Kjo
pyetje është sa serioze aq edhe e rëndësishme.
Është parimi ynë në Albavizion.com ashtu
siç premtojmë në faqen kryesore, që
ne do të paraqesim të vërtetën e pastër
dhe pa kompromis në të gjithë artikujt e botuar
në Albavizion.com. Ky artikull, veçanërisht,
për shkak të pyetjes së paraqitur, dhe premtimit
tonë për të thënë të vërtetën,
mund të ofendojë disa njerëz për shkak
të traditës apo besimit të tyre. Megjithatë,
ne do i qëndrojmë premtimit tonë dhe do t’ju
japim të vërtetën. Inkurajojmë të
gjithë lexuesit që nuk bien dakort me këtë
përgjigje që të vërtetojnë faktet
e paraqitura këtu me historinë, jo me traditën
e tyre fetare, e cila mund të jetë e gabuar.
Atëherë,
a është kisha përgjegjëse për të
tëra ato gjëra që titulli përshkruan?
Kisha Katolike është. Sipas historisë, Kisha
Katolike gjatë periudhës së mesjetës dominonte
shumë shtete në Europë. Për shkak të
besimit të tyre, Kisha Katolike nuk beson në ndarjen
e fesë dhe të shtetit, prandaj është përpjekur
gjithmonë të vendosë dominimin e saj me anë
të analeve politike. Gjatë periudhës së
mesjetës Kisha Katolike është përgjegjëse
për vrasjen, keqtrajtimin, abuzimin e miliona njerëzve
në Europë. Pa u futur në hollësi duke
përmendur shumë nga këto barbarizma, është
e rëndësishme të kuptojmë PSE ndodhi një
gjë e tillë! Çdo pasojë ka një
shkak dhe megjithëse ne shpesh herë jemi më
të interesuar për pasojat, shkaku që solli
këto pasoja është më i rëndësishëm
sesa pasojat vetë. Atëherë, pse ndodhi një
gjë e tillë?
Të dashur lexues, le t’ju kujtojmë edhe një
herë që ky artikull nuk synon të sulmojë
apo diskretitojë askënd, ne thjesht duam të
paraqesim analizën e plotë të besimeve që
çuan në periudhën më të errët
të njerëzimit, atë të mesjetës. Arsyeja
kryesore që çoi në periudhën e mesjetës
është pikërisht besimi i Kishës Katolike.
Kisha Katolike beson se Jezus Krishti caktoi pozitën
e Papes si atë të përfaqësuesit të
Perëndisë në Tokë. Ata pretendojnë
se Apostulli Pjetër ishte Papa i parë, dhe prej
tij vijnë të gjithë ata që kanë mbajtur
fronin e Papës. Sipas tyre Papa nuk mëkaton për
thëniet që bën “Nga Katedra” dhe ai është
njeriu i parë në botë që njerëzit
duhet të dëgjojnë në çështjet
e besimit dhe të politikës. Kisha Katolike gjithmonë
ka dekurajuar njerëzit e thjeshtë që të
lexojnë apo mësojnë Biblën. I gjithë
interpretimi i Biblës duhet pranuar nëpërmjet
thënieve të kishës, dhe njerëzit e zakonshëm
nuk janë në gjendje të kuptojë Biblën
me anë të leximit.
Gjatë periudhës së mesjetës Bibla ishte
një gjë e rrallë në duart e popullit.
