Në
fakt ju nuk jeni i vetmi që keni këtë pyetje.
Edhe unë kisha të njëtjën pyetje kur besoja
në evolucionin. Kjo pyetje mund të ndahet në
dy pjesë. Pjesa e parë ka të bëjë
me pyetjen që nëse nuk e shohim Zotin, atëherë
a ekziston Ai në të vërtetë, ose pse nuk
e shohim dot Zotin, dhe pyetja e dytë mund të shkruhet:
ku është Zoti?
Fakti
që nuk e shohim dot Zotin nuk do të thotë që
ai nuk ekziston. Ka mjaft gjëra që ne nuk i kemi
parë ndonjëherë dhe përsëri besojmë
në to. P.Sh. sa prej jush keni parë ndonjëherë
trutë apo mushkëritë tuaja? Sa prej jush e
keni parë ndonjëherë erën? Po forcën
e rëndesës? Megjithatë të gjithë
ne besojmë në to. Ka dy arsye kryesore pse nuk e
shohim dot Perëndinë. E para ka të bëjë
me natyrën e qënies së Perëndisë.
Bibla thotë tek Gjoni 4:24 se “Perëndia është
Frymë, dhe ata që e adhurojnë duhet t’a adhurojnë
në frymë dhe në të vërtetën”.
Syri i njeriut është krijuar për të parë
gjëra të caktuara, dhe frymërat nuk janë
një prej tyre, por kjo nuk do të thotë që
ato nuk ekzistojnë. Veshët e njeriut u krijuan për
të dëgjuar tingujt me një frekuencë nga
1 Hz deri 20000 Hz. Çdo tingull tjetër është
i pakapshëm nga veshët e njeriut, por kjo nuk do
të thotë që nuk ekzistojnë tinguj (valë)
të tjera jashtë këtyre frekuencave. Arsyeja
e dytë ka të bëjë me Lavdinë e Perëndisë.
Bibla thotë tek 1 Timoteut 6:16 “ai që i vetmi e
ka pavdekësinë dhe rri në dritë të
paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka
parë kurrë dhe as mund ta shohë; atij i qoftë
nderi dhe pushteti i përjetshëm”. Provoni njëherë
këtë: në një ditë të bukur,
pa re, provoni që të shikoni diellin drejtpërdrejt,
pa syze apo ndonjë objekt të errët, për
rreth dhjetë minuta. A e bëni dot? Nuk besoj që
po! Por nëse nuk shikoni dot diellin si mundet të
shikoni atë që e bëri diellin? Në fakt
dielli nuk është aspak një yll i fortë,
e megjithatë nuk mund të shihet drejtpërdrejt.
Kur mendon se sa miliarda yje Zoti ka krijuar, kupton që
lavdia e Tij është aq e madhe saqe asnjë nuk
mund ta shohë e të jetojë. Bibla jep një
histori në lidhje me këtë temë, kur Moisiu
i kërkoi Perëndisë që ta shihte tek Eksodi
33. Atëherë Moisiu tha: “Tregomë lavdinë
tënde!” Zoti iu përgjigj: “Ti nuk mund të shikosh
fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të
më shikojë dhe të jetojë”.
Përsa
i përket pyetjes se ku është Zoti, Bibla tregon
se froni i Perëndisë ndodhet përmbi yjet, në
drejtim të veriut (interesante që çdo busull
tregon veriun). Megjithatë Bibla gjithashtu thotë
që Zoti është i kudogjendur. Kjo nuk do të
thotë aspak si panteizmi se Zoti është në
natyrë, në lulet, pemët, etj, por do të
thotë që një nga karakteristikat e Perëndisë
është fakti që Ai është i kudogjendur.
Një pasazh mjaft i fuqishëm mbi këtë temë
është Psalmi 139 (që ne ju inkurajojmë
që ta lexoni). Në përfundim, fakti që
nuk e shohim Zotin, nuk do të thotë askak që
nuk mund ta njohim atë apo vullnetin e Tij për jetët
tona, sepse Zoti na flet dhe na drejton nëpërmjet
Fjalës së Tij, Biblës.