Në
qoftë se përgjigja e kësaj pyetje do të
varej nga njerëzit, atëherë do të kishim
aq mendime sa numri i njerëzve që do të pyesnim.
Përgjigjet më të shpeshta do të ishin:
“Jo”, “Ca fol mor’ ti”, “Asnjë nuk mund ta dijë
me siguri”, “ku i dihet o burrë”, “e kush u kthye që
t’na thoshte”, “edhe ka, edhe s’ka”, e plot të tjera.
Që t’i përgjigjesh saktë kësaj pyetje,
së pari duhet të dish se çfarë është
jeta dhe çfarë është vdekja. Padyshim,
asnjë ateist nuk mund t’i përgjigjet kësaj
pyetje, sepse për ata jeta ështe koinçidenca
më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë, dhe
njeriu është thjesht pjesë e kësaj rastësie.
Është interesante t’i dëgjosh ateistët
që mundohen të japin zgjidhje problemeve njerëzore,
pa e ditur se ç’është njeriu! Kur nuk di
të shkuarën, apo të ardhmen, si mundet të
kuptosh të tashmen? Çfarë është
njeriu? Sipas Biblës njeriu është i përbërë
nga tre pjesë, trupi, fryma dhe shpirti. Trupi kuptohet
është ana fizike e njeriut, fryma është
ajo që e mban gjallë trupin e njeriut ( përveç
gjërave të tjera ), dhe shpirti përfshin mendjen,
vullnetin, dëshirat, ndjenjat, pasioniet, emocionet,
dhe më kryesoren ndërgjegjen. Thelbi i një
njeriu nuk është trupi, por shpirti. Shpirti nuk
është diçka abstrakte, por konkrete. Shpirti
i njeriut ndodhet brenda trupit fizik dhe ka formën dhe
trajtën e trupit. Prandaj kur Bibla flet për pasanikun
që shkoi në ferr tek Luka 16, midis të tjerave
përmend, “duke pasur mundime në ferr, i çoi
sytë, dhe pa...”, “atëherë ai bërtiti
dhe tha...”, “dërgoje Llazarin të lagë majën
e gishtit të vet në ujë që të më
freskojë gjuhën, sepse po vuaj tmerësisht në
këtë flakë”. Pra shpirti i njeriut ka çdo
gjë që ka edhe trupi, vetëm se nuk është
fizik apo i vdekshëm. Kur trupi i njeriut pushon së
jetuari, shpirti e lë trupin dhe i nënshtrohet ligjeve
të krijuesit. Një njeri pas vdekjes së trupit
është po aq i ndërgjegjshëm dhe real sa
edhe para vdekjes, vetëm se nuk është i rrethuar
me nga një trup fizik. Sipas Biblës, Perëndia
e krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrë së
Tij, prandaj njeriu ka një shpirt që nuk vdes kurrë,
sepse Perëndia është i përjetshëm,
dhe ky shpirt do ta kalojë përjetësinë
ose në ferr ose në parajsë. Vendimi që
ne marrim në lidhje me Jezus Krishtin përcakton
se ku do ta kalojmë përjetësinë. Nuk ka
asnjë ateist gjallë në botë që mund
t’ju mësojë pjesët elementare të jetës
dhe të qënies së njeriut, këto gjëra
që ju lexuat më sipër. A ka jetë pas vdekjes?
Padyshim që ka, jeta pas vdekjes është po aq
reale sa ajo para vdekjes. Krijuesi i jetës shpjegon
dhe garanton këtë të vërtetë, vetëm
se pas vdekjes njerëzit nuk do të kenë mundësinë
të vendosin më për përjetësinë
e tyre, dhe së pari do t’i japin llogari Perëndisë
për jetën e tyre mbi tokë, dhe nëse nuk
keni pranuar Jezus Krishtin që të paguajë për
mëkatet tuaja, atëherë do të paguani vetë
në ferr përjetësisht. Mos prisni sa të
jetë vonë për t’u përballuar me këtë
realitet. Merrni sot vendimin më të rëndësishëm
të jetës suaj, ashtu si miliona njerëz në
të gjithë botën, duke pranuar Jezus Krishtin
në zemrën tuaj.