Bibla apo Kurani?
 
     

Për shkak të rëndësisë së kësaj pyetje, ne do të japim një tablo të gjërë në lidhje me këtë temë. Theksojmë që në fillim se është mjaft e lehtë që kjo temë të mos trajtohet objektivisht, respektivisht si nga besimtarët e krishterë ashtu edhe ata muslimanë. Kjo vjen për shkak të faktit se secila palë e ka vendosur se çfarë do të besojë dhe thjesht gjen gjëra që ata nuk bien dakord me palën tjetër. Le të themi që në fillim se nëse ju nuk jeni të hapur të pranoni faktet edhe nëse këto janë kundër asaj që ju besoni, atëherë do ishte më mirë ta kaloni kohën duke bërë diçka tjetër sesa duke lexuar këtë artikull, sepse këtu do të paraqesim disa fakte që muslimanët nuk ua mësojnë besimtarëve të tyre, dhe këto gjëra nuk përmenden në shumicën e literaturës islamike. Kuptohet që literatura islamike nuk mungon dhe nuk është e paktë, shpesh herë duke akuzuar Biblën dhe të Krishterët për korruptimin e Biblës, kontradikta në Bibël, etj, etj. Tani erdhi rradha, për të parë me fakte anën tjetër të medaljes.

Thjesht sepse një libër thotë se është nga Zoti nuk e bën atë të tillë. Unë mund të shkruaj një libër dhe të them se ky është nga Zoti, kjo nuk do të thotë se kjo është e vërtetë. Si Bibla ashtu edhe Kurani pretendojnë të jenë të ardhur nga Zoti dhe të vërtetë.

Le të theksojmë që në fillim se është e pamundur që të dy këto libra të jenë prej Zotit meqënëse ato kontradiktojnë njëri-tjetrin në mësimet më kryesore.

P.sh, Kurani thotë se Jezus Krishti as u kryqëzua në kryq (Sura 4:157), as u ringjall, gjë që është shtylla kryesore e Krishtërimit (1Korintasve 15:1-4).

Padyshim që Bibla dhe Kurani kanë ngjashmëri midis tyre, por ato janë ndryshe në çështjet më të rëndësishme, prandaj është e pamundur që të dy të jenë prej Zotit. Ose njëri prej tyre është prej Zotit, ose asnjëri, por nuk mundet që të dy të jenë prej Zotit.

Meqë kjo temë është shumë e gjerë, le të shohim disa nga fushat kryesore dhe të krahasojmë Biblën me Kuranin. Këto fusha përfshijnë:

1.
Krahasimi profetik.  
2.
Krahasimi historik.  
3.
Krahasimi shkencor.  
4.
Krahasimi moral.  
5.
Krahasimi shoqëror.  
6.
Krahasimi logjik.  

 

KRAHASIMI PROFETIK

Si munden njerëzit të dallojnë që një libër është vërtet prej Zotit? Në fund të fundit ka shumë libra që pretendojnë të jenë prej Zotit, atëherë a ka një kriter dallues? Sipas Biblës, një nga provat më të forta që Bibla jep që është Fjala e Zotit është parashikimi profetik i ngjarjeve në Tokë. Jo vetëm kaq por Zoti në Bibël i sfidon të gjithë Zotët e tjerë (Allahun, Zeusin, etj) që të bëjnë ata të njëjtën gjë që njerëzit ta dinë kush është Zoti i vërtetë.

P.sh, tek Isaia 42:22,23 thuhet:

Le t`i parashtrojnë dhe të na njoftojnë ç`ka për të ndodhur. Le të deklarojnë cilat ishin gjërat e kaluara, në mënyrë që të mund t`i shqyrtojmë dhe të njohim kryerjen e tyre; ose na njoftoni ç`ka për të ndodhur.
Na njoftoni ç`ka për të ndodhur në të ardhmen, dhe kështu do të mësojmë se jeni perëndi; po, na bëni të mirë apo të keqe në mënyrë që të mbetemi të habitur duke i parë bashkë.

Shikoni këtë sfidë që Zoti bën ndaj të gjithë zotërve të feve të botës tek Isaia 44:7:

Kush është si unë? Le ta shpallë, pra, ta deklarojë dhe të japë prova para meje që kur kam vendosur këtë popull të lashtë. Le t`u njoftojnë gjërat që do të ndodhin dhe ngjarjet që do të kryhen.

Zoti i Biblës nuk ka asnjë problem apo frikë nga asnjë zot tjetër dhe i sfidon të gjithë në bazë të profecive që Ai jep në Bibël.

Kjo sfidë është aq e fortë në Bibël, saqë tek Zbulesa 19:10 Bibla thotë:

“Sepse dëshmia e Jezusit është frymë e profecisë.”

Pra fakti që Bibla përmban profeci është dëshmia që Jezusi dhe mesazhi i Tij janë të vërtetë.

Jezusi vetë i paralajmëroi dishepujt e tij për profetët e rremë që do të vinin.

Psh. tek Mateu 24:24-26 ai thotë:

Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrrekulli të tilla aq sa t`i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit.
Ja, unë ju paralajmërova.
Pra, në qoftë se ju thonë: "Ja, është në shkretëtirë", mos shkoni atje: "Ja, është në dhomat e fshehta", mos u besoni.

Ai e tha këtë rreth 600 vjet para Muhamedit.