Vetëm priftërinjtë e Kishës Katolike kishin
mundësinë për të lexuar Biblën. Shumë
prej tyre pengonin përkthimin e Biblës në gjuhën
e njerëzve. Ata dëshironin që Bibla të
mbetej në latinisht që njerëzit të mos
e kuptonin dhe të vareshin krejtësisht prej tyre
në interpretimin e Biblës. Gjatë mesjetës
mijëra njerëz u dogjën të gjallë
sepse mbanin një Bibël. Kisha Katolike gjithmonë
ka pasur një listë librash të ndaluar për
t’u lexuar dhe për një kohë të gjatë
Bibla ka qënë një prej tyre. Po si ka mundësi
që një sistem i tillë fetar që thotë
që beson Biblën si fjalën e Zotit të pengojë
njerëzit nga leximi i saj? Shumë njerëz debatojnë
që i tërë sistemi i kishës katolike është
ndërtuar për të pasur një fasade fetare,
kur në të vërtetë Bibla është
libri i fundit që ata besojnë. Le të shpjegojmë
më në hollësi:
•
Kisha Katolike beson se tradita e kishës së tyre
është përmbi shkrimet. Me fjalë të
tjera nëse dikush gjen në Bibël një parim
që kundërshton besimet e kishës, tradita e
lënë nga etërit e kishës, ose thëniet
e Papës janë më të rëndësishme
sesa Bibla. Kjo i vështirëson gjërat për
një njeri që do të dijë të vërtetën.
Sipas Jezus Krishit vetë, fjala e tij (Bibla) është
e vërteta,
Ai thotë tek Gjoni
17:17
Shenjtëroji në të vërtetën
tënde; fjala jote është e vërteta.
Sipas Jezus Krishtit, Bibla është e vërteta,
dhe jo traditat apo besimet e ndonjë kishe. Kisha Katolike
e përdor Biblën për qëllimet e saj por
nuk e beson atë. P.sh. në librin e parë të
Biblës, Zanafilla, në dy kapitujt e parë tregohet
si Zoti krijoi gjithësinë, Tokën, njeriun dhe
çdo gjallesë në Tokë dhe në ujërat.
A e dini ju pozitën e kishës Katolike sot për
këto kapituj? Më poshtë është një
citim i marrë nga parathënia e Biblës Katolike
që thotë:
Për
besimtarin Bibla – Shkrimi i shenjt, është
libri i frymëzuar
prej Hyjit, i cili sjell të
vërtetën
hyjnore, që
nuk mund të
jetë
e gabuar. Por cili është
objekti i vërtetë
i Biblës,
mbi të
cilin ajo ka sigurinë
e pagabueshmërisë?
Nuk duhet të
harrohet se vërtetësia
e Biblës
qëndron
në
të
vërtetën
religjoze: Shkrimi i shenjt është
i vërtetë
nga fakti se flet për
marrëdhëniet
e njeriut me Hyjin, me misterin e Jezu Krishtit; kur
mëson
besnikërinë
e njeriut ndaj Hyjit. Me fjalë
të
tjera, Bibla mëson
të
vërtetën
kur flet për
marrëdhëniet
e Hyjit me ne dhe kur flet për
marrëdhëniet
e njeriut me Hyjin dhe me njëri-tjetrin.
Në
fushat e tjera të
dijes njerëzore,
Bibla nuk pretendon të
shprehet dhe nuk e shtron mendimin e vet lidhur me çështjet
shkencore, të
cilat e kanë
objektin e vet dhe shkencën
e vet…(biologji, astronomi etj) dhe, nëse
i përmend, përmend dhe shfrytëzon
arritjet e tyre të
kohës
kur kishte shkruar autori. Për
ilustrim: shpeshherë
dhe prej shumëkujt
i ngarkohet kjo barrë
padrejtësisht.
Për
shembull shpesh shtrohet pyetja: “A është
e vërtetë
ajo që
thuhet në
Bibël
për
prejardhjen e botës?”
e citohen kapitujt e parë
të
Librit të
Zanafillës!
Harrohet se kapitujt e parë
të
Zanafillës
nuk e kanë
planin e kërkimeve
shkencore – kjo gjë
u përket
shkencave të
tjera! Në
fakt këta
kapituj janë
kompozime poetike të
njerëzve
që
përsiasin e që
duan të
pohojnë
se njerëzimi
e ka zanafillën
prej Hyjit, duan të
dëftojnë
qëllimin
e lartë
që
Hyji ia ka dhënë,
vendin e mëkatit
në
jetën
e njeriut dhe shpresën
e madhe të
shëlbimit. Ajo merr disa tradita të
vjetra të
njerëzimit
dhe u jep drejtimin për
të
besuar në
një
Hyj të
vetëm.
