Pse
ka kaq shumë ndarje në Krishtërim? Për
të njëjtën arsye që ka kaq shumë
ndarje në çdo fushë të jetës, në
politike, në fushat sociale, ekonomike, etj. Përsa
kohë që njerëzit janë të përfshirë
në diçka, do të ketë aq ndarje sa ka
edhe mendje. Në qoftë se të gjithë të
krishterët do të besonin Biblën, atëherë
nuk do të kishte kaq shumë ndarje, por jo të
gjithë e besojnë atë. Disa e besojnë atë
pjesërisht dhe interpretojnë Biblën si të
duan, prandaj të tjerët që nuk mendojnë
si ata krijojnë një kishë tjetër. Kjo
është arsyeja pse ka kaq shumë ndarje.
Atëherë
lind pyejta, ku ta di unë se cila nga ato thotë
të vërtetën, apo nëse ka ndonjë që
thotë të vërtetën? Nëse nuk do ta
dish se kush thotë të vërtetën atëherë
mund të vazhdosh të tërë jetën të
justifikohesh pas këtij mendimi. Por nëse do ta
dish se kush thotë të vërtetën, atëherë
mund ta gjesh atë. Si shpjegohet që ti merr një
gazetë për të lexuar dhe fillon e bërrtet
dhe inatosesh me disa nga shkrimet sepse nuk thonë të
vërtetën! Si e dalloke ti atë që nuk thoka
të vërtetën? Nëse je aq i zgjuar sa t'i
kuptosh të tërë mlepsjet në politikë,
si nuk e kuptoke dot ti se kush të thotë të
vërtetën për Perëndinë? Po të
duash e kupton, por nëse nuk ke interes që të
lexosh dhe studiosh Biblën, atëherë padyshim
që nuk e dallon dot. Nëse nuk do ta lexosh Biblën,
atëherë mos ja hidh fajin të tjerëve për
këtë.
Atëherë,
shkurtimisht, nëse do ta gjesh të vërtetën
mund ta gjesh atë. A je gati që të paguash
atë çmim që kërkohet për të
gjetur të vërtetën? Nëse nuk je gati,
atëherë mos u anko sepse paska kaq shumë ndarje,
sepse ti vetë nuk do ta dish të vërtetën.
Por nëse vendos që të studiosh Fjalën
e Zotit, atëherë Zoti do të të hapë
sytë dhe do të drejtojë tek e vërteta
në bazë të qëndrimit të zemrës.
Zoti ju bekoftë.