Në fillim lind pyetja, “Pse mundohen muslimanët
të thonë që Bibla flet për Muhamedin”,
dhe pastaj, “A flet Bibla në të vërtetë
për Muhamedin”.
Ka disa arsye pse muslimanet përpiqen
me çdo mundim të provojnë se Bibla flet për
profetin Muhamed.
Së pari sepse do ishte turp që asnjë
libër të mos fliste më parë për ardhjen
e profetit më të madh të njerëzimit (sipas
muslimanëve), kur për profetë të tjerë
kishte jo vetëm shkrime që flisnin për ta por
edhe lajmëtarë që paralajmëruan ardhjen
e tyre sic është rasti i profecive në Bibël
për ardhjen e Jezusit dhe paralajmërimi nga Gjon
Pagëzori për ardhjen e Tij.
Së dyti është e rëndësishme
që muslimanët të provojnë se Bibla flet
për ardhjen e Muhamedit pasi vetë Kurani thotë
që Jezusi foli për ardhjen e tij.
Sura 61:6
Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha:
"O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut
te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje
dhe jam përgëzues për një të dërguar
që do të vijë pas meje, emri i të cilit
është Ahmed!" E kur ai u erdhi atyre me argumente
të qarta, ata thanë: "Kjo është magji
e hapët".
Ngado që ta kapin mulsimanët, trillimet e Muhamedit
dhe Kuranit bëjnë bllof. Së pari ata theksojnë
me forcë që Bibla është e korruptuar,
nga ana tjetër përpiqen të thonë se Bibla
flet për Muhamedin. Por kjo shkon më tutje. Muhamedi
tha që arabët ishin rraca e zgjedhur (Sura 3:110),
por nga ana tjeter nuk dinë si të shpjegojnë
faktin se të gjithë profetët ishin çifutë
dhe shkuan tek populli i Izraelit. Asnjë prej profetëve
të tjerë nuk ishte arab.
Siç shikohet me llogjikë, nuk
ka kuptim fare që Muhamedi të ketë qënë
profet i Zotit të vërtetë apo që Bibla
të flasë për të, megjithatë ne do
të shikojmë disa nga referencat që muslimanët
thonë që flasin për Muhamedin.
Ligji
i Përtërirë 18:15,18
Zoti, Perëndia yt, do të krijojë
për ty një profet si unë në mes teje dhe
vëllezërve të tu; atë keni për ta
dëgjuar,
unë do të nxjerr për ta një profet nga
gjiri i vëllezërve të tyre dhe do të vë
në gojën e tij fjalët e mia, dhe ai do t`u
thotë atyre të gjitha ato që unë do t`i
urdhëroj.
Ky është një nga pasazhet që muslimanët
pretendojnë se flet për Muhamedin. Ata që nuk
dinë asgjë për Biblën edhe mund ta besojnë
këtë përrallë, por ata që dinë
diçka qeshin me një pretendim të tillë.
Ky
profet për të cilin flitet këtu, identifikohet
si Jezusi tek Veprat
3:22.
Jo vetëm kaq por Jezusi tha që Ai
vetë ishte profeti për të cilin Moisiu shkroi:
Gjoni
5:46,47
sepse
nëqoftëse ju do t`i kishit besuar Moisiut, do të
më besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua.
Por nëqoftëse ju nuk u besoni shkrimeve të
tij, si do t`u besoni fjalëve të mia?``.
Megjithatë, vargu ku jepet kjo profeci
tek Ligji i Përtërirë 18 (lexoni lart) thotë
shumë qartë që ky profet do të vijë
nga populli i Izraelit, jo nga arabët. Disa muslimanë
kundërshtojnë duke thënë se shprehja “nga
gjiri i vëllezërve të tyre” nuk do të
thotë nga Izraeli, por nga pasardhësit e Ismaelit,
dmth arabët. Sipas Biblës Abrahami kishte dy bij,
Isakun dhe Ismaelin. Ismaeli u lind nga një marrëdhënie
jashtë martese e Abrahamit dhe shërbëtoren
e tij Hagar, kurse Isaku u lind nga premtimi i Perëndisë
dhënë Abrahamit se Zoti do bekonte pasardhjen e
tij nëpërmjet Isakut, prej nga vjen edhe Krishti.
Duke qënë se Muhamedi e gjeti veten ngushtë
duke qënë pasardhës i Ismaelit dhe jo Isakut,
atëherë ai shpiku teorinë se Zoti i tha Abrahamit
se do bekonte pasardhjen e tij nëpërmjet Ismaelit.
