Kjo
është një pyetje e mirë dhe besoj se shumë
njerëz e bëjnë këtë pyetje sinqerisht
për të ditur si të dallojnë se kush po
thotë të vërtetën. Ka mjaft mënyra
në fakt për të mësuar se kush thoë
të vërtetën dhe kuptohet që nëse
1000 fe mësojnë rrugë të ndryshme për
të shkuar në parajsë, nuk mundet që të
kenë të tëra të drejtë. Ose janë
të tëra gabim ose vetëm njëra ka të
drejtë. Le ta thjeshtojmë pak problemin. Është
e vërtetë që sot ka mbi 1000 fe, por ka vetëm
dy rrugë që njerëzit po mundohen për të
shkuar në parajsë. E para, ku futen më shumë
se 1000 fe apo filozofi, është se një njeri
mund të shkojë në parajsë në bazë
të veprave të mira që bën. Këto vepra
ndryshojnë sipas feve dhe besimeve (si p.sh. pagëzimi,
vajtja në kishë, të trajtosh mirë njerëzit,
të mos vrasësh, të mos vjedhësh, kurbani,
bajrami, e të tjera si këto), por të tëra
këto kanë një gjë të përbashkët,
besimin që nëse ti bën disa gjëra të
caktuara (ose nuk bën shumë të këqija),
atëherë Zoti mundet që t’i peshojë këto
dhe nëse veprat e mira peshojnë më shumë
se të këqijat, atëherë do shkosh në
parajsë, në të kundërtën në
ferr. Kjo ide mund të tingëllojë si ide e mirë,
dhe e pranueshme për njerëzit, por është
shumë larg së vërtetës. Bibla nuk e mëson
këtë aspak. Sipas Biblës askush nuk mund të
shkojë në parajsë me forcat e veta, sepse standarti
që Zoti kërkon për parajsën është
100% shenjtërim. 100%, pa asnjë mëkat! Askush
nuk e arrin dot këtë, prandaj Zoti, nga dashuria
e madhe për njerëzimin, gjeti një rrugë,
dhe kjo rrugë është nëpërmjet Jezus
Krishtit, dhe kjo është e vetmja rrugë. Këto
janë 2 rrugët që njerëzit ndjekin për
të shkuar në parajsë. 1000 (e më tepër)
fe apo filozofi, thjeshtohen në vetëm 2 rrugë.
Tani, mënyra sesi një njeri mund të dallojë
se kush thotë të vërteteën është
duke analizuar burimin e besimit ose fjalëve të
tyre. Sot ekzistojnë në botë një numër
i vogël librash fetarë që pretendojnë
se janë nga Zoti. Nga këta libra Bibla është
libri më i veçantë. Nuk ka asnjë libër
tjetër si Bibla. Bibla u shkrua nga rreth 40 autorë,
në një kohëzgjatje prej 1500 vjetësh,
në 3 kontinente të ndryshëm. Shumica e këtyre
autorëve nuk njiheshin me njëri-tjetrin, dhe shkruan
pjesë të ndryshme të Biblës, dhe shumë
prej tyre nuk dinin çfarë kishin shkruar të
tjerët. Kur të tëra këto shkrime u përmblodhën
në një libër të vetëm, që sot
quhet Bibla (nga fjala “biblos” greqisht, që do të
thotë libër), u vu re që rrjedhshmëria
dhe përputhja e të tëra pasazheve me njëra
tjetrën ishte sikur një njeri i vetëm e kishte
shkruar atë që nga fillimi deri në fund, dhe
fakti është që dikush vërtet e shkroi
atë nga fillimi në fund, dhe ky është
vetë Perëndia. Ai thjesht përdori njerëz
të ndryshëm për të shkruar Fjalën
e Tij. Asnjë libër tjetër “fetar” nuk i afrohet
Biblës. Jo vetëm kaq, por mbi të gjitha Bibla
është një libër profetik. Në Bibël
gjenden qindra profeci që parashikojnë të ardhmen
me precizionin më të madh. Askush nuk mund ta bëjë
këtë përveç Perëndisë, sepse
askush nuk e njeh të ardhmen. Vetë Perëndia
i sfidon njerëzit që ta vënë në provë
ekzistencën e Tij në bazë të vërtetësisë
të profecive që përmban Fjala e Tij ( Isaia
41:21-24 ). Libra të tjerë fetarë as nuk pretendojnë
t’i afrohen Biblës në këtë fushë.
