Kjo është një nga temat më interesante
për të shqyrtuar për shkak të mashtrimit
të pafund që bëhet në emër të
shkencës, “fakteve” shkencore, intelektualëve, etj,
etj. Kuptohet që meqë shumë prej nesh jemi
rritur nën sistemin ateist, ne jemi të mirëinformuar
mbi këtë çështje. Nuk ka asgjë
të re që evolucionistët mund të na mësojnë
ne, që, që nga klasa e pestë mund të rrecitonim
çdo rresht nga librat e Darvinit. Duke qënë
se unë besoja në teorinë e evolucionit, dhe
isha mjaft i zellshëm në këtë fushë,
besoj se argumentat e dhëna në këtë artikull,
do të jenë jo të pakta për të mbuluar
një temë kaq të gjërë.
Ajo
që të bën përshtypje në ata që
besojnë evolucionin, sidomos në Shqipëri, është
përrallat e imagjinatës së zhvilluar, syren
apo të tjerëve, që ata i besojnë verbërisht
duke i mbështjellur me fraza shkencore, dhe këmbënguljen
e tyre për vërtetësinë e kësaj teorie.
Në
këtë artikull, do të shikojmë të
dyja pikëpamjet nga ana shkencore, dhe si fillim, le
të themi që ne sfidojmë çdo njeri që
nuk bie dakord me këtë artikull që të
paraqesë fakte shkencore për të kundërshtuar
ato që do lexoni më poshtë. Nëse dikush
është në gjendje ta bëjë këtë,
atëherë, ne do e heqim këtë artikull nga
ky webiste, dhe do kërkojmë falje për gabimin
e bërë. Ky është një premtim.
E
themi këtë, për asnjë arsye tjetër,
veçse për të treguar se evulocioni nuk është
shkencë, nuk është as e llogjikshme, por në
të vërtetë është një sistem
fetar, që ka më tepër besim sesa ata që
besojnë tek “gogoli” apo “plaku me thes”, dhe siç
do ta shikojmë më poshtë, kjo thënie nuk
është aspak e egzagjiruar.
Atëherë,
pa humbur kohë, le ta fillojmë nga fillimi.
Është
mjaft interesante, që në shumicën e shkrimeve
me përmbajtje evolucioniste, nuk fillohet nga fillimi,
por shumica e këtyre shkrimeve fillojnë duke besuar
se universi dhe e gjithë lënda e nevojshme për
mbështetjen e jetës egzistonte në një
farë mënyre. Siç thamë më lart,
le ta marrim këtë shtruar, duke filluar nga koka.
Të
gjitha teoritë e krijimit të Universit mund të
përfshihen në sa më poshtë:
Universi:
1.
U krijua rastësisht nga asgjë.
2. U krijua rastësisht nga një krijues.
3. Ka egzistuar në përjetësi.
4. Nuk egziston, është thjesht një iluzion.
Nuk
ka asnjë mundësi tjetër për origjinën
e universit, përveç atyre që janë përmendur
më lart. A njihni ju ndonjë mundësi tjetër?
Nëse po, do dëshironim ta dinim.
Le
t’i shikojmë me rradhë atëherë.
Pika e parë nuk mund të jetë e vërtetë,
sepse kundërshton ligjin e parë të Termodinamikës,
i cili thotë se energjia (lënda) nuk mund të
krijohet, as të zhduket, ajo thjesht ndryshon nga një
formë në tjetrën. Nëse ka ndonjë
ligj që është më i vërtetuar dhe
universal sesa çdo ligj tjetër në fizikë,
këto janë ligjet e Termodinamikës, për
të cilët nuk është gjendur ndonjë
rrethanë që të mos jenë të vërtetë.
Pra, ligji i parë thotë qartë që universi
nuk mund të jetë krijuar nga rastësia nga asgjë,
sepse lënda nuk krijohet dot rastësisht. Keni kundërshtim
ndaj kësaj? OK, provojeni një herë. Krijoni
diçka nga asgjëja, pa pasur asnjë element,
madje as ajër, krijojeni atë në vakum. Nuk
po ju kërkojmë ndonjë gjë të madhe,
psh, krijoni një kuti me përmasa 30 cm x 30 cm,
më çfarë lloj materiali t’ju vijë për
mbarë juve. E bëni dot? Padyshim që jo! Si
mund ta bëni atë nga vakumi. Ligji i parë i
termodinamikës, është i pakundërshtueshëm.