Atëherë sipas disa muslimanëve meqënëse
Ismaeli ishte gjysëm vëlla me Isakun (dhe çifutët
janë pasardhës të Isakut), shprehja nga “gjiri
i vëllezërve të tyre” do të thotë
nga gjiri i Ismaelitëve, ose arabëve. Megjithë
dëshirën e madhe që muslimanët kanë
që ky të jetë interpretimi i saktë, faktet
janë ndryshe. E njëjta shprehje që është
përdorur tek LiP 18 “nga gjiri i vëllezërve
të tyre” është përdorur një kapitull
më parë LiP 17 në lidhje me caktimin e mbretit
ku thuhet:
Ligji
i Përtërirë 17:14,15
Kur
do të hysh në vendin që Zoti, Perëndia
yt, po të jep dhe do ta shtiesh në dorë dhe
do të banosh atje, në rast se do të thuash:
"Dua të caktoj mbi mua një mbret ashtu si tërë
kombet që më rrethojnë",
do të caktosh mbi ty mbretin që Zoti, Perëndia
yt, ka për të zgjedhur. Do të caktosh mbi ty
një mbret të zgjedhur midis vëllezërve
të tu; nuk mund të caktosh mbi ty një të
huaj që të mos jetë vëllai yt.
Pra, këtu shpjegohet qartë se mbreti që do
të vinte nga gjiri i vëllezërve të tyre
(çifutëve) duhet të ishte nga Izraeli, pa
asnjë kundërshtim. Ismaeli nuk ishte Izraelit, e
ëma e tij Hagar ishte Egjiptase, nuk ishin as e njëjta
rracë. Prandaj, nuk ka mundësi që ky pasazh
të flasë për ndonjë tjetër veç
Jezusit, e jo më një arab. Për t’i vënë
vulën kësaj pune Bibla thotë qartë se
shkrimi i shenjtë u dha nëpërmjet judenjve
(çifutëve, izraelitëve):
Romakët
3:1,2
Cila është, pra, përparësia
e Judeut, ose cila është dobia e rrethprerjes?
E madhe në çdo mënyrë; para së
gjithash sepse orakujt e Perëndisë iu besuan atyre.
Pra,
duket qartë që shkrimi nuk do të vinte nga
asnjë popull tjetër përveç çifutëve,
prandaj ai varg nuk ka si të flasë për Muhamedin.
Pretendimi i dytë (se Bibla flet për
Muhamedin) ka të bëjë me pasazhin tek
Gjoni
14:16
Dhe
unë do t`i lutem Atit dhe ai do t`ju japë një
Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë
përgjithmonë me ju,
që sipas mjaft muslimanëve, Jezusi
këtu po flet për Muhamedin.
Është interesante të shohësh
hipokrizinë e muslimanëve në këtë
pikë. Në rradhë të parë ata thonë
që Bibla është e korrptuar, por papritmas ata
gjetën një pasazh që nuk qënka korrptuar,
dhe së dyti ata lënë pa lexuar vazhdimin e
fjalisë (siç e shikoni nuk ka pikë në
fund të fjalisë, por presje) që thotë:
Frymën e së Vërtetës,
që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe
nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe
do të jetë në ju.
Pra, për çdo njeri që di
të lexojë të paktën sa një fëmijë
i klasës së dytë, po të lexosh të
gjithë fjalinë, Jezusi e përkufizoi se kush
është ky ngushëllues, pra është Fryma
e Shenjtë. Gjithashtu kjo duket qartë, pasi vargu
thotë qartë që ky ngushëllues do qëndrojë
gjithmonë me besimtarët, që padyshim nuk ka
zbatim për Muhamedin pasi ai vdiq.
Në pamundësi për të gjetur
ndonjë varg në Bibël që flet për
ardhjen e Muhamedit, dëshpërimi i muslimanëve
bëhet aq i madh saqë shikon tentativa qesharake
prej disa prej tyre për t’u munduar të na bindin
se Bibla flet në të vërtetë për të.
Në lidhje me këtë ata marrin fjalë të
ndryshme nga Bibla dhe mundohen t’i përshtatin në
Arabisht duke pretenduar se këto fjalë flasin për
Allahun apo Muhamedin.
Në rradhë të parë, Bibla
u shkrua në Hebraisht dhe Greqisht dhe disa pjesë
të vogla në Aramaisht. Asnjë nga këto
gjuhë nuk ka ndonjë gjë të përbashkët
me arabishten. Së dyti, ngjashmëri fjalësh
në gjuhë të ndryshme nuk do të thotë
domosdoshmërisht që fjalët janë të
njëjta apo të lidhura disi.
Psh. fjala bukë dhe book (në shqip
dhe anglisht, respektivisht), megjithëse mund të
shqiptohen gati njësoj apo të kenë shkronja
të përbashkëta nuk do të thotë që
këto fjalë janë të lidhura (book do të
thotë libër).
Madje, edhe fjalë të njëjta
në gjuhë të ndryshme nuk do të thotë
se kanë të njëjtin kuptim.
Psh. fjala bar në shqip do të thotë
bimë që rritet mbi dhe, kurse në anglisht do
të thotë copë, psh një copë druri,
një copë metali, një copë sapun, etj.
Kështu që të marrësh disa
fjalë nga Bibla që kanë 2-3 bashtingëllore
të përbashkëta me një fjale arabisht,
nuk do të thotë që fjalët kanë lidhje.
