Pyetje
e mirë! Le të shohim së pari përkufizimin
e fjalës "Hipokrit".
Hipokrit
është një njeri që vepron ndryshe nga
fjalët që thotë, ose një njeri që
vepron ndryshe nga ato që thotë që beson.
A
është e vërtetë që kishat janë
të mbushura me hipokritë? Padyshim. Unë nuk
njoh asnjë njeri që të jetojë 100% sipas
gjërave që beson. Çdo njeri ka diçka
që beson që nuk po e jeton në jetë. Kjo
nuk ndodh vetëm në kisha, kjo ndodh gjithandej!
Nëse do të pyesnit një nga qeveritarët
e korruptuar në Shqipëri nëse ata jetojnë
100% sipas gjërave që besojnë, atëherë
ju sapo takuat një hipokrit! Shumë mund të
pyesin, si arrin ti në këtë konkluzion pa a
ditur se çfarë përgjigje do të japë
ai? Nuk ka rëndësi çfarë përgjigje
jep, nëse thotë "PO", atëherë
sapo ju gënjeu sepse nuk jeton 100% me drejtësi,
diku e ka shkelur të drejtën edhe ai, nëse
thotë "JO", atëherë po e pranon që
është një hipokrit.
Pra,
shkoqur fare, nuk ka asnjë njeri në këtë
botë që të mos ketë të paktën
pak hipokrizi brenda tyre. Çështja është
që njerëzit presin më tepër ndaj njerëzve
që shkojnë në kishë, sesa nga një
që nuk shkon, prandaj kur shohin një të tillë
që bën diçka që bie në kundërshtim
me gjërat që ka thënë ai, ose kisha, atëherë
njerëzit menjëherë thonë unë nuk
dua të shkoj në kishë, sepse atje ka hipokritë!!!
Le
ta marrim shtruar këtë muhabet! Si pari, është
e qartë sipas Biblës që Zoti krijoi kishën
si një institucion për grumbullimin e besimtarëve,
për adhurimin e Perëndisë, rritjen në
besim, inkurajimin ndaj njëri-tjetrit, dëshmisë
ndaj botës së pashpëtuar, predikimin e Fjalës
së Zotit, etj. Apostulli Pal i shkruan kishave në
të gjitha letrat që mbajnë emrin e tij. Pra
është e pakundërshtueshme që Perëndia
pret që besimtarët, ata që duan të adhurojnë
Zotin, të rriten në besim, të jenë një
inkurajim për të tjerët, etj, të shkojnë
dhe të përfshihen në një kishë lokale.
Kur një besimtar pranon Jezus Krishtin në jetën
e tij, sipas Biblës ai bëhet një krijesë
e re, tani ka një natyrë të re, që i pëlqen
Perëndisë. Kjo natyrë e re duhet ushqyer me
Fjalën e Perëndisë për t'u rritur dhe
forcuar. Kjo nuk do të thotë
që ky besimtar ka humbur natyrën e vjetër,
që është natyra mëkatare, por kjo do të
thotë që tani ka mundësinë për të
kënaqur Perëndinë. Natyra që ai ushqen
më tepër është ajo që do ta zotërojë
atë më shumë. Prandaj është e rëndësishme
që të kuptojmë që edhe pasi pranojmë
Jezusin dhe shpëtohemi nga ferri, ne përsëri
mëkatojmë. 1 Gjonit 1:10 thotë: "Po të
themi se s'kemi mëkatuar, e bëjmë atë
gënjështar dhe fjala e tij nuk është në
ne". Ku varg nuk u drejtohet jobesimtarëve, por
besimtarëve dhe Gjoni e thotë qartë që
të gjithë mëkatojmë, edhe pas shpëtimit,
e megjithatë besoj se shumica (nqs jo të tërë)
pranojnë që nuk është mirë të
mëkatosh.
Atëherë
si qëndron kjo puna e hipokritëve në kishë?
Në qoftë ti je një prej atyre që bie dakort
me titullin e këtij artikulli, atëherë unë
kam disa pyetje për ty?