Pra duke ditur se profecia është vula kryesore e vërtetshmërisë së Biblës dhe Zotit të Biblës, a ka parashikime të tilla në Bibël që ndodhën më të vërtetë në histori?

Bibla është e mbushur me profeci. Vetëm për ardhjen e parë të Jezusit kishte rreth 48 profeci dhe parashikime të hollësishme në lidhje me të. Nga më kryesoret përmendim:

Profecia: Profetizuar tek: Përmbushur:
     
1.
Lindur nga fara e gruas (dmth lindje e mbinatyrshme) Zanafilla 3:15 Galatasve 4:4
2.
Lindur nga një virgjëreshë Isaia 7:14 Mateu 1:18-25
3.
Lindur nga gjeanologjia e Abrahamit Zanafilla 22:18 Mateu 1:1
4.
Lindur nga gjeanologjia e Isakut Zanafilla 21:12 Luka 3:23,34
5.
Lindur nga gjeanologjia e Jakobit Numrat 24:17 Luka 3:34
6.
Lindur nga gjeanologjia e Davidit Jeremia 23:5 Luka 3:31
7.
Lindur nga gjeanologjia e Jeseut Isaia 11:1 Luka 3:32
8.
Nga fisi i Judës Zanafilla Zanafilla 49:10 Zbulesa 5:5
9.
Lindur in Betlehem Mikea 5:2 Mateu 2:1-6
10.
Herodi vret fëmijët nën 2 vjeç Jeremia 31:15 Mateu 2:16-18
11.
Ai egzistonte para krijimit Mikea 5:2 1 Pjetrit 1:20
12.
Ai do të quhej Zot Psalmi 110:1 Veprat 2:36
13.
Ai do të quhet Emanuel (Perëndia me ne) Isaia 7:14 Mateu 1:22-23
14.
I quajtur Profet LiP 18:18-19 Veprat 3:18-25
15.
I quajtur Gjykatës Isaia 33:22 Gjoni 5:22-23
16.
I quajtur mbret Psalmi 2:6 Gjoni 18:33-37
17.
Paraprihet nga një lajmëtar Isaia 40:3 Mateu 3:1-3
18.
Fillon shërbimin publik në Galile Isaia 9:1-2 Mateu 4:12-17
19.
Bën mrekulli Isaia 35:5-6 Mateu 9:35;11:4
20.
Mëson me shëmbëlltyra Psalmi 78:1-4 Mateu 13:34-35
21.
Hyn në tempull Malakia 3:1 Mateu 21:10-12
22.
Hyn në Jeruzalem mbi një gomar Zakaria 9:9 Mateu 21:1-7
23.
Gur pengese për çifutët Isaia 28:16 1 Pjetrit 2:6-8
24.
Dritë ndaj joçifutëve Isaia 49:6 Veprat 13:46-48
25.
Tradhëtohet nga një mik Psalmi 41:9 Gjoni 13:18-27
26.
Tradhëtohet për 30 monedha argjendi Zakaria 11:12 Mt 26:14-15
27.
30 monedhat hidhen në Tempull Zakaria 11:13 Mateu 27:3-5
28.
30 monedhat blejnë fushën e poçarit Zakaria 11:13 Mateu 27:6-10
29.
Braktisur nga dishepujt e Tij Zakaria 13:7 Marku 14:27,50
30.
Akuzohet nga dëshmitarë të rremë Psalmi 35:11,20-21 Mateu 26:59-61
31.
Hesht përpara akuzuesve të rremë Isaia 53:7 Mateu 27:12-14
32.
Goditur dhe rrahur Isaia 53:4-6 1 Pjetrit 2:21-25
33.
I tallur nga të tjerët Psalmi 22:6-8 Mateu 27:27-31
34.
Rrëzohet kur mbante kryqin Psalmi 109:24-25 Gjoni 19:17; Luka 23:26
35.
Duart dhe këmbët të shpuara Psalmi 22:16 Gjoni 20:24-28
36.
Kryqëzohet me hajdutët Isaia 53:12 Mateu 27:38
37.
Lutet për armiqtë Isaia 53:12 Luka 23:34
38.
Refuzuar nga njerëzit e tij Isaia 53:3 Gjoni 19:14-15
39.
Urryer pa shkak Psalmi 69:4 Gjoni 15:25
40.
Hidhet short për rrobat e tij Psalmi 22:18 Gjoni 19:23-24
41.
Kishte etje në kryq Psalmi 22:15 Gjoni 19:28
42.
I ofrojnë udhull në kryq Psalmi 69:21 Mateu 27:34
43.
Thirrja ndaj Perëndisë (fjalë për fjalë njësoj) Psalmi 22:1 Mateu 27:46
44.
Dorëzoi veten në duart e Zotit Psalmi 31:5 Luka 23:46
45.
Nuk ia thyen kockat Psalmi 34:20 Gjoni 19:32-36
46.
Shpuar në brinjë me eshtë Zakaria 12:10 Gjoni 19:34,37
47.
Errësira mbulon vendin pas kryqëzimit Amos 8:9 Luka 23:44-45
48.
Varroset në varrin e një pasaniku Isaia 53:9 Mateu 27:57-60
49.
Ringjallet nga të vdekurit Psalmi 16:8-11 Veprat 2:24-31
50.
Ngjitet në qiell tek Ati Psalmi 68:18 Efesianët 4:8-10
51.
Ulet në fronin e Perëndisë Psalmi 110:1 Hebrenjve 1:3,13