Krejt, pra, këto
kompozime poetike të
mëdha
të
krerëve
të
parë
të
Biblës,
kanë
vetëm
këtë
qëllim
dhe jo të
hyjnë
në
çështjet
e biologjisë
a të
shkencave të
tjera.
|
A mund të thuhet më qartë se kaq, se çfarë
beson Kisha Katolike? Dmth, e thënë shqip, Zoti
ka gënjyer në kapitujt e parë të Biblës,
dhe në qindra vargje të tjera gjatë gjithë
Biblës, ku Zoti lavdërohet si krijuesi i gjithçkaje.
Une dua të di ku thuhet në Bibël se Bibla nuk
pretendon të shprehet në lidhje me çështjet
shkencore?! Na thoni një varg nga Bibla, citojeni ku
thuhet kjo gjë? Ne kemi trajtuar qartë në artikullin
"Shkenca dhe Bibla"
se si Zoti përdor disa nga ligjet që Ai krijoi në
natyrë, për të shfaqur fakte shkencore mijëra
vjet para se shkenca të zbulonte egzistencën e tyre.
Atëherë si mundet një "besimtar"
të thotë se Bibla nuk pretendon të shprehet
në fushat e shkencës? Le të mos harrojmë
se është shkenca ajo që ndjek pas faktet shkencore
të thëna në Bibël, dhe jo e kundërta.
Sipas kësaj parathënie, del se krijimi për
të cilin flitet tek Zanafilla, është gënjeshtër.
Aty thuhet qartë për çdo njeri që di
të lexojë sa një fëmijë i klasës
së dytë se Zoti vetë krijoi gjithcka. Kurse
parathënia e Biblës Katolike thotë që
njerëzit që i referohen këtyre kaptujve për
të thënë se Zoti ka krijuar gjithcka e kanë
gabim, sepse këto kapituj nuk pretendojnë të
thonë që kjo është e vërtetë!!!
Ku thuhet që këto kapituj nuk thonë atë
që çdo njeri lexon prej atyre vargjeve? Nuk thuhet
asgjëkundi! Bibla Katolike i quan këto kapituj "kompozime
poetike të mëdha" që nuk kanë për
qëllim të hyjnë në "çështjet
e biologjisë a të shkencave të tjera".
Dhe kjo nuk qenka hipokrizi? Këta që thonë
këto gjëra janë vërtetë besimtarë
të Biblës? Bibla nuk flet vetëm tek Zanafilla
për krijimin, ka qindra vargje pothuajse në çdo
libër të Biblës, ku flitet për krijimin.
Nëse Zanafilla s'është e vërtetë,
atëherë e gjithë Bibla s'është e
vërtetë, dhe nëse Bibla gënjen në
këto kapituj, pse duhet të marrim seriozisht pjesën
tjeter? Dmth, sipas tyre, nëse "biologjia"
thotë se evolucioni është i vërtetë,
atëherë ne nuk duhet ta kundërshtojmë
këtë, sepse Bibla nuk pretendon të flasë
në fushat shkencore, por vetëm në marrëdhëniet
e Zotit (Hyjit) me njeriun. Kjo është blasfemi!
Ky është një sistem hipokrit dhe blasfemues
ndaj Zotit. Ky është një sistem fetar prostitutë
që shet çdo gjë tyren për të arritur
qëllimet që kanë, politike dhe fetare. Ata
përdorin Biblën pa e besuar atë, e shtrembërojnë
kur të duan dhe si të duan dhe nëse njeri thotë
që Bibla thotë ndryshe, përgjigja e tyre është
e thjeshtë, tradita e kishës qëndron mbi Biblën!
