Në
një botë ku egziston mëkati dhe njerëzit
kanë mendime të ndryshme për çdo gjë,
sistemi më i mirë i parë deri tani është
një sistem që garanton lirinë e mendimit, besimit,
tregëtisë, etj. Ndryshe kjo quhet demokraci. Garantimi
i mendimit të lirë krijon mundësinë e
shqyrtimit të shumë ideve dhe zgjedhjes së
më së mirës. Sistemi i ekuilibrit të pushtetit,
në ndarjen e legjislatorit nga ekzekutivi dhe gjykatat,
është parimi bazë që minimizon abuzimin
që vjen nga pushteti absolut. Vendet perëndimore,
megjithë mangësitë e dukshme, kanë implementuar
një sistem të tillë dhe frytet janë të
dukshme.
Pyetja
qëndron nëse mund të vendoset demokracia në
vendet islamike! Le të shohim disa parime nga Kurani
që hedhin dritë në përgjigjen e saktë
të kësaj pyetje.
Islamizmi
mëson se Kurani është kushtetuta, Allahu është
autori i ligjit, shteti është mjeti i zbatimit të
ligjit që Allahu ka caktuar. Kjo eleminon çdo
mundësi të vendosjes së demokracisë në
vende që ndjekin Kuranin.
Shikoni
vargjet e mëposhtme:
1.
Kurani nuk lejon egzistencën e feve të tjera.
Sura
2:193
Luftoni ata (idhujtarët) derisa
të zhduket propagandimi i idhujtarëve dhe deri sa
të aplikohet feja vetëm për All-llahun…
Kjo
do të thotë mohimi i lirisë së besimit.
Sipas Kuranit ata që nuk besojnë në Allahun
dhe profetin e tij Muhamedin do shkojnë në ferr.
Por çfarë ndodh me një njeri që s’e
beson atë? Në një shtet islamik nuk lejohet
që dikush të mos besojë apo që të
mendoje ndryshe, jo më që të jetë i lirshem
që të shfaqi mendimet e tij pa pasoja.
Fakti
që disa shoqëri islamike mund të mos e praktikojnë
këtë 100% nuk i jep merita Kuranit. Nëse ata
do ta zbatonin Kuranin atëherë shoqëria do
të kishte ato të drejta që njerëzit kishin
në sundimin e Talibanit në Afganistan. Nën
atë regjim kafshët në vendet perëndimore
trajtohen më mirë sesa njerëzit trajtoheshin
në Afganistan. Sipas Kuranit askujt nuk i pranohet besimi
në një fe tjetër. Shikoni vargun më poshtë:
Sura
3:85
E,
kush kërkon fe tjetër përveç fesë
islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën
tjetër është nga të dëshpruarit.
Pra,
nën sundimin islamik, feja imponohet me dhunë dhe
çdo mjet tjetër, njerëzve nuk u lejohet një
fe tjetër, dhe nëse dikush ndërron fenë
nga islami në diçka tjetër, sipas Muhamedit,
ai duhet të vritet.
Hadith
volumi 9, libri 84, vargu.57
Unë do t’i kisha vrarë ata
sipas shprehjes së Apostullit të Allahut, “Kushdo
që ndërron fenë islame, vriteni.”
2. Kurani duhet shikuar si kushtetuta
e një vendi dhe gjykimet civile duhen bazuar në
të, në një shtet islamik.
Sura
4:105
Ne
të zbritëm ty (Muhammed) librin (Kur'anin) me plot
të vërteta, që të gjykosh mes njerëzve
me atë që të mësoi All-llahu.
Sura
5:48
Ne
edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kur'anin) e vërtetë
që është vërtetues i librave të mëparshme
dhe garantues i tyre. Gjyko, pra, mes tyre me atë që
All-llahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të
largohesh nga e vërteta që i erdhi. Për secilin
prej jush, Ne caktuam ligje program (të posaçëm
në çështje të veprimit).
3. Kurani ndalon opozitën
apo pluralizmin partiak.
Sura
42:10
Për
çdo send që nuk pajtoheni, gjykimi për të
është te All-llahu. Ai (gjykatësi i famshëm)
është All-llahu, Zoti im, vetëm Atij i jam
mbështetur, dhe vetëm Atij i drejtohem.
Në
qoftë se një shoqëri nuk lejon mendimin e lirë
të besimit, përdor Kuranin si kushtetutën dhe
ligjet sociale dhe nuk lejon pluralizmin politik, atëherë
si mund të ketë demokraci në shtet islamik?
Le
të theksojmë edhe një herë që kjo
është analiza teorike në bazë të
mësimeve në Kuran. Shtete të ndryshme islamike
zbatojnë përqindje të ndryshme të mësimeve
të Kuranit. Sa më tepër nga këto mësime
të zbatojnë në shoqëritë e tyre aq
më pak demokraci apo të drejta njerëzit do
përjetojnë.
Kurani
njeh vetem një mënyrë sjellje me ata që
nuk bien dakord me idetë e Muhamedit, dhe kjo është
dhuna. Shembulli i jetës së Muhamedit në këtë
fushë është i pamohueshëm. Një sistem
që nuk lejon mendimin e lirë është i korruptuar.
Pse të kenë frikë nga një fe tjetër?
Pse të kenë frikë nga Bibla? Ata që përhapin
Bibla në shumë nga vendet islamike (dhe kapen) marrin
ndëshkime të rënda, deri në vdekje.
