Vërtet
ju vjen çudi? Ju duket si një përrallë?
Nuk e kuptoj pse qënka kjo ndryshe nga çdo gjë
që shohim sot apo nga ligjet që drejtojnë natyrën.
Tek kapitulli i parë i Biblës, pra Zanafilla 1,
tregohet për krijimin. Midis gjërave të tjera
një gjë që të bie në sy është
mënyra se si Perëndia caktoi rregullin e riprodhimit.
Është interesante të lexosh se si çdo
gjë riprodhon sipas llojit të vet. P.sh, vini re
këto vargje:
Zanafilla
1:21
Kështu Perëndia krijoi kafshët e mëdha
ujore dhe të gjitha gjallesat që lëvizin dhe
që mbushin ujërat, secili simbas llojit të
vet, e çdo shpend fluturues simbas llojit të vet.
Dhe Perëndia e pa se kjo ishte mirë.
Zanafilla 1:25
Dhe Perëndia bëri egërsirat e tokës sipas
llojit të tyre, kafshët simbas llojit të tyre
dhe të gjithë rrëshqanorët e tokës
simbas llojit të tyre. Dhe Perëndia e pa që
kjo ishte mirë.
Pra, vihet re qartë, që Perëndia caktoi mënyrën
e vazhdimësisë së jetës në Tokë,
dhe thuhet që çdo gjë do të riprodhojë
sipas llojit të vet.
Atëherë,
si ju duket kjo përrallë? Eshtë përrallë
të besosh se macet lindin mace apo qentë lindin
mace? Doni të dëgjoni një përrallë?
Atëhere lexoni teorinë e evolucionit! Fakti që
miliona njerëz e besojnë atë, apo koka të
shquara kanë përkrahur këtë teori, nuk
ndryshon faktin se kjo teori është përralla
më e madhe. Në qoftë se ju besoni se kjo është
e vërtetë, atëherë më jepni vetëm
një shembull, ku diçka e përsosur erdhi si
rezultat i rastësisë? Me jepni një shembull,
ku lënda krijohet vetë, gjallesat njëqelizore
krijohen nga rastësia dhe prodhojnë qënie komplekse!
Në qoftë se ju besoni evolucionin ju besoni një
përrallë! Nuk ka asnje ligj që të mbështesë
këtë teori. Juve ju duket çudi që dikush
paska krijuar njeriun? Na jepni ju një shembull të
një krijese nga rastësia! Meqë ra fjala, një
shembull real, jo e marrë nga librat me përralla
të Darvinit apo personazheve të tjerë.
Shumë
evolucionistë tallen me faktin se Bibla thotë se
Perëndia e krijoi njeriun nga pluhuri i Tokës. Nëse
ju duket përrallë edhe kjo e thënie në
Bibël atëherë thjesht po tregoni injorancën
tuaj! A e dini ju se të tëra elementët që
përbëjnë njeriun mund të gjenden në
Tokë! A e dini ju se si mbijeton njeriu? Nga gjërat
që rriten në tokë, çfarë tjetër?
Njeriu mbijeton ose nga bimësia, që merr çdo
vitaminë dhe mineral nga toka, dhe e kthen nga jo-organike
në organike, ose e merr nga kafshë të tjera,
që në fund të fundit janë ushqyer me diçka
që vjen nga Toka. Jeta vjen nga Toka, kjo është
e padiskutueshme! Atëherë pse ju duket e çuditshme
që njeriu të jetë krijuar nga dheu, kur çdo
element përbërës i tij mund të gjendet
në tokë, dhe kur vazhdimësia e jetës së
tij vjen direkt ose indirekt nga toka. Kjo ju duket si përrallë?
Në të kundërt ju besoni një përrallë!
Ne i sfidojmë të tërë evolucionistët
të na japin një shembull konkret ku një objekt
ose krijesë komplekse krijohet nga rastësia dhe
që ne mund ta vëzhgojmë një gjë të
tillë! Historia e shpërthimit të madh (Big
Bang) është një nga përrallat më
të mëdha. Është sikur të mbledhësh
500 kg hekur, 30 kg plasikë, t'i fusësh në
një bodrum, ti hedhësh një bombë, dhe
pas shpërthimit, të kesh një makinë të
përkryer. Dhe nuk ka rëndësi sa vjet e lini
atje pas shpërthimit, kjo s'ndryshon asgjë. Që
kur ndodh që një shpërthim të sjellë
rregull? Mirë ata që jetojnë në perëndim
dhe ndoshta se kanë parë me sytë e tyre se
çfarë sjellin shpërthimet (përvec se
nëpër filma), po shqiptarët ta besojnë
një gjë të tillë? Më vjen çudi!
Për
më tepër informacion, ju inkurajojmë që
të lexoni artikullin “Krijimi
apo evolucioni” për të parë nga këndvështimi
shkencor, pamundësinë e pretendimeve të evolucionistëve.
Zoti ju bekoftë.