Dhe kjo qënka fe e "Krishterë"? Si mund
të jetë e Krishterë, kur vetë Krishti
krijoi gjithçka (Kolosianet 2, Gjoni 1) dhe ata e quajnë
këtë një gënjeshtër? Mos vallë
jemi ne armiqtë tuaj sepse ju themi të vërtetën?
Këto që po themi janë fakte, jo thjesht mendimet
tona, nëse këto fakte kundërshtojnë traditën
tuaj fetare, atëherë ju duhet të zgjidhni kë
do besoni, por mos thoni se feja Katolike është
një fe e Krishterë. Që të jesh i Krishterë,
duhet të besosh ato që Krishti tha dhe bëri.
P.sh. shikoni çfarë tha Krishti tek
Marku
13:19
Sepse në atë ditë do
të jetë një mundim i madh, më i madhi
që ka ndodhur që nga zanafilla e krijimit që
kreu Perëndia deri më sot, dhe të tillë
nuk do të ketë më kurrë.
Krishti
vetë tha qartë, që Zanafilla është
e vërtetë. Tani kë do besojmë ne, Kishën
Katolike apo Krishtin? Dhe si mundet Kisha Katolike të
thotë është e Krishterë kur nuk besojnë
fjalët e Krishtit?
Shikoni
vetë se çfarë tha Papa Gjon Pali II në
vitin 1996 në takimin vjetor të Akademisë së
Shkencave:
"Sot,
më
tepër
se një
gjysëm
shekulli pas këtij
diskutimi ["Humani Generis"], njohuritë
e reja na drejtojnë
që
ta njohim teorinë
e evolucionit si më
tepër
se një
hipotezë...
Rezultatet e studimeve të
kryera pa lidhje me njëra
tjetrën,
përbën
në
vetvete një
provë
të
rëndësishme
në
favor të
kësaj
teorie [të
evolucionit]..."
Na vjen keq në qoftë se kjo ju ka ofenduar, por
siç thamë më lart, këto janë fakte.
Lërini ndjenjat mënjanë dhe analizoni faktet.
Në qoftë se juve ju ofendon kjo, le t'ju themi se
edhe ne na ofendojnë akuzat që njerëzit bëjnë
që të krishterët janë përgjegjës
për inkuizicionin, kryqëzatat, etj, etj. Nuk janë
të krishterët përgjegjës për ato
gjëra, janë pasojat e nje sistemi të korruptuar,
humanist, që përdor Biblën për t'i nënshtruar
njerëzit, por që as nuk e beson as i nënshtrohet
autoritetit të Biblës. Sistemi i Kishës Katolike
nuk ka të bëjë asgjë me Krishtërimin.
• Kisha Katolike lartëson Papën në figuren
e “Atit të Shenjtë”. Sipas Biblës, ka vetëm
një që është i shenjtë dhe ai është
Perëndia vetë. Madje në Bibël në
mënyrë specifike ndalohet përdorimi i shprehjes
“At i shenjtë” në referim ndaj ndonjë njeriu.
Tek
Mateu 23:9 Bibla thotë:
Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd atë
tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj,
ai që është në qiej.
Gjatë gjithë ekzistencës së Kishës
Katolike në veçanti gjatë mesjetës,
Papët kanë bërë mëkate nga më
të ndryshmet. Në një kohë kishte dy papë
që e quanin njeri-tjetrin antikrishti. Shumë prej
tyre u përfshinë në akte imorale, duke patur
shumë fëmijë të paligjshëm. Nuk ka
mundësi që një njeri të studioje historinë
dhe të quajë Papën “At i shenjtë”, vetëm
nëse dëshiron t’i injorojë faktet.
Tek
Romakët
3:23 Bibla thotë:
sepse
të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia
e Perëndisë,
A
ka vend për interpretim një varg i tillë? Çfarë
do të thotë "të gjithë mëkatuan"?