Pika
e tretë nuk mund të jetë e vërtetë,
sepse kontradikton ligjin e dytë të Termodinamikës,
që është ligji i entropisë, i cili shkurtimisht
thotë që gjërat e lënë në vetvete
pa ndërhyrje të jashtme shkojnë drej shkatërrimit.
Edhe një herë le t’ju kujtojmë se ky është
një ligj, jo teori (si ajo e evolucionit) dhe mund të
provohet në çdo vend, në çdo kohë.
Ky ligj është një shuplakë në fytyrë
për evolucionistët. Të gjithë ne besojmë
në këtë ligj. Nëse keni një makinë,
ju besoni në këtë ligj, nësë keni
një biçikletë, shtëpi, apo çfarëdo
objekti tjetër, ju e dini mjaft mirë se ato nuk
evolojnë, por shkatërrohen me kalimin e kohës.
Unë do të doja shumë që makina ime të
bëhej më e bukur dhe më e mirë me kalimin
e kohës, por nuk do të mbyll sytë përpara
fakteve.
Dmth, universi nuk ka mundësi të ketë egzistuar
nga përjetësia (pra të mos ketë fillim)
sepse nëse kjo është e vërtetë, sipas
ligjit të dytë të Termodinamikës, ai do
të ishte shkatërruar kohë më parë
sesa të kishte mundësi që jeta të fillonte
në ndonjë vend. Të vetmit ata që nuk bien
dakord me këtë ligj, janë a) evolucionistët,
b) politikatët, sepse ata duhet të premtojnë
që gjërat do bëhen gjithmonë e më
mirë, që të marrin votat tona, c) të çmendurit.
Fakti që universi nuk është zhdukur tregon
se ai nuk ka egzistuar nga përjetësia (pra ka patur
një fillim). Meqënëse një ditë do
të ketë një fund (sipas ligjit të dytë
të Termodinamikës), në qofte se proceset aktuale
vazhdojnë të ndodhin, tregon se koha nuk mund të
ketë qënë e përjetshme. Universi ynë
është njësi i hapësirës, lëndës,
dhe kohës, kështu që nëse një nga
këto elemente pati një fillim, edhe dy të tjerat
kanë filluar në të njëjtën kohë.
Pika
e katërt nuk mund të jetë e vërtetë,
sepse ne të gjithë dëshmojmë se universi
dhe jeta është e vërtetë, nuk është
iluzion. Nëse është iluzion, atëherë
shkoni bëni diçka tjetër, mos humbisni kohë
duke lexuar këtë artikull.
Duke
ditur se nuk ka asnjë mundësi tjetër për
krijimin e universit, dhe duke kundërshtuar me ligje
shkencore ato teori që egzistojnë në lidhje
me krijimin e rastesishëm të universit, e vetmja
mundësi e mbetur ështe që Universi i krijua
nga një krijues (Zoti).
Por,
a ka kuptim që një fuqi e mbinatyrshme të ketë
krijuar universin? A është kjo gjë shkencore?
Le
ta shikojmë këtë në hollësi dhe objektivisht.
Modeli
i evolucionit, nëse është i vërtetë,
parashikon se lënda evoloi nga rastësia, nëpërmjet
fazave të ndryshme, që nga fillimi më i thjeshtë
(që evolucionistët nuk e shpjegojnë dot me
shkencë), në elemente më komplekse, yje, galaktika,
sisteme djellore, qeliza të gjalla, amfibë, zvarranikë,
gjitarë, dhe së fundi njeriu, si shkalla më
e lartë e evolucionit. Nëse kjo është
e vërtetë, atëherë është e qartë
që ekziston një ligj i fuqishëm që ndryshon
sistemet drejt niveleve gjithmonë e më të larta
kompleksiteti. Pra, ky është parimi kryesor i evolucionit,
një ligj i rritjes në organizim, që si rezultat
sjell sisteme të reja në natyrë dhe perfeksionon
sistemet aktuale.