Eshtë vërtetë qesharake të shikosh përpjekjet
e disa muslimanëve me lojëra të tilla fjalësh.
Në qoftë se Zoti i vërtetë do kishte dërguar
Muhamedin si profetin e tij të fundit për njerëzimin,
jua premtojmë se do kishte prova të forta për
këtë, jo lojra kalamajsh apo manipulime fëmijënore.
Atëherë, a do të thotë
kjo që Bibla nuk flet fare për profetin Muhamed?
Padyshim që jo. Megjithëse Bibla nuk e përmend
me emër Muhamedin ajo flet shume qartë për
të. Shikoni vargjet më poshtë:
Mateu
24:24-26
Sepse do të dalin krishtër të
rremë dhe profetë të rremë, dhe do të
bëjnë shenja të mëdha dhe mrrekulli të
tilla aq sa t`i mashtrojnë, po të ishte e mundur,
edhe të zgjedhurit.
Ja, unë ju paralajmërova.
Pra, në qoftë se ju thonë: "Ja, është
në shkretëtirë", mos shkoni atje: "Ja,
është në dhomat e fshehta", mos u besoni.
Gjithashtu,
1Gjonit 4:1-3
Shumë të dashur, mos i besoni çdo
frymë, por i vini në provë frymërat për
të ditur nëse janë nga Perëndia, sepse
shumë profetë të rremë kanë dalë
në botë.Nga kjo mund të njihni Frymën
e Perëndisë: çdo frymë që rrëfen
se Jezu Krishti ka ardhur në mish, është nga
Perëndia.
Dhe çdo frymë që nuk rrëfen se Jezu
Krishti ka ardhur në mish, nuk është nga Perëndia;
dhe kjo është fryma e antikrishtit që, siç
e keni dëgjuar se vjen; dhe tashmë është
në botë.
Tek referenca e parë, nga Mateu 24, Jezusi
paralajmëron dishepujt e tij për profetet e rremë,
dhe në vargun 26 ai jep dy cilësi specifike, e para
që ndodhet “në shkretëtirë”, dhe e dyta
në “dhomat e fshehta”. Shkretëtira përkufizon
vend ndodhjen gjeografike duke folur për shkretëtirën
e madhe atë të Arabisë, dhe “dhomat e fshehta”
flasin për shpellat ku Muhamedi kishte vegimet.
Atëherë a flet Bibla për profetin
Muhamed? Bibla flet qartë fare. Sipas Biblës ai
është një profet i rremë. Jezusi na paralajmëroi
për të 600 vjet para ardhjes së tij.
Në qoftë se Muhamedi është
profet i vërtetë si shpjegohet që ai nuk paralajmëroi
ndjekësit e tij për të tëra ato gjëra
që shumë prej tyre do bënin në emër
të tij? Shumë terroristë muslimanë sot
bëjnë akte terroriste në emër të
Muhamedit dhe të Kuranit. Nëse Muhamedi ishte profet
i vërtetë pse nuk i tha ai ndjekësve të
tij që njerëz të tillë do të vinin
dhe do të bënin gjëra të tmerrshme në
emër të tij dhe të Kuranit?
Jezusi
nga ana tjetër e parashikoi një gjë të
tillë dhe paralajmëroi dishepujt. Nuk kemi parë
deri tani asnjë provë nga komuniteti islamik se
Bibla flet për Muhamedin si profet i Zotit, përveç
vargjeve që flasin qartë se ai ishte një profet
i rremë. Kuptohet që çdo njeri do të
vendosë vetë nëse do të besojë Biblën
ose jo, por të paktën shpresojmë të kemi
sqaruar në këtë artikull se Bibla nuk thotë
asgjëkundi se Muhamedi është profet i Zotit,
në të kundërt e quan atë profet të
rremë. Përgjegjësia bie mbi ne të vendosim
se cilin do të besojmë, Jezusin apo Muhamedin, Biblën
apo Kuranin, por nuk mund t’i besojmë të dyja sepse
nuk janë njësoj, nuk predikojnë të njëjtat
gjëra dhe nuk flasin për të njëjtin Zot.
Zoti ju bekoftë.

Të gjitha referencat e Kuranit janë marrë
nga përkthimi në shqip i Kuranit nga Sherif
Ahmeti. Referencat janë cituar ashtu sic gjenden
në Kuran pa ndryshuar asgjë, prandaj gabimet
gramatikore, gjuhësore, apo drejtshkrimore nuk
jane korrigjuar për arsye se dëshironim që
të citonim Kuranin ashtu sic është, pa
ndryshuar asgjë. Ky version i Kuranit mund të
gjendet në internet tek: www.albislam.com/kurani/.
Për shkak të vërtetësisë së
informacionit të prezantuar këtu, ju inkurajojmë
që të verifikoni vetë çdo citim
nga Kurani për të gjitha referencat që
kemi dhënë.
|