Nëse
një njeri nuk ka frikë nga Krijuesi, thjesht nga
ekzistenca e një qënie të mbinatyrshme dhe
të plotfuqishme, atëherë motivimi dhe arsyeja
për të kuptuar gjërat shpirtërore është
zero. Prindërit e përdorin shpesh frikën
si një mjet për t’u mësuar fëmijëve
gjëra të caktuara që ata akoma s’i kuptojnë.
Në të njëtën mënyrë Zoti përdor
edhe frikën midis gjërave të tjera, për
t’i mësuar njerëzve parime ose të vërteta
që syri nuk i shikon dot. Por padyshim për skeptikët
ky argument nuk vlen aspak, përkundrazi është
sipas tyre një përpjekje e dobët për të
mbuluar një temë kaq të gjërë. Megjithatë
kini durim, nuk kemi mbaruar akoma. Kur flet me mjaft
ateistë (sidomos shqiptarë) për ekzistencën
e ferrit, shumë prej tyre thonë: “kush u kthye nga
ferri që të na tregojë se paska një ferr? Në
fakt unë njoh plot veta që janë kthyer nga
ferri pasi kanë qënë atje, dhe ata thonë
që ekziston. Një shoku im në fakt shkoi në
ferr dhe kur u kthye na tregoi të gjithëve që
ferri ishte i vërtetë. A e besoni ju këtë? Padyshim
që jo! Po pse nuk e besoni? Në qoftë
se ju keni të njëjtin qëndrim, që “kush
u kthye nga ferri t’na tregojë që paska një
ferr”, atëherë mendoni pak, nëse një njeri
ju thotë ju që ai ishte në ferr e sapo u kthye
që andej, a do t’i besonit ju? Kjo është
ajo që kërkuat apo jo? Mos u përgjigjni
aq shpejt! Mendohuni pak mirë! Padyshim që
nuk do i besonit, qoftë ai njeri edhe një i afërt,
i familjes apo fisit. Fakti është që unë
nuk njoh njeri që të jetë kthyer nga ferri,
por arsyeja pse thashë që njihja plot veta është
sepse megjithëse shume veta e përdorin atë
si një justifikim. Kur ti i thua që njeh disa veta
që u kthyen ata përsëri nuk besojnë! Si
mund të flas unë me kaq siguri? Ku e di unë
se çfarë menduat ju? Për t’u përgjigjur
kësaj pyetje, po shkëpus një pasazh nga
Bibla, një histori të vërtetë (jo shëmbëlltyrë),
që shpjegon këtë shumë më qartë
sesa unë mund ta them. Tek Luka 16:19-31 Bibla thotë: “Por
atje ishte një njeri i pasur, që vishej me të
purpurta dhe me rroba të çmueshme prej liri dhe
për ditë e kalonte shkëlqyeshëm. Atje
ishte edhe një lypës, i quajtur Llazar, që
rrinte para derës së tij, dhe trupin e kishte plot
me plagë të pezmatuara, dhe dëshironte të
ngopej me thërrimet që binin nga tryeza e pasanikut;
madje edhe qentë vinin e ia lëpinin plagët. Por
ndodhi që lypësi vdiq dhe engjëjt e çuan
në gji të Abrahamit; vdiq edhe pasaniku dhe e varrosën. Dhe,
duke pasur mundime në ferr, i çoi sytë dhe
pa nga larg Abrahamin dhe Llazarin në gji të tij. Atëherë
ai bërtiti dhe tha: “O atë Abraham, ki mëshirë
për mua, dhe dërgoje Llazarin të lagë
majën e gishtit të tij në ujë që
të më freskojë gjuhën, sepse po vuaj tmerrësisht
në këtë flakë”. Por Abrahami thoshte:
”O bir, kujto se ti i ke marrë të mirat e tua gjatë
jetës sate, kurse Llazari të këqijat; tashti,
përkundrazi, ai po përdëllehet dhe ti vuan. Dhe,
veç të gjithave, mids nesh dhe jush është
një humnerë e madhe kështu që ata që
do të donin të kalonin që këtej tek ju
nuk munden; po ashtu askush nuk mund të kalojë që
andej te ne”. Por ai i tha: “Atëherë, o atë,
të lutem ta dërgosh atë te shtëpia e tim