Nga
ana tjetër, modeli i krijimit (nga një krijues,
Zoti) parashikon të dy ligjet e Termodinamikës.
Së pari, ligjin e parë, që shpjegon se krijimi
nga Perëndia ishte i plotë dhe i përsosur,
dhe me një qëllim. Së dyti ligjin e dytë
të Termodinamikës, si dhe ligjin e konservimit (ruajtjes)
së energjisë.
Ligjet
e konservimit, janë disa nga ligjet kryesore dhe bazë
të çdo shkence. Këtu përmendim, ligjin
e konservimit të energjisë, lëndës, momentit,
etj. Këto ligje janë të padiskutueshme dhe
shumë të rëndësishme për të
kuptuar natyrën e të dy modeleve në shqyrtim.
P.sh. Termodinamika klasike shpreh se në çdo ndryshim
fizik që ndodh në një sistem, entropia gjithmonë
rritet. Entropia përkufizohet si sasia e energjisë
që është e pamundur të kryejë punë.
Le të japim një shembull konkret, meqënëse
deri tani mund të duket shumë abstakte. Le të
flasim për motorrin e një makine. Sasia e energjisë
së prodhuar për të vënë në punë
makinën, nuk përdoret 100% nga motorri. Faktikisht
20%-30% e kësaj energjie është energji që
bën ‘punë’, pjesa tjetër humbet duke u kthyer
në nxehtësi. Pra 70% e energjisë është
entropi, dhe kjo energji shkon kot, të paktën jo
për gjëra që na interesojnë ne. Ne më
mirë do të dëshironim që të ecnim
100 km me një litër benzinë sesa 10-15 km.
Ky është një ligj i pakundërshtueshëm
dhe i vëzhgueshëm kudo. Mirëpo modeli i evolucionit,
nënkupton të kundërtën, që në
një farë mënyre energjia e duhur për punë
shtohet dhe bëhet më produktive, duke kundërshtuar
një ligj që askush s’e ka hedhur poshtë. Pra
deri tani shohim se si modeli i evolucionit kundërshton
ligjet bazë të shkencës, dhe modeli i krijimit
konfirmon ligjet e shkencës.
Le
të supozojmë se evolucionistët kanë të
drejtë në lidhje me origjinën e universit.
Pra, në një farë mënyre apo tjetër,
universi u krijua nga rastësia, dhe të gjitha elementet
bazë të jetës ishin prezente që nga fillimi
i universit. Cili është propabiliteti që dy
elemente që kryejnë një funksion të caktuar
të lidhen së bashku? Përsa kohë që
numri i elementeve që kërkohen për të
kryer një funksion të caktuar është i
vogël, propabiliteti është i mundshëm.
Psh, le të shqyrtojmë mundësinë e dy elementeve
që bashkohen për të krijuar një kompozitet
që kryen një funksion të caktuar. Dy elementet
janë A dhe B dhe kombinimi i suksesshëm është
AB. Meqënëse ka vetëm dy mundësi të
kombinimit të këtyre elementeve (AB, BA), atëherë
propabiliteti i suksesit është një në
dy, ose 0.5. Nëse kemi tre elemente që nevojiten
për të krijuar një substancë që kryen
një funksion, dhe vetëm një kombinim është
i suksesshëm, atëherë propabiliteti është
një në gjashtë (ABC, ACB, BAC, BCA, CAB, CBA)
nga të gjitha kombinimet e mundshme. Nëse mund ta
shprehnim këtë me gjuhë matematikore, kjo do
të thotë se për çdo kombinim të
X elementeve, numri i kombinimeve është X! (X faktorial).
P.sh, për tre elemente, numri i kombinimeve është
3! ose 3 x 2 x 1 = 6.
Tani
le të shqyrtojmë një organizëm me vetëm
100 elemente që duhen kombinuar për të kryer
një funksion të thjeshtë. Propabiliteti që
kjo mund të ndodhë nga rastësia është
100! ose 10^158 (dmth 10 me 158 zero prapa). Ky është
një number i paimagjinueshëm. Le të mos harrojmë
që sipas shkencëtarëve universi përmban
rreth 10^80 elektrone. Eshtë e pamundur që një
organizëm i tillë të krijohet nga rastësia.