Kjo
është një arsye tjetër pse Allahu nuk
është Zoti i vërtetë dhe Muhamedi është
profet i rremë. Në qoftë se Kurani do të
ishte fjala e Zotit të vërtetë, atëherë
nuk do kishte ligje të tilla që detyrojnë njerëzit
me dhunë se çfarë të besojnë, dhe
do të lejonte lirinë e besimit dhe mendimit.
Pra
a mund të egzistojë demokracia në vendet islamike?
Nëse ndjekin Kuranin, absolutisht jo. Na thoni një
shtet që ndjek Kuranin dhe ka demokraci? Shikoni vendet
arabe sot! Ku është demokracia në ato vende?
Nga
ana tjetër Bibla mëson lirinë e besimit dhe
mendimit. Sipas Biblës shteti duhet të jetë
i ndarë nga feja (Mateu
22:21) dhe Jezusi nuk mësoi dishepujt e tij që
të luftonin për marrjen e qeverisjes së ndonjë
vendi. Gjatë gjithë Biblës shikon lirinë
e besimit. Padyshim që Zoti na mëson se ka bekime
kur besojmë dhe nëse nuk besojmë atëherë
jemi përgjegjës përpara Tij për mëkatet
tona, por asnjë i krishterë nuk urdhërohet
të dënojnë ata që nuk besojnë, në
të kundërt Bibla na mëson që madje të
duam edhe armiqtë tanë dhe të lutemi për
ta. Gjatë gjithë Biblës lexon qindra shprehje
si më poshtë. Vini re se çdo fjalë e
Jezusit bazohen në vendimin e çdo individi, dhe
është një ftesë për të besuar
në të, por në asnjë vend nuk lexon detyrimin
e besimit:
Marku
4:23
Kush
ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!``
Mateu
16:24
Atëherë
Jezusi u tha dishepujve të vet: ``Në qoftë
se dikush don të vijë pas meje, ta mohojë vetveten,
ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë.
Gjoni
7:16,17
Jezusi
atëherë iu përgjigj atyre dhe tha: ``Doktrina
ime nuk është imja, por e atij që më ka
dërguar.
Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin
e tij, do ta njohë nëse kjo doktrinë vjen nga
Perëndia apo që unë flas nga vetja ime.
Zbulesa
3:20
Ja,
unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush
dëgjon zërin tim dhe të hapë derën,
unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë
me të dhe ai me mua.
Gjoni
3:15,16
Sepse
Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të
vetëmlindurin, që, kushdo që beson në
të, të mos humbasë, por të ketë jetë
të përjetshme.
Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në
botë që ta dënojë botën, por që
bota të shpëtohet prej tij.
Gjoni
1:12
por
të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin
të bëhen bij të Perëndisë, atyre
që besojnë në emrin e tij,
Gjoni
12:46
Unë
kam ardhur si drita për botën, që kushdo që
beson në mua të mos mbetet në errësirë.
Padyshim që Zoti na do dhe do që ne të besojme
tek Jezusi dhe të marrim faljen e mëkateve, por
siç thonë qartë vargjet më sipër
(dhe qindra të tjerë) Zoti nuk na detyron për
asgjë, por na ka dhënë vullnet të lirë
dhe lirinë e besimit apo mendimit. Shprehjet në
vargjet e mësipërme, si “kushdo që beson”,
“në qofte se dikush…”, “kush dëgjon…”, “të
gjithë atyre që e pranuan”, “atyre që besojnë”,
etj, tregojnë qartë që çdo individ e
ka në dorë vetë se çfarë do besojë
dhe Zoti nuk detyron askënd.
Mbi
të gjitha Jezusi tha tek Gjoni
8:32
do
ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do
t`ju bëjë të lirë``.
Krahasimi
është i qartë se çfarë mëson
Bibla dhe çfarë mëson Kurani në fushën
e lirisë së besimit, mendimit, demokracisë.
Frutet janë të qarta, në vendet që ndoqën
Kuranin dhe ato që ndoqën parimet Biblike. Zoti
ju bekoftë.

Shënim për besimtarët
muslimanë: Në këtë artikull nuk jemi përpjekur
aspak që të ofendojmë apo të ulim fenë
islame, ne thjesht kemi prezantuar faktet e njohura nga burimet
islamike. Ju inkurajojmë që nëse nuk ishit
të njohur me këto fakte më parë, të
mos i refuzoni ato, por të kontrolloni vetë ato
që kemi thënë me referencat e Kuranit apo Hadith-it.
Për këtë arsye kemi cituar vargje konkrete
nga Kurani. Faleminderit për mirëkuptimin.

Të gjitha referencat e Kuranit
janë marrë nga përkthimi në shqip i Kuranit
nga Sherif Ahmeti. Referencat janë cituar ashtu sic gjenden
në Kuran pa ndryshuar asgjë, prandaj gabimet gramatikore,
gjuhësore, apo drejtshkrimore nuk jane korrigjuar për
arsye se dëshironim që të citonim Kuranin ashtu
sic është, pa ndryshuar asgjë. Ky version i
Kuranit mund të gjendet në internet tek: www.albislam.com/kurani/.
Për shkak të vërtetësisë së
informacionit të prezantuar këtu, ju inkurajojmë
që të verifikoni vetë çdo citim nga
Kurani për të gjitha referencat që kemi dhënë.
Për shkak të pamundësisë
për të gjetur Hadith-et në shqip, të gjitha
referencat nga Hadith-et janë marrë nga burimet
islamikë të Hadith-it në anglisht dhe janë
përkthyer me saktësinë më të madhe.
Të gjitha citimeve të bëra nga Hadith-i mund
t’i referoheni tek: http://www.usc.edu/dept/MSA/fundamentals/hadithsunnah/bukhari/