 |
A
nuk frenon Bibla rininë të jetojë si të
dojë?
Padyshim
që jo. Rinia apo pleqëria bën ç’të
dojë. Arsyeja pse shumë njerëz e bëjnë
këtë pyetje është sepse ata i vret ndërgjegja
për diçka që po bëjnë. E thënë
thjesht fare dilema është kjo, nëse ju e konsideroni
Biblën një përrallë, atëherë
nuk duhet t’ju shqetësojë asnjë gjë që
Bibla thotë. Ç’rëndësi ka çthotë
Bibla nëse ajo s’është e vërtetë?
Por nëse ju besoni që Bibla është e vërtetë,
atëherë pyejta është, a po jetoni ju ashtu
siç thotë Bibla? Të rinjtë veçanërisht
kanë idenë se Zoti është një diktator
që do t’i privojë ata nga çdo qejf dhe gallatë
në jetë! Le të kuptojmë diçka,
Zoti nuk na ka bërë robotë, ai na ka krijuar
si qënie me vullnet të lirë. Ne mund të
bëjmë çfarë të duam, e kemi vetë
në dorë dhe Zoti nuk na pengon. Por e vërteta
është që nëse ne jemi krijesat e tij,
Ai di më shumë se ne se çfarë është
më e mira për ne, prandaj na jep këshilla dhe
urdhëra për gjëra të caktuara. Nëse
juve nuk ju pëlqen kjo gjë, s’ka problem fare, zgjidhni
të bëni ç’të dëshironi vetë,
vetëm se, nëse Bibla është e vërtetë,
duhet të kini parasysh këto gjëra:
-
Do
të korrni atë që keni mbjellë.
-
Një ditë do të jepni llogari përpara
Perëndisë për jetën tuaj, mbi të
gjitha çfarë bëtë me Jezus Krishtin.
-
Perëndia ju do, dhe ka më të mirën në
mend për ju.
Shikoni
çfarë thotë Zoti tek
Predikuesi
11:9
Gëzohu,
pra, o i ri, në rininë tënde, le të gëzohet
zemra jote në ditët e rinisë sate; ndiq edhe
rrugët e zemrës sate dhe pamjen e syve të tu,
por dije që për të gjitha këto gjëra
Perëndia do të të thërrasë në
gjyq.
A shikoni në këtë varg ndonjë diktator?
Jo, aspak! Zoti na jep lirinë të bëjmë
ç’të duam vetë, nuk na frenon për asnjë
gjë, vetëm na paralajmëron për atë
që ndodh në të ardhmen. Në fakt egziston
një ligj që quhet ligji i tretë i Njutonit
i cili thotë që për çdo verprim ka një
kundërveprim. Zoti, si një At i dashur na paralajmëron
për pasojat e jetës në mëkat dhe larg
Tij. Në qofte se ju e quani Biblën një përrallë,
atëherë bëni çfarë keni në
mend të bëni dhe mos u shqetësoni se Bibla
i frenoka të rinjtë të bëjnë ç’të
duan, Bibla nuk frenon njeri të bëjë asgjë,
por nga ana tjetër na thotë të vërtetën.
Ne e kemi në dorë se çfarë do bëjmë!
Bibla
thote se Jezusi vdiq në kryq për mëkatet tona
dhe e vetmja rrugë se si ne mund t’i shpëtojmë
gjykimit të Perëndisë për këto mëkate
është nëse besojmë me gjithë zemër
se Jezusi vdiq në kryq për ne, se Ai është
e vetmja rrugë shpëtimi, dhe nëse pranojmë
Atë në zemrën tonë si Zot dhe Shpëtimtar.
Nëse ju nuk e keni marrë këtë vendim por
dëshironi të mësoni më tepër se çdo
të thotë të pranosh Jezusin, atëherë
kliko këtu, në të kundërt, nëse ju
i quani këto përralla, atëherë dijeni
se Bibla nuk ju pengon të bëni ç’të
doni, në fakt atë keni bërë deri tani,
veçse ju paralajmëron për të ardhmen
dhe fatin tuaj. Vendimi është i juaj, por Zoti ju
do, prandaj dëshiron që ju të pranoni Jezusin
sot. Zoti ju bekoftë.
|
 |