Cili është propabiliteti që disa njerëz mund të parashikojnë një gjë të tillë dhe kjo të ndodhë me të vërtetë? Le t’ju japim një shembull: Le të themi se në vitin 2539 do të lindë një mashkull në Vlorë, që do të quhet Altin, që do studiojë për psikologji, do martohet në moshën 28 vjeçare, dhe në moshën 31 vjeçare do të vdesi nga një aksident në Tiranë, tek kryqëzimi i unazës me rrugën e Elbasanit, dhe do përplaset nga një makinë benz 4 vjeçare, me ngjyrë të zezë, shoferi i të cilit quhet Arben, dhe është 38 vjeç. Ky shembull ka 13 detaje. Propabiliteti që do të ndodhë me të vërtetë është gati 0. Vetëm në lidhje me ardhjen e parë të Krishtit, Bibla jep 48 profeci me detaje të tilla. Rastësi?

Nga ana tjetër, Kurani nuk ka fare profeci. Pse duhet të besojmë ne që Allahu qënka Zoti i vërtetë? Pse nuk e parashikon ai të ardhmen? Ku janë profecitë në Kuran? Muslimanët thonë që Bibla (dhjata e vjetër dhe e re) është e korruptuar nga çifutët dhe të krishterët! A është kjo e vërtetë?

Në qoftë se ju besoni këtë, atëherë si mund të shpjegoni që çifutet paskan korruptuar dhjatën e vjetër kur ata nuk besojnë tek Jezusi? Çifutët nuk e pranojnë dhjatën e re si të vërtetë, atëherë si do të vendosnin ata pasazhe që flasin për kryqëzimin e Jezusit, kur ata nuk e besojnë një gjë të tillë?

Kurani jo vetëm që nuk pretendon që të konkurojë me Biblën në fushën e profecive, por nuk ka fare profeci. Ku qëndron atëherë mrekullia e Kuranit?

Për të gjithë ata që mendojnë se Kurani ka profeci dhe përpara se të marrim 100 email-e në ditë për këtë çështje, le të shpjegojmë çfarë quhet dhe nuk quhet profeci, dhe pastaj nëse ju gjeni ndonjë profeci në Kuran, na shkruani dhe ne do ta shikojmë me kënaqësi.

Së pari le të shohim se çfarë nuk përbën një profeci:

• Deklarata të Allahut se çfarë do të ndodhë në fund të historisë së botës, ditës së gjykimit, e të tjera si këto, pasi këto nuk mund të verifikohen si parashikime profetike (të paktën jo tani).
• Thënie të përgjithshme që mund të interpretohen në shumë mënyra të ndryshme, pa detaje specifike.
• Deklarata të njerëzve të ndryshëm (profetë, grupe të ndryshme, luftëtarë, etj) për plane që ata vetë planifikojnë të bëjnë. Kjo nuk konsiderohet profeci, sepse ata e kanë në dorë vetë se çfarë do të bëjnë dhe mund të bëjnë atë që thonë vetë.
• Përshkrime të fenomeneve të natyrës (sidomos ato që ishin të njohura në atë kohë), pasi këto nuk përbëjnë parashikime të historisë njerëzore.
• Thënie ose njohuri të marra nga Bibla ose literaturë tjetër që egzistonte në atë kohë.

Çfarë përbën një profeci:

• Parashikime të historisë njerëzore pasi profecitë janë shkruar me detaje të hollësishme (emra vendesh, mbretërish, kombesh, numër i sakte vitesh).
• Të dhëna historike që kjo gjë ndodhi me të vërtetë pasi ishte shkruar në libër.

Atëherë, kur të gjeni profecitë në Kuran që nuk kundërshtojnë parimet e mësipërme, atëherë na njoftoni.

Libri “Profecitë e Kuranit të Shenjtë" shkruar nga Q.I. Hingora, përmban 22 të ashtëquajtura profeci, secila për tyre kundërshton të paktën një nga parimet e mësipërme të një profecie. Pa u futur shumë në hollësi (që të mos shkruajmë një roman në këtë artikull), deri tani s’kemi parë asnjë provë që Kurani të përmbajë ndonjë profeci. Në fund të fundit, kur Muhamedit i kërkuan të bënte ndonjë mrekulli (si profetët e tjerë) ai tha se ishte vetëm një lajmëtar.

Le të përmendim një “profeci” të Muhamedit që ka dështuar 100%. Ai profetizoi se kur arabët të shkojnë të luftojnë kundër çifutëve, ata (çifutët) do të munden dhe smbrapsen para arabëve.

Sura 3:111.

Ata kurrsesi nuk mund t'ju sjellin ndonjë dëm juve, përveç ndonjë shqetësimi, po edhe në ju luftofshin, ata do të zmbrapsen prej jush. Mandej ata nuk janë të ndihuar.

Izraeli u bë shtet përsëri në vitin 1948. Pas shkatërrimit të tempullit nga romakët në vitin 70 Pas Krishtit dhe deri në vitin 1948, Izraeli nuk ishte shtet. Kur u shpall përsëri shtet, dhe u njoh nga OKB-ja dhe shumica e vendeve të botës, 5 shtete arabe e sulmuan atë njëkohësisht nga të gjitha anët, dhe Izraeli i mundi që të pestë. E njëjta gjë ndodhi me luftrat e tjera të arabëve kundër Izraelit në vitet 1956, 1967, 1973. Profecia e Muhamedit doli e rreme.