eti, sepse unë kam pesë vëllezër e le
t’i paralajmërojë rreptësisht që të
mos vijnë edhe ata në këtë vend mundimesh”. Abrahami
u përgjigj: “Kanë Moisiun dhe profetët, le
t’i dëgjojnë ata”. Ai tha: “Jo, o atë
Abraham, por nëse dikush nga të vdekurit do të
shkojë tek ata, do të pendohen”. Atëherë
ai i tha: “Nëse ata nuk e dëgjojnë Moisiun
dhe profetët, nuk do të binden edhe në se dikush
ringjallet prej së vdekurish”. Disa gjëra vihen
re nga kjo histori. E para që ferri është
një vend real, me flakë të vërteta dhe
jo imagjinare apo simbolike. Së dyti, vuajtjet janë
të padurueshme dhe të përjetshme, së treti
askush nuk mund të kthehet apo të dalë nga
ferri, së katërti askush nuk dëshiron të
jetë atje, dhe së fundi askush nuk dëshiron
që të tjerët të shkojnë atje. Ky
pasazh shpjegon qartë megjithëse pasaniku donte
të kthehej t’u thoshte vëllezërve që të
mos shkonin atje, ata përsëri nuk do ta kishin besuar! Përpara
se të arrini në një konkluzion të shpejtë,
mendoni pak se është vetë Zoti Jezus Krisht
që po e tregon këtë histori. Arsyeja që
pse ata nuk do ta besonin jepet në vargun ku thotë:
“kanë Moisiun dhe profetët, le t’i dëgjojnë
ata”. Shprehja Moisiun dhe profetët i referohet
Fjalës së Perëndisë (Moisiu shkroi 5 librat
e parë të Biblës dhe profetët shkruan
të tjerët). Me fjalë të tjera Zoti
po thotë, ata kanë fjalën e Perëndisë,
nëse nuk i besojnë asaj nuk do të besojnë
edhe nëse dikush nga të vdekurit kthehet dhe u tregon
atyre për ferrin. Fjala e Perëndisë, Bibla,
është më autoritare se çdo gjë
tjetër. Apostulli Gjon thotë tek Gjoni 20:31
se “këto gjëra janë shkruar që ju të
besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë
dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër
të tij”. Prandaj i dashur lexues ju sot keni në
dorë të zgjidhni nëse do të besoni dëshminë
që jep Zoti nëpërmjet Fjalës së Tij,
ose do ta refuzoni atë dhe do të besoni ç’të
dëshironi ju.
Tani
kalojmë në pikën tjetër, që jam i
sigurt do t’ju interesojë të gjithëve ju; ku
ndodhen ferri dhe parajsa? Bibla ka shumë për
të thënë për të dyja. Përsa
i përket ferrit, Bibla thotë që ferri ndodhet
në qendër të Tokës (Jobi 28:5, Mateu 12:40,
Efesianëve 4:8-10; Veprat 2:24-27, etj). A e dini
ju se çfarë ka në qendër të Tokës? Rrezja
e Tokës është 6341 Km dhe padyshim që
asnjënjeri nuk ka gërmuar apo shpuar aq thellë,
megjithatë, të gjithë e dimë se çfarë
ka në qendër të Tokës. Ne dimë
se llava që del nga shpërthimi i vullkanëve
e ka origjinën në qendër të Tokës. Aty
ndodhet ferri! E dini që kur trupi i një njeriu
vdes, shpirti i një njeriu të pashpëtuar, që
nuk ka pranuar Jezus Krishtin në jetën e tij/saj
shkon drejt e në ferr. Forca e rëndesës
të tërheq direkt në qendër të Tokës,
dhe nuk ka asgjë që t’ju pengojë, sepse nuk
keni më një trup fizik. Kjo është
serioze! Për çfarë do të debatoni
tani? Për ekzistencën e ferrit? Apo të
forcës së rëndesës? Arsyeja që
një njeri shkon në ferr, nuk është për
gjërat që ka bërë apo nuk ka bërë,
arsyeja është sepse ka mëkatuar kundër
një Zoti të përjetshëm, që kërkon
një pagesë të përjetshme për mëkatet. Në
qoftë se ju vendosni që ta refuzoni Biblën,
