Shpesh
herë dëgjon nga shtypi ose figura të caktuara,
akuza kundër të krishterëve se po e copëtojnë
vendin, dhe po i mashtrojnë shqiptarët duke i bërë
pjesë të sekteve të ndryshëm, dhe po sjellin
humbjen e identitetit të kombit. Në lidhje me këto
akuza citojnë shprehjen e famshme nga Pashko Vasa “Feja
e shqiptarit është shqiptaria”. Kuptohet që
kur Pashko Vasa (gjithashtu i quajtur Vaso Pasha) e shkroi
atë thënie, kushtet ishin mjaft të ndryshme.
Nën pushtimin osman Shqipëria pothuajse e kishte
humbur indentitetin e vet dhe një thënie e tillë
duhet kuptuar në atë kontekst, ku shqiptarët
u detyruan me dhunë dhe taksa të ndryshonin fenë
e tyre në muslimanizëm. Tani do sqarojmë disa
gjëra, siç thuhet shpesh “të rrimë shtrembër
e të flasim drejt”, që do të thotë se
do të themi të vërtetën megjithëse
kjo e vërtetë mund të na dhembi të gjithëve
si Shqiptarë. E dini pse e përdorin këtë
shprehje shtypi apo politikanët, apo shkrimtarë
e artistë? Shumë prej tyre e përdorin këtë
sepse urrejnë krishtërimin dhe Jezus Krishtin, se
po kesh dy pare mend në kokë dhe po të shohësh
se ç'po ndodh në vend, atëherë nuk mund
të bësh një deklaratë të tillë.
Doni të flisni për fenë e Shqiptarit? Ok, le
të flasim për të. Të shohim sa burrëri
keni ju për të pranuar të vërtetën!
Feja
e Shqiptarit është Shqiptaria, do të thotë
që Shqiptari vë Shqipërinë mbi çdo
gjë tjetër. Unë nuk e di ku jetoni ju që
keni një mendim të tillë, dhe sa vjet keni
që flini gjumë, por nëse keni qënë
zgjuar për këto 13 vitet e fundit atëherë
keni parë qartë se feja e Shqiptarit ka qënë
çdo gjë tjetër përveç Shqiptarisë.
Shqiptarët shitën motrat e tyre në prostitucion,
droguan fëmijët dhe vëllezërit e tyre
me drogë, vodhën njëri tjetrin në çdo
formë e mënyrë të dëgjuar apo padëgjuar
më parë, vranë njëri tjetrin për
një fjalë goje, apo për 10 centimetra gardh
të lëvizur në pronën e tyre, helmuan njëri
tjetrin me produkte të falsifikuara, korruptuan çdo
formë të drejtësisë, administratës,
që nga instancat më të ulta e deri tek koka
e vendit, shitën interesat e vendit për përfitime
personale, i nxorën një nam të keq Shqipërisë
në gjithë Evropën e më tej, prishën
shkollat, vodhën institucionet e arsimit deri në
pllakat e banjos, prishën shtyllat elektrike, vodhën
telat e tensionit të ulët e të lartë për
të ndërtuar gardhin e tyre, e plot e plot të
tjera, që s'i numëron dot njeri! Dhe ju më
thoni se feja e Shqiptarit është Shqiptaria? Flini
gjumë zotëri atë bëni, edhe zgjohuni vetëm
kur do të jepni një deklaratë për shtyp,
apo kur ju vjen rradha të dilni në televizor. Edhe
ju thoni që krishterimi po cënon indentitetin e
Shqiptarëve? Shqiptarët sot janë të etur
për para, mashtrojnë, vjedhin, gënjejnë,
i tërë boshti i jetës së tyre rrotullohet
rreth parasë dhe fitimit dhe ju më thoni që
krishtërimi po cënon identitetin e Shqiptarëve?
Ju nuk dini çfarë flisni! Po, ne na vjen keq që
vendi ynë është katandisur në këtë
pikë, dhe na dhemb në zemër kur flasim për
gjëra të tilla, por këto janë të
vërteta, megjithëse na vjen keq që t'i pranojmë,
nuk mund të mbyllin sytë dhe të pretendojmë
se këto gjëra nuk egzistojnë.
Nëse
ka një shpresë për Shqipërinë kjo
shpresë është në Zotin, jo nga besimi
në politikë apo shtypin Shqiptar. Krishtërimi
do t'i sjellë identitetin Shqiptarëve jo ta cënojë
atë.
Në
qoftë se Shqiptarët do të ktheheshin tek Zoti
dhe Fjala e Tij Bibla, kjo do të thotë që do
të hiqnin dorë nga të gjitha ato dallavere
dhe pisllëqe që bëjnë, që do të
thotë se do t'i kthejnë kombit atë dinjitet
dhe identitet që të gjithë dëshirojmë
që ta ketë. Por deri atëherë as që
bëhet fjalë për identitet të Shqiptarëve.
Njerëz që bëjnë deklarata të tilla
dhe sulmojnë Krishtërimin tregojnë injorancën
e tyre, dhe nuk ka rëndësi nëse qënkan
këta edhe kokat e vendit apo shkrimtarët më
të shquar. Ne i pamë frytet e vendimit për
të “zhdukur” Zotin nga Shqipëria, gjatë viteve
të komunizmit. Tani është koha të kthehemi
tek Zoti sa nuk është vonë. Zoti ju bekoftë.