Padyshim skeptikët thonë që përsëri
ka një mundësi megjithëse propabiliteti është
i vogël. Në fund të fundit kjo nuk ndodhi (sipas
tyre) brenda natës, por në një periudhë
miliarda vjeçare. Sipas shkencëtarëve universi
është jo shumë se 30 miliardë vjeçar.
Le të supozojmë që çdo element bazë
i jetës ka egzistuar për 30 miliardë vjet,
që e kthyer në sekonda del 10^18 sekonda. Le të
supozojmë se një sekond ndodhin 1 miliardë
(10^9) kombinime të mundshme për të krijuar
organizmin me 100 elemente që po shqyrtojmë (vini
re që këto numra janë vërtetë të
ekzagjiruara në dobi të teorisë së evolucionit).
Propabiliteti që ky organizëm mund të krijohet
nga rastësia për 30 miliard vjet është
10^9 x 10^18 = 10^27. Siç e përmendëm propabiliteti
i saktë 10^158, që do të thotë, se nëse
ndodhin 1 miliardë kombinime në sekond për
30 miliardë vjet, propabiliteti që kombinimi i saktë
do ndodhë është 10^158 / 10^27 = 10^128, që
është një absurditet. Ne zgjodhëm një
organizëm me 100 elemente, që sipas NASA-s (agjensia
Amerikane e austronatëve) trajnimi i austornatëve
përmban mësime se si ata të dallojnë format
më të thjeshta të jetës, më e thjeshta
prej së cilave përmban 400 amino acide, ku çdo
amino acid është një kombinim i katër
deri pesë elementeve baze kimike, dhe secili prej këtyre
elementeve është një kombimin i veçantë
protonesh, elektronesh dhe neutronesh. Të besosh se kjo
erdhi nga rastësia jo vetëm që kërkon
një besim të verbër, por është çmenduri.
Çdo njeri që beson në teorinë e evolucionit
ka më tepër besim se të gjithë besimtarët
në Zot të marrë së bashku.
Ka
dy arsye pse njerëzit pranojnë teorinë e evolucionit.
Arsyeja e parë është padituria. Shqipëria
fatkeqësisht është e mbushur me njerëz
që nuk kanë asnjë njohuri nga këto gjëra
që ne përmendëm më lart, dhe janë
aq krenare saqë nuk pranojnë asnjë mendim ndryshe
nga tyrin. Arsyeja e dytë pse njerëzit besojnë
Teorinë e Evolucionit është sepse nuk duan
të pranojnë që ka një Zot dhe një
ditë do të japin llogari për jetën e tyre
para Tij, prandaj vazhdojnë të gënjejnë
veten se një teori e tillë është e vërtetë.
Shikoni
pak tabelën e mëposhtme. Ka të bëjë
me ligjin e shkakut dhe pasojës.
| Shkaku
i parë i hapësirës së pafund |
duhet të jetë i pafund |
| Shkaku
i parë i kohës |
duhet
të jetë i përjetshëm |
| Shkaku
i parë i energjisë pa kufi |
duhet
të jetë i gjithpushtetshëm |
| Shkaku
i parë i kompleksitetit të pafund |
duhet
të jetë i gjithëditshëm |
| Shkaku
i parë i vlerave morale |
duhet
të jetë i moralshëm |
| Shkaku
i parë i vlerave shpirtërore |
duhet
të jetë shpirtëror |
| Shkaku
i parë i integritetit |
duhet
të jetë i vërtetë |
| Shkaku
i parë i dashurisë |
duhet
të jetë dashuri |
| Shkaku
i parë i jetës |
duhet
të jetë i gjallë |
Cili
model përputhet më mirë me këto karakteristika?
Evolucioni që mëson se çdo gjë erdhi
nga rastësia? Apo krijimi që mëson se ishte
Perëndia vetë që krijoi gjithçka, i
cili ka ato cilësi që përshkruhen më lart.
Ai është i gjithëditshëm, i gjithëpushtetshëm,
i përjetshëm, i moralshëm, dashuri dhe i gjallë.
