Kjo ka të bëjë me martesën e Muhamedit
me Aishen kur ajo ishte vetëm 6 vjeç. Konsumimi
i martesës u bë kur ajo ishte 9 vjeç. Shumica
e burimeve islamike pranojnë që Aisha ishte 9 vjeç
kur ata konsumuan martesën, ndërsa disa islamikë
“modernë” e kundërshtojnë një gjë
të tillë.
Burimet
që flasin për këtë ngjarje janë të
shumta, citimet e mëposhtme shpjegojnë në hollësi:
Sahih
Libri 008, Numër 3310:
Aisha
(Allahu qoftë i kënaqur me të) dëshmoi:
Apostulli i Allahut (paqa qoftë me të) u martua
me mua kur isha 6 vjeç, dhe u pranova në shtëpinë
e tij kur isha 9 vjeç.
Sahih
Bukhari Volumi 7, Libri 62, Numër 64
…që profeti u martua me të
kur ajo ishte gjashtë vjeç, dhe konsumoi martesën
kur ajo ishte 9 vjeç, dhe ajo qëndroi me të
për nëntë vjet (dmth deri në vdekjen e
tij).
Sahih
Bukhari Volumi 7, Libri 62, Numër 88
Profeti
shkroi (kontratën e martesës) me Aishen kur ajo
ishte gjashtë vjeç dhe konsumoi martesën
me të kur ajo ishte nëntë vjeç dhe ajo
qëndroi me të nëntë vjet (dmth deri në
vdekjen e tij).
Disa burime përpiqen të thonë se ishte vetë
babai i Aishes, Abu Bakr, ndjekësi më i afërt
i Muhamedit që propozoi Muhamedit vajzën e tij për
martesë. Faktet thonë se ishte Muhamedi ai që
kërkoi të martohej me të.
Sahih
Bukhari 7.18
Profeti i kërkoi Abu Bakr-it dorën
e Aishes në martesë. Abu Bakr-i tha “Po unë
jam vëllai yt.” Profeti tha, “Ti je vëllai im në
fenë e Allah-ut dhe në Librin e Tij, por ajo (Aisha)
është e ligjshme për t’u martuar me mua.”
Kjo
ndodhi pasi Muhamedi dhe Abu Bakr-i kishin dhënë
fjalën njëri-tjetrit se ishin vëllezër,
prandaj ai u çudit kur Muhamedi i kërkoi një
gjë të tillë. Megjithatë Muhamedi e siguroi
atë se kjo vëllazëri ishte në fe dhe jo
në mish, prandaj s’kishte problem me këtë martesë.
Hadith të tjerë që tregojnë specifikisht
moshën e Aishës janë si më poshtë:
Sahih
Bukhari 5.236.
Kadija
vdiq tre vjet para largimit të profetit nga Medina. Ai
qëndroi atje për rreth dy vjet dhe u martua me Aishen
kur ajo ishte një vajzë 6 vjeçare, dhe ai
konsumoi martesën kur ajo ishte nëntë vjeç.
Sahih
Bukhari 5.234
Profeti
m’u afrua kur isha një vajzë gjashtë vjeçare.
Ne shkuam në Medina dhe qëndruam tek shtëpia
e Bani-al-Harith bin Khazraj. Pastaj u sëmura dhe më
ranë flokët. Më vonë flokët m’u rritën
përsëri dhe mamaja ime Um Ruman, erdhi tek unë,
kur una isha duke luajtur në kolovajse me disa nga shoqet
e mia. Ajo më thiri dhe unë shkova tek ajo, pa e
ditur se ç’donte nga unë. Ajo më kapi prej
dore dhe më bëri të qëndroja tek dera
e shtëpisë. Mua më ishte marrë fryma,
dhe kur frymëmarrja u normalizua, ajo mori pak ujë
dhe përkoi fytyrën dhe kokën me të. Pastaj
më futi në shtëpi. Në shtëpi pashë
disa gra Ansari që thanë, “Urime, bekimet e Allah-ut
dhe mbarësi.” Pastaj ajo më besoi mua me to dhe
ato më përgatitën (për martesë).
Pa pritur Apostulli Allahut ardhi tek unë në mesditë
dhe mamaja ime më dorëzoi tek ai, në atë
kohë unë isha nëntë vjeçe.
Duket qartë nga vargjet më lart se Aisha ishte fëmijë
dhe nuk po merrte vesh çfarë po ndodhte, kur Muhamedi
iu afrua.
Sahih Bukhari Volumi 7, Libri 62, Numër 90
Kur Profeti u martua me mua, mamaja
ime ardhi tek unë dhe më bëri të hyja
në shtëpi (të Profetit) dhe asgjë s’më
çuditi, veç ardhjes së Apostullit të
Allah-ut në mesditë.
Padyshim
që ka qënë çuditur. Ajo ishte fëmijë.
Në pasazhin më poshtë thuhet se Aisha ishte
akoma fëmijë, dhe luante me kukulla.
Sahih
Bukhari Volumi 8, Libri 73, Numër 151
Unë luaja me kukulla në praninë e Profetit,
dhe shoqet e mia luanin gjithashtu me mua. Kur Apostulli i
Allahut futej (në dhomën time) ato fshiheshin, por
Profeti i thëriste të vinin të luanin me mua.
