Unë dua të pranoj Jezusin, por jo të ndryshoj jetën time!
 
     

Nuk jeni ju i vetmi që mund të keni pasur këtë mendim apo pyetje! Kjo pyetje duhet parë në disa plane. Së pari, kush ju tha që duhet të ndryshoni diçka për të pranuar Jezusin? Së dyti, pse doni ta pranoni Jezusin? Së treti, çfarë do të thotë ta pranosh Jezusin?

E vërteta është që njerëzit kanë parë dhe dëgjuar çfarë bëjnë ata që pranojnë Jezusin si Zotin dhe shpëtimtarin e jetës së tyre, dhe ata e dinë që besimtarë të tillë mund të mos bëjnë gjëra të caktuara. Atëherë, shpesh herë kur njerëzit ballafaqohen me çështjen nëse ata do të besojnë në Zot, dhe të pranojnë Jezusin në jetën e tyre, atëherë menjëherë u vete mendja tek disa gjëra që ata kanë në jetë që mund të mos jenë të pëlqyeshme për Zotin, dhe duan të marrin faljen e mëkateve nga Zoti, por nuk duan të heqin dorë nga mënyra se si jetojnë, apo gjëra të caktuara që bëjnë. Atëherë, mundohen që të bëjnë një kompromis dhe duan që edhe të pranojne Jezusin, edhe të vazhdojnë të jetojnë si të duan vetë. Në rradhë të parë duhet të kuptojmë që është puna e Zotit vetë që të na bind ne për mëkat. Nëse një njeri nuk beson se është mëkatar, atëherë, ai nuk ka nevojë për Perëndinë, nuk ka nevojë të pranojë Jezusin. Pika e parë që dikush duhet të kuptojë, besojë dhe pranojë përpara se të pranojë Jezusin, është se ai njeri është një mëkatar dhe janë mëkatet ato që e ndajnë atë nga Perëndia. Fatmirësisht, Jezusi nuk është një lodër kalamajsh, që ne mund ta pranojmë apo refuzojmë sipas qejfit tonë. Jezusi është Zot, Zoti i gjithësisë, dhe nëse do ta pranojmë atë si Zot dhe shpëtimtar, atëherë do të thotë që do ta pranojmë atë sipas kushteve që vendos Ai, jo sipas qejfit tonë.

Kushti i parë që ai vendos është që ne të pranojmë që jemi mëkatarë, dhe që të pendohemi nga këto mëkate. Mendimi i parë që duhet të vijë në mendjen tonë është që ne kemi nevojë për Zotin, dhe Zoti na do aq shumë saqë flijoi gjënë më të çmuar për ne. Nuk është puna e askujt t男u thotë ju se çfarë duhet të ndryshoni në jetën tuaj, gjëja e parë që keni nevojë është që të pendoheni për çdo mëkat, të besoni me gjithë zemër se Jezusi vdiq në kryq për mëkatet tuaja, dhe ta pranoni atë në zemrën tuaj si Zotin dhe shpëtimtarin tuaj. Mos u shqetësoni se çfarë do të ndodh më pas. Zoti do t男u japë një zemër të re dhe dëshira të reja, që duan të kënaqin Perëndinë, dhe Zoti do të ndryshojë jetën tuaj ngadalë për lavdinë e Tij. Ajo që ju duhet të keni në mend është thjesht që të jeni të bindur ndaj Fjalës së Tij, Ai do të kujdeset për të tjerat. Në fakt shumë njerëz e kuptojnë përpara se të pranojnë Jezusin në jetën e tyre se nuk jetojnë dot për Perëndinë ashtu siç duhet. Mos u shqetësoni për këtë. Është puna e Zotit të punojë në jetën tuaj dhe të bëjë atë që do Ai, dhe është Zoti vetë që do t男u japë fuqinë të jetoni për të, kjo nuk duhet t男u shqetësojë, por çështja kryesore është cila është dëshira juaj? Jezusi nuk është një dhomë shtesë që i shtoni jetës suaj, prandaj nëse nuk keni dëshirë të bëni çfarë thotë Zoti, atëherë nuk jeni gati të pranoni Jezusin. Të pranosh Jezusin nuk do të thotë të bësh një lutje, apo të mbash një kryq, apo ndonjë gjë tjetër. Jezusi nuk është një shtesë e jetës sonë, Ai është vetë jeta jonë.

Në përfundim, le të shtojmë këtë. Nëse ju nuk doni të ndryshoni jetën tuaj dhe t段 nënshtroheni Fjalës së Zotit, atëherë nuk jeni gati të pranoni Jezusin, sepse të pranosh Jezusin së pari do të thotë që të pendohesh nga mëkatet dhe të ndryshosh mendjen në lidhje me jetën mëkatare dhe t段 kërkosh falje Perëndisë për mëkatet. Pendimi pra nuk është thjesht keqardhje për mëkatet e kryera, por një ndryshim në mënyrën se si i sheh mëkatet dhe dëshira për të bërë ato gjëra që i pëlqejnë Perëndisë. Por nëse jeni i shqetësuar se pasi të pranoni Jezusin nuk jetoni dot ashtu siç kërkon Ai, dhe kjo ju shqetëson sepse nuk doni të jeni hipokrit përpara Zotit, atëherë jeni në rrugën e duhur. Në fakt nuk duhet të shqetësoheni se nuk jetoni dot për Zotin, sepse askush nuk jeton dot për Të, por pasi ju të pranoni Jezusin, është Ai vetë që ju jep një zemër të re, dhe një dëshirë për të ecur me të, dhe mbi të gjitha forcën për t段 thënë jo mëkatit. Shikoni njëherë vargjet e mëposhtme:

2Korintasve 5:17

Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.

1Korintasve 10:13

Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve, përveç se tundimi njerëzor; por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që t男u tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t男u japë dhe rrugë dalje, që ju të mund ta përballoni.

Pra, siç thuhet qartë në këto vargje, ju bëheni një krijesë e re kur të pranoni Jezusin dhe Ai premton që nuk do të tundoheni përtej fuqive tuaja. Dhe nëse mëkatoni pasi pranoni Jezusin, Zoti na pret krahë hapur kur ne vemi tek ai me një zemër të penduar dhe na jep një fillim te ri. Prandaj, nëse Zoti ju ka folur në zemër që të pranoni Jezusin, pse të mos e bëni një gjë të tillë sot? Ai ju do dhe po pret. Nëse dëshironi që ta bëni një gjë të tillë, atëherë kliko këtu për të mësuar si mund ta pranosh Jezusin. Zoti ju bekoftë.

 

   

 

Artikuj PyetjeKomenteFotografiKontakt

ゥ2003 Albavizion.com. Çdo material i botuar ne kete website eshte shkruar nga Albavizion.com, me perjashtim te artikujve qe thone ndryshe. Ne rezervojme te gjitha te drejtat e autorit. Ne inkurajojme vizitoret qe te perdorin keto materiale per qellimet e tyre, me leje nga Albavizion.com. Asnje referim i ketij materiali nuk mund te perdoret jashte kontekstit te shkrimit dhe per qellim abuzimi , keqperdorimi, ose disktretitimi kundrejt Albavizion.com.