Si mund ta di unë që ka një Perëndi?
 
     

Ka tre mënyra kryesore që mund të dish që ka një Perëndi. Së pari, nëpërmjet krijimit. Psalmi 19:1 thotë: “Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij”. Pra, krijimi që Zoti bëri, çdo gjë që na rrethon në natyrë, është një dëshmi e veprës së Perëndisë. Në fakt kjo dëshmi është aq e fortë, saqë tek Romakët 1:20 Bibla thotë: “Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia ë tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm”. Pra, përsa i përket Zotit, asnjë njëri nuk ka ndonjë shfajësim për të mos besuar në Zot, sepse faktet janë përpara syve të tyre. Që një njeri të mos besojë në Zot, do të thotë, që me ndërgjegje të plotë të sillet kundër asaj që shikon në natyrë dhe në ligjet e shkencës.

Së dyti, një njeri mund ta dijë që ka një Perëndi me anë të ndërgjegjes. Ndërgjegja është ajo pjesë e njerëzve që shumica e njerëzve do dëshironin të mos e kishin, sepse ndërgjegja dëshmon në qënien tonë për ekzistencën e Perëndisë. Ndërgjegja është sistemi i alarmit që Zoti ka vendosur brenda çdo qënie njerëzore për të dëshmuar vërtetësinë e Tij, dhe për t’i dhënë njerëzve mundësinë për të njohur të mirën nga e keqja. Nëse një njeri refuzon eksiztencën e Zotit, ky njeri ka vendosur qartë kundër asaj që ndërgjegja i thotë. 

Së treti dhe e më e rëndësishmja, mënyra për të njohur Perëndinë është nëpërmjet Biblës, Fjalës së Tij. Zoti ka shfaqur çdo gjë që njerëzit duhet të dinë në lidhje me eksiztencën e Zotit, përjetësinë, jetën dhe vdekjen, vullnetin dhe karakterin e Perëndisë, etj. Por “problemi” është që Bibla nuk është si çdo libër tjetër. Aftësia për të kuptuar Biblën nuk varet aspak nga intelekti, por nga marrëdhënia që një njeri ka me Perëndinë. Bibla është shkruar në një mënyrë të tillë që në njëri i pashpëtuar nuk mund ta kuptojë atë, siç thuhet qartë tek 1 Korintasve 2:14 se “njeriu natyror nuk i kupton gjërat që janë të Frymës së Shenjtë; sepse për të janë marrëzi dhe nuk mund t’i njohë; sepse ato gjykohen frymërisht”. Gjithashtu tek Psalmi 119:99,100 thuhet: “kuptoj më shumë se të gjithë mësuesit e mi, sepse urdhërimet e tua janë përsiatja ime. Kam më tepër zgjuarsi se pleqtë, sepse respektoj urdhërimet e tua”. Krijimi është një gjë mjaft pozitive, por nuk na mëson dot shumë për karakterin e Perëndisë, përjetësinë, etj. Ndërgjegja është shumë e vlefshme, por përsëri nuk na mëson dot shumë. Atëherë, i dashur lexues, nëse ti e ke pranuar Jezusin në zemrën tënde, e vetmja gjë që të duhet të njohësh Perëndinë nga afër është nëpërmjet Fjalës së Tij, Biblës. Nëse e do dhe kalon kohë në të, atëherë Perëndia do të të shfaqë të vërteta që shumica e njerëze nuk i dinë. Shpresojmë që ju të merrni këtë vendim në jetën tuaj.

     
   
 
 
 

Artikuj PyetjeKomenteFotografiKontakt

©2003 Albavizion.com. Çdo material i botuar ne kete website eshte shkruar nga Albavizion.com, me perjashtim te artikujve qe thone ndryshe. Ne rezervojme te gjitha te drejtat e autorit. Ne inkurajojme vizitoret qe te perdorin keto materiale per qellimet e tyre, me leje nga Albavizion.com. Asnje referim i ketij materiali nuk mund te perdoret jashte kontekstit te shkrimit dhe per qellim abuzimi , keqperdorimi, ose disktretitimi kundrejt Albavizion.com.