Atëherë, në fushën e profecive, Bibla qëndron më lart se Kurani. Kjo është e pakundërshtueshme nëse besojmë faktet.


KRAHASIMI HISTORIK


Përsa i përket historisë, Bibla është vërtetë një libër i veçantë. Të 66 librat e Biblës u shkruan nga 40 autorë të ndryshëm, në 3 kontinente të ndryshme, në një periudhë afërsisht 1600 vjecare. Të gjithë librat përputhen me njëri tjetrin si në tema, vargje, ashtu edhe histori. Bibla përshkruan historinë njerëzore me detaje shumë të hollësishme. Jepen konkretisht emra njerëzish, vendesh, popujsh, civilizimesh, mbretërish, gjereralësh, dhe gjenealogji deri në hollësinë më të madhe. Zbulime arkiologjike në mijëra vjet vazhdojnë të konfirmojnë historitë biblike.

Kurani ka një histori interesante.

Sipas muslimanëve, Allahu është Zoti i vërtetë i cili i dha ligjin Moisiut dhe ungjillin Jezusit. Sipas tyre, Adami ishte muslimani i parë, dhe Abrahami adhuroi Allahun në Kaba. Ajo që është interesante në lidhje me këto thënie, është fakti që Allahu nuk përmendet askund në asnjë literaturë tjetër, para-arabike. Si shpjegohet që të mos ketë asnjë reference për Zotin e vërtetë në asnjë literaturë çifute, nëse Allahu paska qënë Zoti i vërtetë dhe i dha atyre ligjin me anë të Moisiut? Sipas Kuranit edhe Jezusi vetë iu lut Allahut. Si shpjegohet që nuk ka asnjë referencë për këtë? Ku janë shkrimet (përveç Kuranit) që flasin për këtë? Pse vallë dishepujt nuk shkruan për këtë gjë. Nëse Allahu është Zoti i vërtetë, si nuk paska asnjë njeri tjetër para Muhamedit që të shkruajë për atë?

Nga ana tjetër, sipas historisë dhe arkiologjisë, Allahu përmendet si një nga Zotët paganë që arabët adhuronin në Kaba. Ai në fakt ishte një nga 360 Zotat që adhuroheshin atje, dhe ishte Zoti kryesor në Kaba. P.sh. në Kuran, nuk shpjegohet se kush është Allahu, ngaqë të gjithë arabët e njihnin mirë se kush ishte Allahu, në fakt Allahu ishte Perëndia-Hënë që arabët adhuronin. Fakti që Allahu ishte një nga Zotat kryesorë paganë që adhurohej nga arabët është i padiskutueshëm. P.sh. babai i Muhamedit quhej Abdullah, që shpjegon qartë se Allahu nuk u shpik nga Muhamedi. Në shekullin e shtatë në Arabi, popullësia ishte pagane dhe adhuronte djellin, hënën, yjet, etj. Për shkak të tregëtisë, Muhamedi kishte kontakte si me grupe të ndryshme të krishterësh ashtu edhe çifutësh. Në kundërshtim me pretendimet e muslimanëve se Muhamedi vendosi monoteizmin (adhurimin e një zoti të vetëm), kjo doktrinë besohej si nga çifutët ashtu edhe të krishterët. P.sh, tek LiP 6:4 në Dhjatën e Vjetër thuhet:

Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm.

Pra, çifutët dhe të krishterët ishin besimtarë monoteistë (në një zot të vetëm) dhe qortonin arabët për paganizmin e tyre dhe adhurimin e 360 zotave. Arabët kishin emra të ndryshëm për këto zota, më të rëndësishmit prej të cilëve ishin Zotat e Hënës, që arabët u kishin ndërtuar tempuj dhe i adhuronin. Midis tyre përmendim, Sin, Hubul, Al-ilah. Sipas historisë Hubul-i ishte Përendia-Hënë që ishte vendosur mbi Kaba. Al-ilah, ishte zoti nga erdhi emri Allah dhe ishte gjithashtu një nga Perënditë-Hënë. Ai gjithashtu adhurohej në Kaba. Me kalimin e kohës Allahu zevëndësoi Hubul-in në adhurimin në Kaba të arabëve si zoti kryesor, i lidhur me adhurimin e Hënës. Burime historike dhe arkiologjike dëshmojnë për këtë.

Edhe sot, simboli i Hënës (apo gjysëm Hënës më saktë) është i lidhur ngushtë me fenë islame, dhe është i pranishëm në flamurë të shteteve islamike, objekte të kultit, simbole të fesë islame, etj, që tregon një lidhje direkte të islamizmit me adhurimin pagan të Hënës. Më vonë Kaba-ja u quajt “shtëpia e Allahut”. Arabët kishin caktuar mjaft rite në lidhje me adhurimin e idhujve. Nga këto përmendim agjërimin për Ramazan, ecjen rrotull Kabasë 7 herë, puthja e gurit te zi, flijime kafshësh, gjuajtja me gurë ndaj “djallit”, lutje drejt Mekës, etj. Muhamedi mësonte ndjekësit e tij që të merrnin pjesë në këto rite që kur paganët ishin në kontroll të Mekës. Më vonë Muhamedi i përdori këto rite në formimin e fesë islame dhe zhduku të gjithë zotat e tjerë dhe mbajti vetëm Allahun si Zotin e vetëm që njerëzit duhet të adhuronin.

