Kjo
nuk është aspak një kontradiktë. Le të
mos harrojmë që Perëndia nuk është
vetëm dashuri. Perëndia ka plot virtyte, dhe padyshim
Ai është dashuri, por kjo nuk do të thotë
që Ai nuk është i drejtë. Kjo nuk duhet
të na habisë aspak! A nuk njihni ju dikë që
është njeri i mirë, megjithatë zemërohet
me padrejtësitë dhe korrupsionin e qeveritarëve?
Mos vallë qënka një gjykatës që dënon
një njeri që ka shkelur ligjin një njeri i
keq? Padyshim që nuk është njeri i keq, ai
thjesht po praktikon drejtësinë dhe ligjin! Perëndia
është dashuri, por është edhe i drejtë.
Drejtësia e tij nuk e lejon atë që të
mbylli sytë kur vjen puna tek mëkatet përndryshe
nuk do të ishte më i drejtë. Prandaj, Zoti
siguroi një rrugë që edhe të shfaqë
dashurinë e Tij ndaj njerëzve, por edhe të
ruajë drejtësinë e tij. Ai e gjykoi mëkatin
e gjithë botës në kryq, ku Jezusi vdiq duke
marrë mbi vete dënimin për të gjitha mëkatet
tona. Prandaj të gjithë ata që e pranojnë
Jezusin, janë të falur nga mëkatet e tyre.
Bibla thotë tek
Romakët
5:8
Por
Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në
atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti
vdiq për ne.
Pra, Perëndia e shfaqi dashurinë e Tij nëpërmjet
Jezus Krishtit. Por nëse dikush vendos ta refuzojë
Jezusin, atëherë ai vetë po pranon që
të paguajë vetë për mëkatet e tij.
Perëndia është i drejtë dhe i shenjtë
dhe nuk do të lejojë që mëkatet të
kalojnë pa paguar, dikush do paguajë për ato,
nëse pranojmë Jezusin, atëherë pranojmë
pagesën që ai bëri për ne dhe nuk kemi
pse të shkojmë në ferr, por nëse e refuzojmë
Atë, atëherë do të paguajmë vetë
për mëkatet tona, dhe paga për mëkatet
është dënimi në ferr. Perëndia është
dashuri dhe nuk do që askush të shkojë në
ferr, por nuk i detyron njerëzit se çfarë
të bëjnë, ai na ka dhënë mundësinë
të zgjedhim.
I
dashur lexues, lutja jonë është që ju
të pranoni rrugën që Perëndia vetë
zgjodhi për shpëtimin tonë nëpërmjet
Jezusit. Ai mori dënimin tonë mbi veten e tij për
ne. Në këtë është shfaqur dashuria
e Perëndisë për ne. Nëse ju akoma nuk
e keni marrë një vendim të tillë dhe dëshironi
të mësoni më tepër si të pranoni
Jezusin në jetën tuaj, atëherë kliko
këtu për të lexuar artikullin që shpjegon
si ta pranoni Jezusin. Zoti ju bekoftë.