Pa
dashur të flasim për çdo kishë që
egziston, padyshim kjo është e vërtetë
dhe ndodh gjithandej. A është e drejte kjo? Përpara
se t'i përgjigjemi kësaj pyetje duhet të sqarojmë
disa gjëra. Së pari, kishat duhet të predikojnë
kundër mëkatit. P.sh. në Bibël thuhet
qartë se homoseksualizmi është mëkat.
Atëherë është detyra e kishës të
lajmërojë anëtarët dhe ata që duan
të dëgjojnë që të mos marrin pjesë
në një akt të tillë. Kjo nuk do të
thotë që besimtarët duhet të vrasin homoseksualët,
por nga ana tjetër mëkati është mëkat
dhe duhet quajtur i tillë. Nëse dikush dëgjon
këtë dhe është homoseksual, padyshim që
nuk i pëlqen një gjë e tillë, atëherë
mund të akuzojë kishën se gjykon njerëzit
për mënyrën se si jetojnë. Në këtë
rast kisha nuk po gjykon këtë njeri, Zoti e ka gjykuar
për atë vepër, kisha thjesht po predikon atë
që Zoti ka thënë në Bibël. Prandaj
problemi i këtij njeriu nuk duhet të jetë me
kishën por me Zotin, ai ose duhet të vendosë
të pranojë atë që thotë Zoti në
Bibël, ose ta lërë kishën rehat dhe të
kuptojë se burimi i problemit qëndron midis tij
dhe Zotit, jo midis tij dhe kishës. Pra, nëse kisha
po flet hapur kundër një mëkati që Bibla
e thotë konkretisht, atëherë njerëzit
nuk duhet ta marrin këtë si gjykim nga kisha për
ata, por si një urdhërim që Zoti ka dhënë
në Bibël, fjalën e Tij.
Nga
ana tjetër, plot kisha kalojnë detyrën e tyre
për ta lënë Zotin të punojë në
jetët e njerëzve, duke predikuar kundër gjërave
që Bibla nuk i quan mëkat. Kjo është një
gjë mjaft e rrezikshme dhe e dëmshme si për
anëtarët e kishës, ashtu edhe për imazhin
e vetë kishës. Kjo është një nga
gjërat që e dëmton kishën shumë.
Ne ju inkurajojmë që të lexoni artikullin
“A mund të shpjegosh legalizmin në kishë”
për të kuptuar më mirë këtë
çështje dhe për të gjetur ekuilibrin
e duhur.
Nëse
një njeri nuk ka pranuar Jezusin në jetën e
tij, si Zot dhe shpëtimtar, atëherë ai nuk
duhet të shqetësohet fare se për çfarë
po e gjykon kisha atë, sepse gjëja e parë që
Zoti pret prej tij është që ai të pendohet
nga mëkatet e tij dhe të pranojë Jezusin dhe
të marrë faljen e mëkateve. Deri sa ai të
bëjë një gjë të tillë, nuk ka
rëndësi se çfarë gjëje mund të
bëjë apo mos bëjë, ai gjendet në
armiqësi me Perëndinë për shkak të
mëkateve të tij prandaj duhet të zgjidhë
këtë problem së pari.
Së
fundi, një njeri tregon pjekurinë e tij kur kupton
se nuk mund të fajësojë Zotin sepse kisha të
caktuara po abuzojnë me emrin e Zotit apo shtrembërojnë
fjalën e tij. Njerëzit në të gjitha kohërat,
dhe në çdo vend kanë abuzuar dhe do të
vazhdojnë të abuzojnë me emrin e Zotit, dhe
të bëjnë apo thonë gjëra që
Zoti s'ka të bëjë fare me to, por ne kemi Biblën
vetë, atëherë mund të kuptojmë nëse
gjërat që një njeri thotë janë sipas
Zotit apo jo.
Prandaj,
i dashur lexues, mos u shqetësoni se kë gjykon kisha
apo për çfarë e gjykon, ju për veten
tuaj, sigurohuni që së pari keni pranuar Jezusin
dhe keni bërë paqe me Perëndinë nëpërmjet
gjakut që Krishti derdhi në kryq për ne, së
dyti sigurohuni që ju keni një Bibël dhe e
njihni mirë çfarë thotë Zoti, së
treti bëni detyrën tuaj ndaj Zotit dhe mos u shqetësoni
për ata që abuzojnë me emrin e Zotit apo fjalën
e tij. Në fund të fundit, Romakët 14:12 thotë
se “Kështu, pra, secili nga ne do t`i japë llogari
Perëndisë për veten e vet”, kjo përfshin
edhe ata që sot abuzojnë në emër të
Zotit. Ju sigurohuni që ju jeni të drejtë përpara
tij, dhe lëre Zotin të gjykojë ata që
e dinë të vërtetën, ose e kanë në
dorë, por vazhdojnë të abuzojnë me të.
Zoti ju bekoftë.