Adhurimi i idhujve në Arabi në atë kohë përfshinte edhe adhurimin e të ashtëquajturve “bijave të Allahut”, të quajtura al-Lat, al-Uzza dhe Manat. Kurani në fillim urdhëronte adhurimin e “bijave të Allahut” tek Sura 53:19-20, më vonë Muhamedi ndërroi mendje duke thënë që ai kishte qënë nën frymëzimin e djallit që të shkruante vargje të tilla. Këto vargje quhen gjithashtu “vargje satanike”, pasi vetë Muhamedi pranoi që ishte ndikuar nga djalli që të shkruante ato vargje, por sipas tij kjo nuk kishte ndikim në pjesën tjetër të Kuranit, pasi Allahu i shfaqi atij të vërtetën, dhe ato vargje nuk u përfshinë në Kuran.

Arsyeja pse Muhamedi e bëri këtë kompromis ishte thjesht sepse ai kërkonte miratimin e të gjithë grupeve të ndryshme fetare, sidomos prej arabëve që adhuronin “Bijat e Allah-ut”.

Dy pasazhe në Kuran i referohen kësaj ngjarje dhe së fundi refuzimit që Muhamedi i bëri këtyre vargjeve. Së pari Sura 17:73-75 ku Allahu i thotë Muhamedit:

Në të vërtetë ata (idhujtarët) gati arritën të sprovojnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka të shpallëm, e atëherë do të zinin ty mik. Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak te ta. E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të gjeje mbrojtës kundër nesh.

Pasazhi tjeter është ngushëllim nga Allahu për Muhamedin në lidhje me atë ngjarje. Sura 22:52:

Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar (me shpallje) dhe asnjë pejgamber (të dërguar si vazhdues i shpalljes së mëparshme), e që, kur ai (i dërguari) dëshiroi diç, të mos iu pat hedhur në atë dëshirën e tij djalli, e All-llahu asgjëson atë që hedh djalli, dhe All-llahu fuqizon argumentet e Veta. All-llahu është shumë i dijshëm dhe me urtësi të madhe rregullon çështjet.

Një varg (ajet) tjetër që hedh dritë mbi këtë, dhe natyrën kompromentuese të Muhamedit për të fituar popullaritetin e njerëzve gjendet tek Sura 16:101:

Kur një ajet e zavendësojmë me një tjetër - e All-llahu di më së miri se çka shpall - ata thonë: "Ti (Muhammed) je vetëm trillues" Jo, por shumica e tyre nuk dinë.


Pra duket qartë që ata njerëz që kishin tru dhe vunë re çfarë po bënte Muhamedi, e quajtën atë trillues, sepse ai e dridhte fjalën si të donte, dhe këtu thotë, që Allahu thjesht e zëvendëson një varg me një tjetër, kur të dojë ai, që kundërshton qartë atë që Allahu thotë tek Sura 2:106:

Ne nuk abrogojmë (pezullojmë) asnjë nga argumentet tona, apo ta hedhim në harresë e të mos sjellim edhe më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me te. A nuk e ke ditur se All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send?

Islamizmi, nuk është një vazhdim i fesë së krishterë, apo të Abrahamit (siç pretendon), pasi nuk ka absolutisht asnjë gjë të përbashkët me të, por është thjesht një version i paganizmit arab. Shumica e muslimanëve nuk janë të njohur me këto fakte në lidhje me origjinën e fesë së tyre, pasi shumica e librave islamikë nuk flasin për këto fakte.

Për shkak të kontakteve që Muhamedi kishte me grupe të ndryshme fesh, Kurani përmban fabula nga tradita të ndryshme fetare ose pagane.

P.sh.

• Shembulli i devesë që u bë profet (Sura 7:73-77,85; 91:14; 54:29) ishte njohur kohë përpara Muhamedit.
• Historia e njerëzve të një fshati të tërë që u kthyen në majmunë sepse shkelën ligjin e së Shtunës (dmth që çifutet duhet të mbanin) ishte gjithashtu një fabul e njohur ne kohën e Muhamedit. Ju e besoni një fabul të tillë si të vërtetë? Shiko Sura 2:65; 7:163-166.
• Historia e 12 burimeve që dolën në shkretëtirë nga Moisiu ishte një histori e njohur para islamike (Sura 2:60).
• Historia e djemve dhe kafshëve të tyre që fjetën në një shpellë për 309 vjet ishte një fabul me origjinë greke dhe krishterësh heretikë. Padyshim fabul do te thotë që nuk është e vërtetë, besoni ju që ata fjetën për 309 vjet (Sura 18:9-26)?
• Fabula e zogjve të ndarë në 4 copa, që (provon ???) ringjalljen sipas Surës 2:260, ishte një fabul e njohur në kohën e Muhamedit, por padyshim ishte fabul, jo e vërtetë, por kjo gjendet në Kuran si e vërtetë.


Pra, nga ana historike, Kurani jo vetëm që nuk sjell ndonjë gjë të re apo më të zgjeruar sesa Bibla, por në të kundërt ka shumë gabime historike, dhe lë jashtë pa përmendur gjëra shumë të rëndësishme. P.sh, Kurani nuk përmend fare me emër bijtë e Adamit dhe Evës, bijtë e Noeut, dhe nuk jep gjeneaologji siç jep Bibla.