Fjalën e Perëndisë si të vërtetë,
dhe refuzoni të besoni se Jezus Krishti vdiq në
kryq për mëkatet e të gjithë njerëzve,
duke përfshirë dhe tuajat, atëherë nuk
ju pret gjë tjetër përveç përjetësisë
në ferr! Ky nuk është kërcënim,
por është e vërteta që Zoti thotë
në Fjalën e Tij. Ai thotë gjithashtu se
Zoti nuk dëshiron që ndonjë të shkojë
në ferr, por nëse dikush vendos të refuzojë
atë, ata po zgjedhin vetë për të paguar
për mëkatet e tyre, dhe sipas Biblës, paga
e mëkatit është përjetësia në
ferr (Romakët 3:23, Zbulesa 21:8). Bibla thotë
tek Hebrenjve 9:27 se “është caktuar që njerëzit
të vdesin vetëm një herë, dhe më
pas vjen gjyqi”. Në qoftë se ti e jeton jetën
tënde si dëshiron vetë, pa pyetur se ç’ka
thotë Zoti për ty në Fjalën e Tij, dhe
pa pranuar pagesën që Jezusi bëri për
mëkatet e tua, kur trupi ty të mbetet i pajetë,
dhe shpirti të lërë trupin tënd, nuk do
të kesh më ku të mbahesh, pas kujt të
fshihesh, shokët e tu nuk do të jetë aty që
të tallen me Zotin apo ata që besojnë në
Zot, e tërë jeta jote mbi Tokë shfaqet me të
shpejtë përpara syve të tu ndërsa forca
e rëndesës të tërheq drejt qëndrës
së Tokës (ferrit) me një shpejtësi marramendëse,
ashtu siç tërheq një njeri që hidhet
nga një avion, dhe ti i tmerruar e kupton se çfarë
po ndodh dhe është thjesht çështje minutash
para se të përfundosh përjetësisht në
ferr, atëherë thërret me tërë forcën
e qënies tënde, “O, ZOT”, por çfarë
pret prej Zotit tani? Të të shpëtojë? Zoti
nuk gënjen dot dhe nuk do të veprojë kundër
gjërave që ka thënë në Fjalën
e Tij. E vetmja rrugë që Ai ka bërë
për shpëtim është nëse ti personalisht
të kuptosh që je një mëkatar, dhe që
mëkatet të ndajnë prej Zotit dhe meritojnë
dënimin, dhe beson që Jezus Krishti vdiq në
kryq për mëkatet e tua, kur ti beson dhe e pranon
Atë në zemrën tënde dhe i lutesh që
të të falë të tëra mëkatet,
atëherë Zoti e mban Fjalën e Tij dhe të
shpëton nga ferri përgjithmonë. Por në
qoftë se, i dashur lexues, ti e refuzon Atë, Bibla
thotë tek Hebrenjve 10:29 “ç’dënim më
të keq meriton ai që ka shkelur me këmbë
Birin e Perëndisë dhe e ka konsideruar profan gjakun
e Besëlidhjes“, dhe në vargun 31, “gjë e tmerrshme
është të bjerë njeriu në duart e
Perëndisë së gjallë”. Në qoftë
se Zoti po të flet në zemrën tënde tani
për të pranuar Jezus Krishtin, atëherë
duke besuar me gjithë zemër tek Jezus Krishti, drejtoi
Perëndisë këtë lutje:
Zot
i dashur, unë e di që jam një mëkatar,
dhe që mëkatet më ndajnë prej teje. Por
unë nuk dua të shkoj në ferr kur të vdes. Zot
unë besoj se Jezus Krishti vdiq në kryq për
mëkatet e mia dhe se Ai më do, prandaj tani pendohem
për çdo mëkat që kam bërë,
dhe te ftoj ty Zoti Jezus që të vish në zemrën
time, të më falësh çdo mëkat dhe
të më japësh jetën e përjetshmë. Unë
e di që nuk e meritoj atë, por faleminderit që
Ti ma jep atë si dhuratë. Në emrin e çmuar
të Krishtit lutem, Amen!
Në
qoftë se ju e bëtë këtë lutje sot,
me gjithë zemër përpara Perëndisë,
ne duam që të gëzohemi me ju për vendimin
më të rëndësishëm të jetës
suaj. Atëherë ju inkurajojmë që të
na dërgoni një email
dhe me pak fjalë na thoni për vendimin tuaj. Zoti
ju bekoftë.