Ku thuhet aty që përveç Papës, të
gjithë të tjerët kanë mëkatuar? Papa
lartëson veten në barazim me Perëndinë,
refuzon atë që Bibla thotë qartë, por
qënka përfaqësues i Zotit në Tokë?
Të dashur lexues, mos u nxehni me ne për këto
që po lexoni, mos harroni qe ne po citojmë Biblën,
nëse ju refuzoni këto, atëherë po refuzoni
Fjalën e Zotit, dhe për ne ajo është më
e rëndësishme sesa doktrinat e çdo kishe.
• Kisha Katolike shtrembëron doktrinën e shpëtimit
të njerëzve nga mëkatet e tyre. Sipas Biblës
shpëtimi është një dhuratë nga Perëndia,
jo një meritë e jona.
Tek Efesianëve
2:8,9 Bibla thotë:
Ju
në fakt, jeni të shpëtuar me anë të
hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju,
po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra,
që të mos mburret askush.
Kisha Katolike i ka shtuar dokrinës së besimit mjaft
mësime të shpikura nga ata duke e bërë
të pavlefshme veprën e Krishtit në kryq. Kjo
vihet re qartë edhe në doktrina si purgatori. Kjo
fjalë as që përmendet ndonjëherë
në Bibël, e jo më të mësojë
egzistencën e një vendi të tillë. Purgatori
egziston në imagjinatën e katolikëve, dhe është
një mjet për t'i zhvatur njerëzit nga paratë,
sepse kjo doktrinë mëson se nëse dikush nga
familja jep para kishës, atëherë mundet që
shpirti i një personi të familjes mund të shkojë
nga purgatori në parajsë.
Megjithëse
ka shume doktrina të tjera që Kisha Katolike beson
dhe mëson që nuk janë sipas Biblës, ne
nuk do të humbasim kohë duke i renditur të
gjitha. Mjafton që të themi se Kisha Katolike është
përgjegjëse për emrin e keq që njerëzit
i japin krishtërimit, në bazë të gjitha
gjërave që Katolikët kanë bërë.
Kjo nuk do te thotë që të gjithë besimtarët
katolikë janë të tillë, ne po flasim për
strukturën e kishës. Ka mjaft besimtarë katolike
që janë njerëz të mirë dhe nuk i
dinë këto gjëra. Kjo ndodh sepse shumë
prej tyre nuk e njohin Biblën, pasi katolikët nuk
i inkurajojnë njerëzit të lexojnë Biblën,
dhe nëse e lexojnë, ata besojnë se traditat
e kishës qëndrojnë mbi Biblën.
Kisha
katolike është nje fe e rreme që përdor
Biblën për të arritur qëllimet e saj fetare
dhe politike. Ajo nuk ka asgjë të përbashkët
me krishtërimin e vërtetë. Fakti që citon
Biblën shpesh herë nuk do të thotë që
ajo e beson atë. Edhe djalli e citon Biblën, por
nuk i nënshtrohet asaj. Arsyeja pse shumë veta nuk
e kuptojnë këto që po themi, është
për shkak të ngjashmërisë së madhe
që Kisha Katolike ka më krishtërimin e vërtetë.
Le të mos harrojmë se gënjeshtra më e
madhe është ajo që është më
pranë të vërtetës. Nëse dikush ju
thotë që një djalë 20 vjeçar është
87 vjeç, padyshim që nuk do e besoni, sepse duket
qartë që kjo nuk është e vërtetë,
por nëse ju thotë se është 21 vjeç,
atëherë shumë njerëz mund ta besojnë.
Djalli ka imituar të vërtetën e Fjalës
së Perëndisë, Biblës, dhe Krishtërimit,
dhe ka krijuar mjaft fe (midis tyre Kishën Katolike)
që janë aq të ngjashme me të vërtetën
saqë vetëm ata që studiojnë të vërtetën
në hollësi mund ta kuptojnë ndryshimin, të
tjerët e kapërdijnë gënjeshtrën sepse
është shumë afër së vërtetës.