Atëherë nqs doni të dini se kush po ju thotë
të vërtetën keni se me çfarë ta
krahasoni. Çdo gjë që nuk përputhet
me ato që thotë Bibla mund ta dini që nuk është
e vërtetë. Fatkeqësisht mjaft njerëz e
përdorin pyetjen e titullit të këtij artikulli
si një justifikim për t’u shmangur përgjegjësisë
për të ditur të vërtetën. Në
qoftë se doni të dini të vërtetën,
mund ta dini atë, por mos thoni që meqë ka
shumë fe në botë ju nuk mund ta dini se kush
thotë të vërtetën. Ky justifikim nuk vlen
aspak para Perëndisë. Mendoni pak, në Shqipëri
ka mbi 50 parti politike, por kjo nuk ju pengon ju të
vendosni me kë parti do të bëheni, apo për
cilën do votoni, apo cila nuk thotë të vërtetën!
Apo jo? Atëherë si shpjegohet që nuk dalloni
dot se kush ju thotë të vërtetën për
Perëndinë? Pavarësisht se për çfarë
bëhet fjalë, një parti politike, shoqatë,
një ngjarje e caktuar, çdo gjë që është
e debatueshme për të mbajtur një anë apo
qëndrim, njerëzit gjithmonë vendosin në
mendjen e tyre se cilën anë do besojnë dhe
kush ka të drejtë. Atëherë nuk vendosni
dot se cila fe është e vërtetë? Apo nuk
doni të mësoni se kush ju thotë të vërtetën?
Indiferentizmi nuk është justifikim për paditurinë.
Padyshim
ka edhe nga ata spektikë që kur ballafaqohen me
faktet shkencore në Bibël apo profecitë e përmbushura
që ishin shkruar qindra apo mijëra vjet më
parë, thonë: "ku e dimë ne që ato
që janë në Bibël tani janë shkruar
mijëra vjet më parë dhe jo pasi këto fakte
u zbuluan apo ndodhën në histori". Përgjigja
ndaj këtyre është mjaft e thjeshtë: Lexoni
diçka të shkretën! Lëreni televizorin,
dhe përrallat që shikoni apo dëgjoni tërë
ditën dhe lexoni diçka! Merrni një libër
në dorë dhe lexoni! Faktet nuk mungojnë për
të tërë ata që duan t'i mësojnë
ato!
I
dashur lexues, Bibla thotë që nëse dikush e
kërkon Perëndinë me gjithë zemër,
ai do ta gjejë Atë. Padyshim, nuk është
aspak rastësi që ju po lexoni këtë artikull.
Nëse akoma nuk keni pranuar Jezus Krishtin si Zotin dhe
Shpëtimtarin e jetës suaj, Zoti po ju jep një
mundësi sot për ta marrë këtë vendim.
E vërteta është që Perëndia nuk ka
krijuar asnjë fe apo sekt fetar. Fetë janë
krijuar nga njerëzit, por shumë prej atyre që
quhen "fe", janë thjesht zbatime të Fjalës
së Zotit. Zoti na jep mundesinë që të
marrim informacionin e duhur dhe përgjegjësia jonë
është që të përgjigjemi drejt. Në
përfundim, ju mund të dini kush ka të drejtë,
ajo që duhet të bëni është thjesht
të hapni zemrën ndaj Perëndisë dhe të
pranoni çfarë thotë Fjala e Tij, Bibla.