Shikoni për shembull këtë varg:

Sura 11:42,43

Ajo lundron me ta nëpër valë si kodra, e Nuhu e thirri djjalin e vet, që ishtë në një vend të ndarë: "O djali im, hip bashkë me ne, e mos u bë me mohuesit!"
Ai (djali) tha: "Unë do të ngjitëm në një kodër që do të më mbrojë nga uji (vërshimi)!" Tha: nuk ka sot mbrojtës prej dënimit të All-llahut, pos atë që Ai e ka mëshiruar!" Vala hyri mes tyre të dyve, e ai (djali u mbyt në ujë).

Së pari bijtë e Noeut (Nuhu-t) nuk përmenden fare me emër, por në Bibël përmenden me emër, ata dhe pasardhësit e tyre. Por gabimi i madh këtu qëndron sepse më lart thuhet se njëri nga nga bijtë e tij vdiq në përmbytje, kur është fare e qartë se nga tre bijtë e Noeut erdhën tre rracat njerëzore. Por në qoftë se njeri prej tyre vdiq përpara përmbytjes, atëherë kemi një problem se nga erdhën 3 rracat njerëzore.

Kurani nuk jep absolutisht asnje hollësi në lidhje me gjeanologjitë e Noeut dhe bijve të tij (apo të ndonjë tjetri për atë punë), kurse në Bibël jo vetëm që jepen hollësisht, por tregohen se ku jetuan dhe ku shkuan, qytetet ku qëndruan, dhe pasardhësit e tyre. Duket qartë që Muhamedi jo vetëm që s’dinte gjë nga këto, por ai shkroi ato që kishte dëgjuar aty-këtu nga çifutët ose të krishterët, dhe i bëri çorap të gjitha historitë, pa detaje, ose shpesh herë të ndryshuara shumë.

Një shembull tjeter konkret, sipas Muhamedit çifutët besonin se Ezra (Uzejri) është bir i Allahut.

Sura 9:30

E jehuditë thanë: Uzejri është djali i All-llahut, e të krishterët thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishim thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!

Këtu ka dy gabime të mëdha. Në rradhë të parë, nuk ka asnjë të krishterë, të gjallë apo të vdekur, asnjëherë në historinë e njerëzimit që të ketë thënë se Jezusi (Mesia, ose Mesihu si më lart) është djalë i Allahut. Të krishterët e quajnë atë Bir të Perëndisë, por jo djalë të Allahut.
Së dyti, nuk ka asnjë çifut, të gjallë apo të vdekur, në historinë e njerëzimit, që të ketë besuar ndonjëherë se Ezra paska qënë djalë i Allahut (apo i Zotit). Në qoftë se mendoni ndryshe na përmendi një burim të vetëm çifut ku ai të jetë quajtur i tillë!

Kurani nuk përmban absolutisht asnjë provë që të jetë një libër hyjnor, sipas analizës së deri tanishme sipas krahasimit profetik dhe historik. Kur dikush lexon Kuranin, e vë re fare qartë që jo vetëm që nuk është një libër i mbinatyrshëm, por është një libër shumë i ngatërruar. Së pari, kapitujt (Suret) nuk janë renditur kronologjikisht, por janë renditur (me përjashtim të Sures 1, që është hyrja) nga Surja me më shumë vargje (ajete) deri tek e fundit (Sura 114) me më pak vargje. Eshtë mjaft e vështirë për të përcaktuar kontekstin shumë herë se kur ndodhën këto ngjarje, sepse asgjë nuk është kronologjike dhe ngjarjet janë të shkëputura nga njëra tjetra. Kurani është pak a shumë, një përmbledhje çorbë, historish, fabulash, përrallash, parime moralesh të shekullit të 7 në Arabi, që nuk ka absolutisht asnjë zbulesë të historisë së vërtetë, kronologjisë së historisë njerëzore, e jo me asaj profetike.


KRAHASIMI SHKENCOR

Meqënëse kemi folur në hollësi për vargjet biblike që përmbajnë fakte shkencore në artikullin “Shkenca dhe Bibla”, nuk do të përsërisim të njëjtat gjëra edhe këtu. Tani le të analizojmë kuranin nga ana shkencore. Duke lënë mënjanë ato fakte shkencore që ose ishin të shkruara në Bibël dhe Muhamedi mund t’i dinte prej asaj, ose nga burime të tjera, mjekësore apo nga libra të tjerë, Kurani jo vetëm që nuk përmban fakte shkencore (që nuk diheshin deri atëherë), por ka mjaft gabime shkencore.

P.sh.

1. Toka është e sheshtë:

Sura 15:19
   
     
 
E tokën e kemi shtruar dhe në të kemi vuar kodra dhe kemi bërë që në të të mbijnë bimë të caktuara të të gjitha llojeve.
     
  Sura 50:7    
     
 
Edhe tokën se si e kemi shtrirë, e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura.
     

2. Dielli perëndon në një vend me lym të zi (diku në Arabi).

Sura 18:86
   
     
 
Deri kur vendperëndimin e diellit, e gjrti se po perëndon në njëfarë burimi me lym të zi dhe aty e gjeti një popull. E Nei thamë: "O Dhulkarnejn, ose do t'i dënosh, ose do t-i marrësh me të mirë e t'i udhëzosh!"
     

3. Qiejt dhe Toka ishin të ngjitura dhe Allahu i shqiti:

Sura 21:30
   
     
 
A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?
     

4. Njeriu është krijuar nga një copë gjaku e ngurtë:

Sura 23:14
   
     
 
Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirtë). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!
     
Sura 96:2
   
     
  Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).
     

5. Allahu krijoi yjet si plumba kundër djajve:

Sura 67:5
   
     
 
Ne, qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriquese) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh.
     
