgjë që ta meritoni, Zoti na e ofron atë falas. Tek
Galatasit 2:21 Bibla thotë: “Unë nuk e hedh poshtë
hirin e Perëndisë, sepse, në qoftë se
drejtësia vjen me anë të ligjit, atëherë
Krishti ka vdekur më kot”. Domethënë, nëse
unë mund të shkoj në parajsë me atë
të ligjit, që do të thotë dukë zbatuar
urdhërime apo norma të caktuara, atëherë,
pse vdiq Jezus Krishti në kryq? Pra Zoti po thotë,
që ju nuk shkoni dot vetë në parajsë,
sado që të mundoheni, prandaj thjesht pendohuni
për mëkatet tuaja dhe pranoni Atë, dhe atëherë
Ai do t’ju shpëtojë! Ky është një
premtim: “dhe dëshmia është kjo: Perëndia
na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është
në Birin e tij, Ai që ka Birin, ka jetën, ai
që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën”. Shumë
e thjeshtë, nëse nuk besoni vetëm te Jezus
Krishti për shpëtimin e shpirtit tuaj, atëherë
nuk mund të shpëtoheni, ashtu siç thuhet
qartë tek Veprat 4:12 “Dhe në asnjë tjetër
nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër
nën qiell që u është dhënë njerëzve
dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi”. I
dashur lexues, shumë njerëz nuk e kanë marrë
këtë vendim në jetën e tyre. Që
të marrësh një dhuratë që dikush
të ofron, nuk mjafton që thjesht të thuash,
po, po, unë besoj tek ajo, apo se ti do ma japësh
dhuratën, por do të thotë që të besosh
dhe të zgjasësh dorën dhe ta marrësh. Të
zgjasësh dorën në kontekstin e shpëtimit
do të thotë, që të lutesh me gjithë
zemër para Zotit, dhe ta ftosh Jezusin të vijë
në zemrën tënde dhe të të shpëtojë. Nëse
ju nuk e keni marrë akoma këtë vendim, por
keni dëshirë ta merrni sot, atëherë kliko
këtu për të mësuar se si ta pranosh
Jezusin. Zoti ju bekoftë.