Siç e theksuam më lart, referencat për moshën
e Aishes janë të shumta megjithëse disa muslimanë
vazhdojnë të mohojnë moshën e vogël
të saj. Mesa duket ata i vret ndërgjegja që
profeti i tyre të mund të ketë bërë
një gjë të tillë. Disa të tjerë
(në fakt shumë burime islamike) theksojnë me
bindje se kjo ishte një pjesë e kulturës së
kohës dhe këtu nuk ka asgjë për të
diskutuar. Sipas tyre, mjaft vajza fillojnë menstruacionet
në moshën 9 vjeçare, prandaj kjo shënon
pjekurinë seksuale dhe prandaj Muhamedi nuk bëri
asgjë të paligjshme apo të pamoralshme.
Në
qoftë se do ta gjykonim Muhamedin sipas standartëve
të botës së civilizuar të kohës së
sotme, padyshim ai do klasifikohej si pedofil. Të ngjethen
mishtë të mendosh se një burrë 51 vjeçar
të lakmojë një vajzë 6 vjeçare,
pasi pavarësisht se ai hyri tek ajo kur ajo u bë
nëntë vjeç, ata u martuan kur ajo ishte gjashtë.
Ndoshta në Arabi njerëz të tillë quhen
profetë, por në botën e civilizuar ka emër
tjetër për njerëz të tillë.
Megjithatë,
Muhamedi nuk jetoi në kohën moderne, por në
shekullin e shtatë në Arabi. Atëherë,
le ta analizojmë këtë çëhtje sipas
asaj kulture.
Edhe
në qoftë se një ajze fillon menstruacionet
që në moshën 9 vjeçare, kjo nuk do të
thotë se ajo ka arritur pjekurinë seksuale. Nga
ana mjekësore ne kuptojmë se duan edhe disa vite
të tjera për formimin seksual dhe psikologjik. Pasojat
e kontaktit në këtë moshë mund të
jenë fatale për shëndetin fizik dhe emocional
të një vajze. Edhe sikur kjo të kishte qënë
komplet normale në atë kulturë, një profet
duhet ta dijë se ai nuk i përket një kulture
të caktuar apo një kohe të caktuar, por parimet
e jetës së tij duhet të jenë një
model për të gjitha kohërat në çdo
kulturë. Nëse Muhamedi do kishte qënë
profet i Zotit të vërtetë, ai padyshim do dinte
që në boten e civilizuar kjo nuk është
e pranueshme, prandaj duhet të mos e kishte bërë
një gjë të tillë. Por siç kemi
theksuar në artikujt e tjerë, ai jo vetëm që
nuk ishte profet (sepse s’bëri asnjë profeci), por
ishte një manjak seksual që të bënte një
gjë të tillë, të martohej me 9-22 gra,
të martohej me gruan e birit të tij të adoptuar,
i cili divorcoi gruan e tij që Muhamedi të martohej
me të, u kap në flagrancë nga gruaja e tij
Hafsa me shërbëtoren e saj, e të ëndërronte
ditë e natë për parajsën që ishte
e mbushur plot me virgjëresha.
Muhamedi,
ngado që ta kapesh nuk ishte profet (përveç
se profet i rremë), por padyshim jeta morale e tij ishte
komplet e shthurur deri në akte që të bëjnë
të vjellësh.
Në
qofte se ti, i dashur lexues je musliman, pse ndjek ti një
njeri të tillë si profet? A mos i shpikën të
krishterët këto materiale? Këto janë dëshmitë
e njerëzve besnikë të Muhamedit! Kontrolloni
pasazhet.
Në
përfundim le të themi se nëse kultura e Arabisë
së shekullit të shtatë pranonte martesa të
tilla, të një 51 vjeçari me një vajzë
9 vjeçare, atëherë Muhamedi nuk ishte pedofil,
pasi nuk mund ta gjykojmë sipas standarteve të kohës
së sotme, por si një drejtues i një feje, nëse
ishte vërtetë profet, ai duhet të dinte më
mirë sesa të bënte një gjë të
tillë.
Nga
ana tjetër, Jezusi bëri një jetë
pa mëkat. A nuk është me e llogjikshme
që të besojmë mesazhin e Atij që
erdhi në botë me një qëllim në
mendje, që të vdiste në kryq për
të marrë dënimin për mëkatet
e botës? Lutja jonë është që
ju të pranoni këtë dashuri në jetën
tuaj. Zoti ju bekoftë. |

Shënim
për besimtarët muslimanë: Në këtë
artikull nuk jemi përpjekur aspak që të
ofendojmë apo të ulim fenë islame, ne
thjesht kemi prezantuar faktet e njohura nga burimet
islamike. Ju inkurajojmë që nëse nuk
ishit të njohur me këto fakte më parë,
të mos i refuzoni ato, por të kontrolloni
vetë ato që kemi thënë me referencat
e Hadith-it. Faleminderit për mirëkuptimin. |
Për shkak të pamundësisë për
të gjetur Hadith-et në shqip, të gjitha
referencat nga Hadith-et janë marrë nga burimet
islamikë të Hadith-it në anglisht dhe
janë përkthyer me saktësinë më
të madhe. Ju lutem klikoni ne referencat e dhena
per te kontrolluar vete vertetesine e vargjeve te cituara. |