Këto janë ato cilësi që Bibla na mëson
për Zotin tonë. Ai na do dhe na ka krijuar për
një qëllim. Jeta jonë nuk është rastësi,
është plot me qëllim dhe kuptim, e dizenjuar
personalisht nga Zoti i gjithësisë.
Argumenti
më “i fortë” që ata që besojnë evolucionin
sjellin për të mbrojtur atë teori ka të
bëjë me zhvillimin e shkencës, njohurisë,
teknologjisë, etj. Megjithëse kjo mund të duket
sikur përputhet me teorinë e evolucionit, kjo s’ka
asgjë të bëjë me atë teori. Kjo ka
të bëjë me faktin se sa më tepër
njerëzit të jenë në planetin Tokë,
aq më shumë do të rritet njohuria dhe përparojë
shkenca. Kjo është llogjike. Në fund të
fundit, fëmijët e brezit të sotëm lindin
në një ambjent me teknologji të zhvilluar dhe
i mësojnë që të vegjël parimet kryesore
që shkencëtarët më të famshëm
të 200-300 vjetëve më parë nuk i dinin.
Prandaj, ata nuk kalojnë 20-30 vjet studime për
të shpikur ato gjëra që tashmë jane zbuluar,
por ndërtojnë mbi njohurinë aktuale. Kjo nuk
do të thotë evolucion. Pse a mund të themi
ne se një 18 vjeçar sot është më
i zgjuar sesa Njutoni? Padyshim që jo, cili është
ai i marrë që do të bënte një deklaratë
të tillë? Por Njutoni nuk dinte asgjë për
kompjuterat, ndërsa një 18 vjeçar sot di
shumë për to. Por, nëse Njutoni do të
kishte lindur në vitin 1970, ku i dihet se çfarë
do të kishte bërë. Ky është një
parim i thjeshtë që nuk ka të bëjë
me teorinë e evolucionit, por ka të bëjë
me faktin se çdo brez ndërton mbi atë njohuri
që është dashur mijëra vite të mësohet
dhe përcillet në brezat pasardhës, dhe çdo
brez do të jetë gjithmonë e më i zhvilluar.
Nëse evolucioni është i vërtetë,
atëherë do të shikonim që do të kishim
njerëz më të zhvilluar në vendet më
të zhvilluara. Kuptohet që shumica e zbulimeve teknologjike
janë bërë në Shtetet e Bashkuara. A do
të thotë kjo që ata janë një shkallë
më lart në shkallën e evolucionit sesa kombet
e tjera? Nëse kjo është e vërtetë,
si shpjegohet që shumë nga nxënësit e
shkollës së mesme në Amerikë mezi dinë
të shkruajnë e të lexojnë? Ose si shpjegohet
që nëse një nxënës Shqiptar shkon
në Amerikë, jo vetem që konkuron me vendasit,
por qëndron shumë më lart se shumica e tyre?
Çfarë është kjo evolucion? Në qofte
se i njëjti nxënës do të ishte lënë
në një fshat të humbur të Shqipërisë,
a do te jepte ai të njetjtat rezultate? Padyshim që
jo, sepse nuk do të kishte mundësi të mësonte
të njëjtat gjëra. Atëherë, çfarë
kemi këtu evolucion, apo devolucion? Padyshim që
jo, kjo është absurde, le të mos ngatërrojnë
njohurinë me inteligjencën. Shume njerëz sot
kanë më tepër njohuri sesa kishte Njutoni,
por janë të rrallë ata që do të kenë
ndonjëherë inteligjencën e tij.
Teoria
e evolucionit dështon përpara çdo ligji shkencor
dhe llogjikës së thjeshtë. Është
absurditet të besosh se organet e trupit të njeriut
(apo gjitarëve) u krijuan nga rastësia. Si mundet
syri të krijohet nga rastësia, apo me “evolim”?
Evolim drejt kujt? Njerëzit i fusin ato miliona vitë
në mes të çdo fraze sikur ato do ndryshojnë
ndonje gjë. Le të flasim për organet e riprodhimit
për shembull. Në qoftë se evolucioni është
i vërtetë, atëherë do të thotë
se ato u zhvilluan në një periudhë miliona
vjecare, dhe çdo specie perfeksionoi diçka më
tepër në atë sistem. Vërtetë? Po
si riprodhoi ajo specie kur organi i riprodhimit nuk egziston
akoma?