• |
Për
kë shkon ti në kishë, për Zotin apo
për të tjerët? |
• |
A
ka thënë Zoti në Bibël që të
mos heqim dorë nga të mbledhurit |
| |
bashkë?
(Heb 10:25) |
• |
Si
do të inkurajosh ti të tjerët apo të
inkurajohesh prej besimtarëve |
| |
të
tjerë nëse nuk shkon në kishë? |
• |
Si
do të japësh ti kontributin tënd ndaj familjes
së Perëndisë? |
• |
A nuk shkon ti në asnjë vend tjetër ku
ka hipokritë? |
Në
qoftë se ti qenke kaq i shenjtë saqë nuk duron
dot hipokritët në kishë, si shpjegohet që
ti shkon në shkollë, punë, dyqan, stadium,
kafene, etj? Mos vallë nuk ka asnjë hipokrit në
ato vende ku shkon ti? Padyshim që ka. Atëherë
pse shkon në ato vende? Dhe nëse shkon në ato
vende, pse nuk shkon në kishë?
E
vërteta është që ai njeri që ka këtë
qëndrim (siç thotë titulli i artikullit),
ai është vetë hipokriti më i madh! Sepse
kisha nuk është për njerëz të përsosur,
dhe nëse qënka mbushur me hipokritë dhe ti
nuk duron dot praninë e tyre, atëherë shko
dhe mësoju ti si të sillen! Bëhu ti i Perëndishëm!
Le të shohin ata veprat e tua, dhe të lavdërojnë
Perëndinë për shkakun tënd (Mateu 5:16).
Në qoftë se ti thua që këta njerëz
po shkelin parimet e Biblës dhe janë hipokritë
prandaj ti nuk shkon më në kishë, ti po shkel
100 vargje më shumë sesa ata duke mos shkuar dhe
ti je hipokriti më i madh!
Tani
këtu duhet bërë një ndërhyrje përpara
se disa prej jush të keqkuptojnë atë që
po them. Nëse ju jeni në një kishë që
mëson gjëra të gabuara ose doktrina të
rreme, atëherë është përgjegjësia
juaj që të largoheni dhe të gjeni një
kishë që mëson Fjalën e Zotit. Martin
Luteri ishte prift katolik, kur zbuloi që mësimet
e kishës katolike nuk përputhen me të vërtetat
e Biblës, që nga shpëtimi deri në doktrinat
e tjera. Po ai nuk u largua nga Zoti sepse në kishë
kishte hipokritë! Ai përkushtoi jetën e tij
studimit dhe predikimit të Fjalës së Zotit,
dhe Zoti e bekoi për atë. Prandaj le të jemi
të qartë për temën e këtij artikulli.
Unë po flas për ata njerëz që janë
larguar nga kisha dhe nga Zoti me pretekstin se ka hipokritë
në kishë. Zoti Jezus na thotë të shikojmë
më parë traun në syrin tonë, përpara
qimes në syrin e tjetrit.
I
dashur lexues. Nëse ju jeni një nga ata jerëz
që dikur shkonit në kishë, dhe tani jeni larguar,
le t'ju inkurajoj që të ktheheni atje. Në qoftë
se kisha mëson doktrina të gabuara dhe jo sipas
Biblës atëherë gjeni një kishë tjetër
që mëson Biblën, por është përgjegjësia
jonë sipas Biblës që të jemi në një
kishë lokale. Shkoni në kishë për Perëndinë,
jo për njerëzit, adhuroni Zotin, bëhuni një
shembull për të tjerët, që edhe nëse
ka hipokritë ata ose do të ndryshojnë jetën
e tyre, ose do të largohen, sepse do të shikojnë
që hipokrizia e tyre nuk do të eci në atë
vend. Bëhuni ju pozitiv dhe bëni atë që
është e drejtë, pavarësisht se çfarë
bëjnë apo thonë të tjerët. Zoti ju
bekoftë.