Sura 37:6-8
   
     
 
Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të dynjasë) me bukurinë e yjeve. Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur. Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët
     

 

6. Ligjet e trashëgimisë.

Sura 4:11,12
   
     
 

All-llahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimis) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra; nëse janë (trashëgimtare) vetëm femra, dy e më shumë, atyre ju takojnë dy të tretat e pasurisë që trashëgohet; nëse është një femër, asaj i takon gjysma; për prindërit, për secilin nga ata, ju takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri) nëse ka fëmijë; e në qoftë se (i vdekuri) nuk ka fëmijë e atë e trashëgojnë (vetëm) prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta; në qoftë se ai (i vdekuri) ka vëllezër, nënës së tij i takon vetëm një e gjashta, (kjo e drejtë në trashëgim bëhet) pasi të kryhet (vasijeti) që ka lënë dhe pasi të lahet borgji; ju nuk dini se kush është më afër dobisë suaj, prindërit tuaj ose fëmijët tuaj. (Ky përcaktim është) Urdhër nga All-llahu. Vërtet All-llahu është më i Dijshmi, më i Urti.

12. Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që e lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testamenti i tyre dhe pasi të lahet borgji. Atyre (grave) ju takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk keni fëmijë, por nëse keni fëmijë, atyre ju takon një e teta nga ajo që leni pas kryrjes së testamentit që keni përcaktuar ose borxhit. Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndonjë i largët (pse s'ka as prindër as fëmijë) po ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta, e në qoftëse se janë më shumë (se një vëlla ose se një motër) ata janë pjesmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë), pas testamentit të porositur ose borxhit, e duke mos dëmtuar (trashëguesit). Ky përcaktim është porositur prej All-llahut. All-llahu është i gjithëdijshëm, jo i ngutshëm.

     
Sura 4:176
   
     
 
Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: "All-llahu ju përgjigjet për çështjen e "kelale-s" (ai që nuk ka prindër as fëmijë që e trashigojnë). Nëse vdes një njeri që nuk ka fëmijë, por ka motër, atëherë asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. Ai (vëllau) trashëgon tërë atë (që le motra) nëse ajo nuk ka fëmijë. Në qoftë se ato janë dy (motra që trashëgojnë), atyre dyjave u takojnë dy të tretat që lë ai. Në qoftë se janë vëllezër dhe të përzier burra dhe gra, atëherë mashkullit i takon hise dy fish më shumë se sa femrës. All-llahu ju sqaron, ashtu që të mos humbni. All-llahu di për çdo send.
     


Që në vargun 11 shohim një kontradiktë. Aty thuhet që nëse është vetëm një vajzë asaj i takon gjysma e trashëgimisë, por nëse ka dhe një djalë, atëherë ai merr dyfishin e pjesës së femrave, pra ai merr 2 x ½ = 100% të pasurisë.

Kjo duhet qartë që është një kontradiktë që në fillim, por puna komplikohet kur shtohet numri i atyre që trashëgojnë pasurinë.

Le të marrim disa shembuj në bazë të vargjeve të mësipërme:

Sipas vargjeve të mësipërme, nëse një burrë vdes dhe lë një grua, 3 bija dhe 2 prindër, pjesa e trashëgimisë së gruas së tij do të jetë 1/8, e bijave 2/3 dhe secili prej prindërve merr 1/6 e trashëgimisë. Le t’i mbledhim këto shifra:

Gruaja = 1/8
Bijat = 2/3
Prinderit 2/6

Sipas ligjeve të mbledhjes së thyesave konkludojmë:

1/8 + 2/3 + 2/6 = (3 + 16 + 8) / 24 = 27 / 24, domethënë del më tepër sesa 100% e pasurisë. Çdo fëmijë i klasës së tretë që nuk di të zgjidhë një problem të tillë nuk e kalon klasën e tretë fillore.


Le të marrim një shembull tjetër. Le të themi që burri vdes dhe le pas një grua (sepse mund të kishte deri 4 sipas Kuranit), nënën dhe motrat. Sipas ajeteve (vargjeve) të mësipërme, pasuria do ndahej në këtë mënyrë:

Gruaja = ¼
Nëna = 1/3
Motrat = 2/3

Le t’i mbledhim përsëri thyesat:

¼ + 1/3 + 2/3 = (3 + 4 + 8) / 12 = 15/12

Përsëri e shohim se shuma del më tepër se 100%.

Nga ana tjetër shohim raste kur shuma nuk arrin 100%.

Psh, burri vdes dhe lë pas gruan dhe prindërit. Sipas vargjeve të mësipërme pasuria ndahet në këtë mënyrë:

Gruaja = ¼
Prindërit = 1/3

Shuma del në ¼ + 1/3 = 7/12, pra shumë më pak se 100%.

Ose, le të themi se burri vdes dhe lë vetëm gruan pas. Atëherë sipas ajeteve të mësipërme gruaja merr vetëm ¼ e pasurisë.

Për të shpjeguar këto kontradikta, studiuesit islamikë kanë shpikur sisteme që të rrumbullakosin shifrat për të arritur në një përfundim të 100% të pasurisë. Problemi me këtë shpjegim qëndron në dy plane. Së pari, në të njëjtën Sure (4)ajetin (vargun) 174 thuhet se:

O ju njerëz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritëm dritë të qartë.