Një organ 70% i zhvilluar nuk mund të kryejë
një funksion, e jo më të ketë pasardhës
që ta perfeksionojnë këtë funksion. Njerëzit
sot kalojnë vite të tëra kur kanë një
sëmundje, shpesh herë pa asnjë rezultat pozitiv,
dhe ju mendoni se syri i njeriut u krijua nga rastësia?
Po si mundet një organ si syri me 20% zhvillim të
vazhdojë të zhvillohet deri 100%? Kjo është
çmenduri! Asnjë njeri që ka dy pare tru në
kokë nuk mund të besojë nje idiotizëm
të tillë. Dhe nëse ndodhi një herë
nga rastësia, si ka mundësi që i njëjti
organ të zhvillohet në qënie të ndryshme
që janë në linja të ndryshme të shkallës
së evolucionit? Kjo do të thotë që paralelisht
organi i të parit u zhvillua në qënie të
ndryshme, që nuk janë drejtpërdrejt të
lidhura me njeri tjetrin. Kjo nuk është pamundësi,
kjo është çmenduri të besosh se kjo
erdhi nga rastësia.
Evolucionistët kanë vendosur që të besojnë
diçka që është jashtë çdo
lloj llogjike dhe ligji shkencor. Kjo quhet fe, jo shkencë.
Shkencë quhet diçka që bazohet në ligjet
shkencore, dhe evolucioni dështon para çdo ligji
shkencor. Sistemi i evolucionit nuk është asgjë
tjetër sesa një fe e rreme, që i mban njerëzit
në errësirë duke i gënjyer sikur nuk ka
një Zot, krijues të gjithësisë. Sot në
botë ka shume fe, dhe nëse dikush vendos që
të besojë tek teoria e evolucionit, kjo është
zgjedhja e tyre, por nëse ju vendosni të bëni
këtë gjë, ju lutem mos a quani atë shkencë,
quajeni ashtu siç është në të vërtetë,
fe.
Kjo
temë është aq e gjërë saqë është
e pamundur ta trajtojmë më gjërë në
një artikull (sepse ju nuk do lexonit një libër
në internet), por ne shpresojmë që t’ju kemi
dhënë aq informacion saqë nëse ju besoni
në evolucion, të merrni parasysh anën tjetër
të fakteve. Nëse kërkoni më tepër
informacion, ju lutem na kontaktoni. Zoti ju bekoftë.
Referenca::
1. "Scientific
Creationism", Henry M. Morris, 1998.
2. "On Methods of Evolutionary Biology and Anthropology",
Theodosius Dobzhansky, 1957.
3. "Life and Letters of Thomas Henry Huxley", Leonard
Huxley, 1903.
4. "Evolution and Genetics", Julian Huxley, 1955.
5. "Biology as an Autonomous Science", Francisco
J. Ayala, 1968.
6. "Cosmology after Half a Century", W.H. McCrea,
1968.
7. "The Evolution of the Physicist's Picture of Nature",
P.A.M. Dirac, 1963.
8. "Science and Modern Cosmology", Herbert Dingle,
1954.
9. "The Case for a Hierarchical Cosmology", G. de
Vacoleurs, 1970.
10. "What is Beyond the Universe", Isaac Asimov,
1971.
11. "New Theories of Creation", Jerry E. Bishop,
1972.
12. "Time's Arrow and Evolution", Harold F. Blum,
1962.
13. "Production of Amino Acids under Possible Primitive
Earth Conditions", S.L. Miller, 1953.
14. "Enzymatic Synthesis of DNA", M. Goulian, A.
Kornberg, R.L. Sinsheimery, 1967.
15. "Introduction to Darwin's Origin of Species",
L. Harrison Matthews, 1971.
16. "The Difficulties of Darwinism", Jeremy Cherfas,
1984.
17. "The End of the Lines", Norman Myers, 1985.
18. "Biological Self-Replicating Systems", Harold,
J. Morowitz, 1967.