Kjo është si puna e parave të falsifikuara.
Paraja e falsifikuar duket njësoj si e vërteta,
por nuk ka asnjë vlerë. Arsyeja pse njerëzit
falsifikojnë paratë, është sepse ajo e
vërteta ka vlerë, po të mos kishte vlerë
askush nuk do falsifikonte para. Arsyeja pse djalli ka falsifikuar
fe të ngjashme me krishtërimin, është
sepse krishtërimi ka vlerë dhe është i
vërtetë. Jo vetëm kaq, por njerëzit kanë
një farë sigurie nëse janë fetarë
dhe mendojnë që janë në rregull me Zotin,
në qoftë se i përkasin një feje të
caktuar. Kjo është gënjeshtra më e madhe
e djallit. Bibla mëson qartë se shpëtimi i
shpirtit tonë nuk qëndron në asnjë fe
apo sistem fetar, por vetëm në Jezus Krishtin. Çdo
gjë që nuk përputhet me këtë të
vërtetë që Bibla mëson është
e rreme dhe e rrezikshme. Kisha Katolike gjatë viteve
të mesjetës është përgjegjëse
për vrasjen e miliona besimtarëve nëpërmjet
inkuizicionit. A e dini cili ishte kriteri kryesor i vendimit
për keqtrajtimin e viktimave? Shumicën e herëve
kishte të bënte me njerëz që besonin Biblën,
apo mbanin një Bibël! Atëherë ju mendoni
që ne jemi të ashpër në këtë
artikull sepse ju kemi prezantuar faktet?
Çdo
sistem, politik, shoqëror, apo fetar, që ndalon
mendimin e lirë dhe leximin e cdo lloj literature që
bie në kundërshtim ne besimet e tyre, është
një sistem i korruptuar. Ne nuk ndihemi aspak të
cënuar nga njerëzit që mendojnë ndryshe.
Ne lutemi që njerëzit të shikojnë Biblën
si të vetmin burim të vërtetë shpritëror,
por nëse ata nuk bien dakord me atë, kjo është
zgjedhja e tyre.
Si
përfundim, le të sqarojmë edhe një herë,
që ky artikull nuk u shkrua si një sulm ndaj katolikëve,
siç e përmendëm më lart, ka mjaft besimtare
katolikë që janë njerëz të mirë
dhe me sinqeritet ndjekin mësimet e kishës, ky artikull
i drejtohet sistemit të kishës, një sistem
i korruptuar, jo biblik, i ngjashëm me të vërtetën,
por që mohon mësimet e Biblës. Ky është
ai sistem që Zoti vetë thotë tek Zbulesa
2:6 që Ai e urren, dhe është përgjegjës
për të tëra barbarizmat e kryera gjatë
kohës së mesjetës. Ky është ai sistem
që Zoti vetë i thotë të gjithë atyre
që janë pjesë e tij që të largohen
prej tyre:
Zbulesa
18:4,5
Pastaj dëgjova një zë
tjetër nga qielli, duke thënë: ``Dilni prej
saj, o populli im, që të mos bëheni pjestarë
të mëkateve të saj, dhe të mos merrni
nga plagët e saj, sepse
mëkatet e saj janë grumbulluar dhe kanë arritur
deri në qiell, dhe Perëndia kujtoi paudhësitë
e saj.
Lutja
jonë është, që në rradhë të
parë të moskeqkuptoni këtë artikull, dhe
së dyti ta shikoni këtë nën këndvështrimin
e Biblës, duke kuptuar që djalli do të mashtrojë
të gjithë njerëzit, në rradhë të
parë duke përdorur fenë. Lutemi që të
kuptoni nga ky artikull sa e rëndësishme është
të marrësh fjalët e Zotit seriozisht dhe te
jesh i hapur ndaj Biblës.