Pra, Allahu këtu thotë se e ka thënë shumë qartë ato që donte të thoshte në lidhje me ndarjen e trashëgimisë, dhe së dyti një njeri duhet të ndryshojë ato që Allahu ka thënë në mënyrë që të bëjë që pasuria të dalë 100%. Këtu kemi një problem të thjeshtë aritmetike, që del huq nga cila anë ta kapësh. Prandaj pa ndyshuar ashtu siç Allahu e ka thënë (sipas tij, qartë fare), ky problem është një gabim elementar në mbledhjen e thyesave që çdo fëmijë i klasës së tretë e zgjidh për 10 minuta.

Këto janë fakte, ne ju kemi dhënë Suren dhe ajetetet (kapitullin dhe vargun) dhe e kemi cituar për ju, që ta lexoni vetë. Nëse nuk ishit të njohur më parë me këto, atëherë shpresojmë që të mendoni më thellë për vërtetësinë e Kuranit.


KRAHASIMI MORAL

Merrni me mend në qoftë se djalli do të kishte shpikur një fe që mësonte se Zoti thotë që duhet të gënjejmë, vjedhim, vrasim, mashtrojmë, rrebelojmë për çdo gjë dhe kundër çdo autoriteti, kryejmë çdo lloj imoraliteti, etj, etj (si këto), sa njerëz mendoni ju se do besonin tek kjo fe si e vërtetë prej Zotit? Po pse a nuk ka njerëz që bëjnë gjëra të tilla? Padyshim që ka, por asnjeri prej tyre nuk beson se ato janë gjërat më të mira që një njeri mund të bëjë, apo më tepër që këto gjëra të jenë urdhërime nga Zoti.

Padyshim që Kurani përmban parime të mira, që në fund të fundit ndërgjegja që Zoti i ka dhënë çdo njeriu na thotë që disa gjëra janë të mira dhe disa të këqija. Por kjo nuk do të thotë se Kurani erdhi nga Zoti apo se Allahu është Zoti i vërtetë.

Muhamedi padyshim që ishte një njeri i zgjuar, por ai ishte i kufizuar nga njohuria dhe mentaliteti i arabisë së shekullit të shtatë. Muhamedi përdorte rrethanat për të arritur qëllimet e tij, dhe kjo vihet re në ndryshimin e sjelljes apo qëndrimit të tij në bazë të rrethanave.

P.sh, në moshën 25 vjeçare ai u martua me një 40 vjeçare, sepse ajo ishte e pasur dhe kjo i jepte atij mundësi të pozicionohej në shoqëri. Në fillimet e tij, kur ai ishte ende i dobët dhe kërkonte miratimin dhe mbeshtetjen e grupeve të ndryshme, si arabëve, të krishterëve, çifuteve, Mumahedi predikoi parime të pranueshme morale nga të gjitha grupet. P.sh. ai u tha arabëve që mund të adhuronin “bijat e Allahut”, për të fituar miratimin e tyre, dhe të krishterëve u tha se edhe ai besonte në të njëjtin Zot si dhe të Krishterët apo çifutët, por në fakt ai asnjëherë nuk mori miratimin e tyre. Pas forcimit ekonomik dhe ushtarak të Muhamedit dhe ndjekësve të tij, kur ai u kthye në Mekë dhe pushtoi Mekën, ne shohim një njeri komplet tjetër. Në atë kohë Muhamedi praktikoi dhe predikoi dhunën, nënshtrimin, fuqizimin me çdo mjet, ndërkohë që ai merrte “zbulesa nga Allahu” që i përshtateshin dhe vinin në ndihmë situatave të tij.

Padyshim që është e qartë që një profet që shkel vetë ato parime që ai thotë se janë nga Zoti, ka shume pak fuqi të bindë njerëzit e arsyeshëm. Ne nuk jemi të sigurt se sa gra kishte Muhamedi, por nga të dhëna te ndryshme ai kishte nga 9-22 gra, ndërkohë që Kurani lejon meshkujt të marrin deri në 4 gra. Të përballur me një fakt të tillë, muslimanët hidhen shpejt në mbrojtje duke thënë se ai e bëri këtë gjë sepse i vinte keq për gratë për shkak të statusit ekonomik apo sepse nuk kishin ku të shkonin, që tingëllon mirë në pamje të parë, por që përmban shumë probleme.

Së pari, edhe Jezusi u kujdes për ata që s’kishin, por nuk u martua me ndonjë prej tyre, prandaj të kujdesesh për dikë nuk do të thotë që të biesh në shtrat me to. Së dyti, ai theu ligjin e Allahut për të përmbushur një ligj tjetër të tij. Kjo nuk është drejtim sipas shembullit personal. Kësaj i thonë “bëni si them unë por mos bëni si bëj unë”.

Së treti, shikoni pak se çfarë thonin ata që ishin pranë tij në lidhje me këtë:

Anas bin Malik tha: “Profeti vizitonte të gjitha gratë e tij me rradhë, gjatë ditës dhe natës, gjithsej njëmbëdhjetë.”. E pyeta Anas, “A ka profeti fuqi për këtë?” Anas u përgjigj, “Ne thoshim se profetit i ishte dhënë fuqia e tridhjetë (burrave). (Sahih Bukhari 1.268, Sahih Bukhari 1.282)


Në këtë pikë e dimë që shumë muslimanë nxehen me ato që janë shkruajtur, por le t’ju kujtojmë që këto janë shkrimet për profetin tuaj nga njerëzit besnik të tij, këto