Padyshim
që Bibla nuk mund të përmbajë çdo
hollësi të gjërave që ne mund të
hasim në jetë dhe të japë një urdhër
apo këshillë për çdo gjë, prandaj
shpesh herë lind pyejta: Po nëse përballohem
me diçka, dhe kur shkoj në Bibël atëherë
nuk gjej asnjë gjë në lidhje me këtë
situatë, çfarë duhet të bëj?
Le
të kuptojmë që kjo pyetje ka të bëjë
me ata që kanë pranuar Jezusin në jetën
e tyre si Zot dhe shpëtimtar. Nëse ju akoma nuk
e keni marrë këtë vendim, atëherë
gjëja e parë që Zoti kërkon nga ju është
që ju të pranoni faljen e mëkateve nga Perëndia
duke pranuar Jezusin.
Por
nëse e keni marrë një vendim të tillë,
atëherë kjo pyetje është për ju.
Megjithëse Bibla nuk i përfshin të tëra
situatat që mund të ndodhin, ajo përsëri
përmban disa parime që nëse ne i mbajmë
mend, ato zbatohen për çdo situatë. Nëse
Bibla do të përmbante një urdhër për
çdo situatë të caktuar, atëherë
Bibla do të kishte të paktën 1,235,253,231,423,231
faqe, sepse situatat janë nga më të ndryshmet,
dhe më thoni ju kush do e kishte lexuar të gjithë
Biblën. Por në të kundërt Zoti na dha
një libër që mund ta mbajmë në dorë
dhe ta marrim me vete kudo që të jemi dhe që
përmban çdo parim që na duhet për të
zgjidhur çdo lloj situate. Atëherë, nëse
ju jeni në një situatë për të cilën
Bibla nuk thotë diçka specifike, përdorni
këto parime për të vendosur se çfarë
duhet të bëni:
Nëse
ju mund t’i përgjigjeni “PO” të gjitha pyetjeve
të mësipërme me ndërgjegje të pastër
përpara Perëndisë, atëherë mund ta
bëni atë gjë, megjithëse në Bibël
nuk thuhet konkretisht bëje ose mos e bëj. Ajo që
ka rëndësi është që ju pasi i keni
bërë këto pyetje vetes të jeni i bindur
për zgjedhjen tuaj, sepse Bibla thotë tek Romakët
14:23 se “... çdo gjë që nuk bëhet me
besim, është mëkat.”
Shpresojmë
që kjo t’ju ketë ndihmuar sado pak. Ne ju inkurajojmë
që të lexoni dhe artikullin “A
mund të shpjegosh legalizmin në kishë”,
për të mësuar për një nga gjërat
më të rrezikshme në kishë. Zoti ju bekoftë.